Revista Demaskimi Nr 1

18
DEMASKIMI AKIDE SEKTE FIKH SAQARIME Revista Demaskimi | Nr. 1

description

Demaskimi i grupeve te devijuara

Transcript of Revista Demaskimi Nr 1

Page 1: Revista Demaskimi Nr 1

DEMASKIMI

AKIDE

SEK TE

F IKH

SAQARIME

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

Page 2: Revista Demaskimi Nr 1

2 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

H A D I T H

Ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

“Çifutët u ndanë në 71 grupe dhe Kristianët u ndanë në 72 grupe. Kurse Umeti im do të ndahet në 73 grupe; të gjitha ato (grupe) do të jenë në Zjarr, përveç njërit. ”Sahabët pyetën: “Cili prej tyre o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj:“Xhemati.” [Transmetuar nga Tirmidhi (n. 2641) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në Silsiletul-Ehadithus-Sahijha (n. 1348);

Në një transmetim tjetër është: “Ata që ndjekin rrugën ku jam unë dhe Sahabët e mi.”el-Hejthemi nëMexhme’uz-Zeuaid (1/189) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në Sahijhul-Xhami’ (52/9).]

Page 3: Revista Demaskimi Nr 1

3D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

» p.12

» f. 17 » f. 4

» F. 8

4 CITATE NGA DIETARETMuhamed Nasuridin Albani

5 SEKTETHistoritë më të çuditshme të Khauarixhëve në kohët e lashta dhe në kohën tonë – Shejkh Sulejman Ruhejli

7 DITURIADisa fjalë për Studentët e Dijes nga Shejkh Hammad el-Ensari

8 FIKHFshirja e fytyrës pas përfundimit të duasë,Muhamed bin Salih bin Uthejmin

11 THENIEPasuesit e Sunetit

12 SEKTETNëntë veçori karakteristike të Rafidave Nga Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh rahimehullah

15 FETFASi duhet të sillemi karshi fjalëve të dijetarëve? Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan

P E R M B A J TJ A DEMASKIMI

Page 4: Revista Demaskimi Nr 1

4 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

Muhamed Nasirudin Albani

C I TAT E N G A D I E TA R E T

“Islami është Kur’ani dhe Sunneti, sipas kup-timit të Selefëve.” (Fq. 357)

“Nuk duhet që ora të mbahet në dorën e majtë, sepse pabesimtarët e mbajnë atë atje, dhe ne nuk duhet të ngjajmë me ata.” (Fq. 249)

“Feja Ikhuanul Muslimin është sport, futboll dhe basketboll.” (Fq. 200)

“Nuk ka asnjë dëshmi se Allahu ka më shumë se dy sy. Kjo është ajo që është transmetuar nga Selefët. (Fq. 183)

“Muslimanët e sotëm nuk mund të bëjnë dallim mes gjërave sic duhet. Ata mendojnë për dikënd se është Dijetar vetëm për shkak se ka oratori”(Fq. 852)

”Pabesimtarët janë kundër më shumë-martesa (martesë më shumë se një grua), në mënyrë që mos të këtë më shumë prej nesh (myslimanëve).” (fq193)

“Shumë studentë në kohën e sotme e humbin kohën duke u marrë me gabimet e të tjerëve, në vend të gabimeve të tyre.” (Fq. 788)

Kur dikush flet me njerëz injorantë, ai nuk duhet tu thotë atyre se Hadithi është (shadh) ose i (ma’lul) pasi që ata nuk e kuptojnë këtë. Në vend të kësaj ju thoni direkt se ai është i dobët. (Fq. 248)

“Problemi me të rinjtë e sotëm është, sa më shpejt që ata kanë mësuar diçka të re, ata mendojnë se dinë çdo gjë.” (Fq. 861)

Silsilet ul-Huda uen-Nur

“Pasuesit e bidatit janë si të krishterët, kur vjen

puna për të pranuar atë që iu përshtatet

atyre. Ata lexojnëKur’anin dhe Sunnetin

dhe marrin atë që iu përshtatet atyre dhe

larguar nga ajo që sju vjenë mirë atyre”.

(Fq. 430)

Page 5: Revista Demaskimi Nr 1

5D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

Ja kështu i gjejmë sot të mëvonshmit prej tyre: i bëjnë qafira udhëheqësit musliman, madje ata bëjnë qafira dijetarët dhe njerëzit e thjeshtë.

Pasha Allahun o vëllai im! Njërit prej tyre i thamë: ne të sjellim ty fjalën e Shejkh ibën Bazit dhe Uthejminit.

Ai tha: “Nuk ka qafir më të mëdhenj sesa këta.” Pastaj më foli mua dhe Shejkh Abdu Selamit, duke na thënë: “Ju nuk jeni murteda (prej atyre që kanë dalë nga feja). Jo, nuk jeni murteda. Ju jeni qafira që në origjinë, ju as që e keni njohur Islamin.” Pastaj, ne ishim në kohë haxhi dhe ai u drejtua nga haxhinjtë duke bërë me shenjë dhe thoshte: “I shikon ata haxhinj që janë më shumë se dy milion, nuk ka asnjë prej tyre që e njeh Allahun.”

Shiko këtë guxim të madh që kanë ata në tekfir.

Prej cilësive të tyre që ne shohim është se ata janë zemër vrazhdë. Ata veprojnë gjëra të cilat një njeri me natyrën e pastër ik prej tyre. Dhe për shkak të injorancës që kanë është se tregohen të

HISTORITË MË TË ÇUDITSHME TË KHAUARIXHËVE NË KOHËT E LASHTA DHE

NË KOHËN TONË SEKTET

S H E J H S U L E J MA N R U H E J L I

Page 6: Revista Demaskimi Nr 1

6 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

devotshëm për gjëra që janë shumë më të vogla se sa ai (krimi që ata bëjnë). Dhe do t’ju tregoj dy ngjarje. Një ngjarje që ka ndodhur më përpara dhe një ngjarje që ka ndodhur tani në kohën tonë.

Në kohët më të hershme, kha arixhët e parë, gjetën Abdullah ibën Khababin, shokun e Pejgamberit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe e zunë rob bashkë me gruan e tij e cila ishte shtatzënë. Pastaj i morën me vete dhe ndërkohë që ata po ecnin, gjetën një derr të një njeriu prej Ehlu Dhimeh (Jehudët dhe të Krishterët të cilët kanë bërë marrëveshje me muslimanët dhe që jetojnë në shtetin Islam). Njëri prej tyre e goditi me shpatën e tij dhe ia çau lëkurën, kurse tjetri tha: “Ky është derr i një Dhimiju, si lejon që ta godasësh atë (derrin)?” Kështu ai shkoi t’i kërkojë falje dhimi-jut derisa ai e fali.

Pastaj kaluan pranë disa frutave të hedhura për toke, dhe njëri prej tyre mori një frut dhe e futi në gojë, kurse një tjetër tha: “Subhan Allah! Si e merr atë pa leje duke mos qenë e jotja?! Kështu ai e nxori atë nga goja. Pastaj erdhën tek Abdullahi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij– dhe e vranë atë. Pastaj shkuan tek gruaja e tij, ajo u tha: “Unë jam grua shtatzënë. Kini frikë Allahun!” Ata ia çanë barkun, ia nxorën fëmijën dhe e therën atë.

Shiko, Subhan Allah! Guxojnë të vrasin atë Sahabi të nderuar, atë fëmijë që nuk ka asnjë faj dhe atë grua shtatzënë, kurse nga ana tjetër shkojnë i kërkojnë falje dhimijut për shkak se i goditën derrin.

Ndërsa në kohën tonë, të gjithë i kemi parë dy ngjarje të cilat janë të shkurtra.

E para:

Ata (Khauarixhët) therën një grua dhe ia prenë kokën, pastaj njëri prej tyre ngrihet duke valëvitur kokën e saj. Atëherë dijetarët e tyre filluan të kenë mospa-jtime se a i lejohet atij të prekë flokët e saj apo kjo është haram? Dhe nuk u ndalën (për të menduar) për vrasjen që i bënë asaj, e as që ishte problem kjo. Problemi është a lejohet që ai të prekë flokët e saj apo nuk lejohet.

Një i pranishëm: Dhe e vrau atë?!

Shejkhu: Po, e vrau! Pastaj ranë në mospajtim: a e ka haram sepse ai ka prekur flokët e saj apo nuk e ka haram.

E dyta:

Kur ata vranë policin para disa ditësh në Rijad dhe e dogjën atë, ranë në mospajtim për fotografimin. A është hallall apo haram?

I pranishmi: Pra, ata vranë një musliman?!

Shejkhu: Po, e vranë dhe e dogjën gjithashtu! Pa s t a j , u n d a l ë n d u k e m e n d u a r p ë r fotografimin, fotografimi që bëhet për të vërtetuar vrasjen e tij, a është hallall apo haram?

Pra, ata janë popull me zemër të vrazhdë, veprojnë gjëra të cilat një njeri me natyrë të pastër nuk i bën kurrë. Dhe për shkak të injorancës që kanë, ata treg-ohen të devotshëm për gjëra që janë shumë më të vogla se sa ajo (krimi që ata bëjnë).

Page 7: Revista Demaskimi Nr 1

7D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

Mexhmu’ fij Terxhumeh, vëllimi 2, faqet (sipas rendit): 586, 586, 587, 581, 579, 575, 574, 573, 571, 570, 566, 566, 562, 561, 588.]

Këto janë disa nga fjalët dhe këshillat që ka dhënë Dijetari i mirënjohur i Hadithit dhe Historiani, Shejkh Hammad el-Ensari, Allahu e mëshiroftë, për studentët e dijes:

Dija është shumë e gjerë; ajo kërkon të rinj të cilët do ta nxjer-rin atë për njerëzit.

Studenti i dijes nuk mund të jetë ndryshe veçse i varfër.

Vërtet studenti i dijes do të jetë në Akiden e Shejkhut të tij.

Nuk vjen dija pa përpjekje.

Është detyrë e studentit të dijes që ai të studiojë me njerëzit e posaçëm të çdo fushe (të dijes).

Ai u tha disa studentëve: “Duhet të studioni jashtë mase dijen e saktë të Usul-Fik’hut (Bazave të Fik’hut).”

Është obligim për studen-tin e dijes që të njohë biografitë e Selefëve dhe t’i pasojë ata sepse koha në të cilën jetojmë është sprovuar nga mungesa e studimit të biografive të Selefëve.

Vërtet njerëzit sot kërkojnë dije për të fituar pasuri; kurse ata që kërkojnë dije me ndershmëri-janë kaq të paktë.

Studenti i dijes që nuk mban gjithmonë stilolaps me vete nuk përfiton.

Vërtet studentët e dijes janë të varfër.

Kam vënë re se pjesa më e madhe e studentëve të di jessot nuk kërkojnë të konsultohen. (Domethënë: ata nuk konsultohen me Dijetarët për ato gjëra që u bëjnë dobi.)

Me të vërtetë njerëzit e dijes nuk e harxhojnë kohën e tyre me atë që s’u bën dobi. Sa shumë që është shkruajtur dhe sa e paktë është ajo që lexohet.

Mësoni o ju të rinj para se të plakeni sepse vërtet në atë kohë ju nuk do të mundeni të mësoni.

Kushdo që mbledh libra, atëherë ai nuk mund të mbledhë lekë.

Ai i këshillonte mjaft stu-dentët e dijes me thënien e tij: “Ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut të Lartësuar fshehtazi dhe haptazi dhe të keni ambicie për dijen sepse me të vërtetë dija është një mjet i fisnikërisë për shoqëruesit e saj. Allahu Azze ue Xhel ka thënë: (përkthimi i kupti-mit të fjalës të Allahut): “Padyshim ata që i frikësohen me të vërtetë Allahut nga robërit e Tij janë Dijetarët.” [Fatir, 28]

D I S A FJ A L Ë P Ë R S T U D E N T Ë T E D I J E S DITURIA

SHEJKH HAMMAD EL-ENSARI

Page 8: Revista Demaskimi Nr 1

8 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

IMAM MUHAMED BIN SALIH BIN UTHEJMIN

Burimi: Likaati ma’a esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tajjar (2/133)

Pyetje: “A është e ligjësuar fshirja e fytyrës pas përfundimit të duasë?”

FSHIRJA E FYTYRËS PAS PËRFUNDIMIT TË DUASË FIKH

Përgjigje: “Më mirë është që kjo të mos

veprohet, sepse hadithet që përmenden në

lidhje me këtë janë të dobëta, siç e ka theksuar

Shejkhul-Islam.” Pyetje: “A ka ndonjë prej

dijetarëve të cilët e kanë përmendur se kjo

është e ligjësuar, duke u bazuar në hadithet që

janë cekur në lidhje me këtë?” Përgjigje: “Po,

ka disa prej dijetarëve të cilët thonë se është

e lejueshme në bazë të këtyre haditheve të

dobëta, duke thënë që këto hadithe së bashku e

arrijnë nivelin “hasen li-gajrihi” (hadith i pranuar

i cili është në nivel mes hadithit të dobët dhe

hadithit autentik) dhe si rezultat konsiderohet

prej Sunnetit. Mirëpo, mendimi i saktë sipas

meje është se ato hadithe nuk janë autentike

dhe se ato nuk arrijnë nivelin e hadithit hasen.”

Page 9: Revista Demaskimi Nr 1

9D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

IMAM MUHAMED BIN SALIH BIN UTHEJMIN IMAM DHEHEBIU:“Ibraahim en-Nekhi iu shmangëte famës. Ai nuk fliste vetem se nëse pyetej”

IMAM DHEHEBIU:‘Abdullah ibn Mes’udi ka memorizuar shtatëdhjetë kapituj (sure) të Kur’anit direktnga goja e Profetit (salal-lahu alejhi ue selem) vetë. “ [Et-Tedhkirah. 1/fq.77]

IKRIME:“Unë kërkova dituri për 40 vjet.”

IMAM DHEHEBIU:Imam Ez-Zuhri ka memorizuar tërë Kur’anin në 80 net.”

IBN ADIJ RAHIMEHULLAH: “Davud ibn Ebi Hind agjëroi për dyzet vjet ne mesin e familjes, por pa mos ditur ata në lidhje me të. (agjëri-min)” [Et-Tedhkirah. 1/fq.162] UAKI IBN EL- XHERRAH RAHIMEHULLAH:”Ameshi pothuajse u bënë shtatëdhjetë vjet pa mos humbur ndonjëherë tekbirin fillestarë në xhami.” [Et-Tedhkirah 1/167]

‘ABDUR-RAHMAN IBN MEHDIU, RAHIMEHULLAH:“Në qoftë se i thuhet Hammad bin Selemes ju do të vdisni nesër “, ai nuk do të jetë në gjendje për të rritur adhurimin. (e tepërt që kishte)”[Et-Tedhkirah 1/200]

SE’ID IBN ABDIL-AZIZ, ”Unë kurrë nuk kam filluar të fal (namazin) , para se të kem imagjinuar Xhennetin para meje dhe Xhehennemit pas meje.” [Et-Tedhkirah 1/211]

IMAM DHEHEBIUe “Muhammed Ibn Jahja el-’Adan ka kryer Haxhin 77 herë.” [At-Tadhkirah. vell. 2, fq. 61]

PERLA DHE SHEMBUJ NGA SELEFI

DITURIA

Page 10: Revista Demaskimi Nr 1

10 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

1. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Fadl ibn Dukejn na transmetoi ne duke thene: “Sufjani na tregoi prej Jahja ibn Sei’dit qe tha:” E kam degjuar el Kasim ibn Muhammed qe tha: “Qe nje njeri ta kaloje gjithe jeten e tij ne injorance eshte me mire sesa te jape fetua pa dituri.“

2.Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene: “Ismaili na transme-toi nga Auni qe tha: ”Muhamemdi sallAllahu aljhi usel-lem e ka urryer qe hadithi te shkruhej ne toke.“

3. Ebu Kajthama na transm-etoi ne duke thene: “Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na transmetoi nga Hammad ibn Zejd nga Ejjubi qe tha: “Nje njeri i tha njehere Mutarifit: “A deshironi dicka tjeter pervec Kuranit?Ai tha:“Jo, por ama ne deshirojme dikend qe e di Kuranin me mire sesa ne.“

4. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene: “Abdurr Rrahman na transmetoi nga Selman ibnel Mugirah nga Thabit nga Amr ibn Shuajb qe tha: “Profeti sal-laAl-lahu alejhi ue sel-lem e ka urryer qe njerezit te ecnin pas tij por (e ka pelqyer) qe te ecnin ne te majte e ne te djathte te tij.“ 5. Ebu Kajthama na transme-toi ne duke thene:“Ma’in ibn Isa na transmetoi ne duke thene:“ Muauijah ibn Salih na transmetoi

ne nga Rabi’ ibn Jezid nga Ebu Derda radiAllahu anhu qe tha: “Kur nje hadith i te derguarit te Allahut sal-laAllahu alejhi ue sel-lem u transmetonte, atehere njeriu thoshte ne vetvete: “O Allah nese nuk ka qene thene keshtu (fjala per fjale) atehere beji qe ti perngjaje(ta kete kuptimin e sakte sikur te jete fjale per fjale sh.p).“

6. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene: “Xheriri na transm-etoi nga Abdullah ibn Jezid Es-Sahbani nga Kumejl ibn Zijad nga Abdullah ibn Mes’udi radiAl-lahu anhu qe tha: “Me te vertete ju jeni ne nje kohe qe ka shume dijetare e pak ligjerues. E pady-shim pas jush do te vije nje kohe qe do te kete shume ligjerues e pak dijetare.“

7. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi

nga Hasan ibn Amr nga Ibrahim EnNekhai qe tha:”Kush meson ndonje aspekt te dijes, duke kerkuar me kete vetem Fytyren e Allahut, atehere Allahu do ti jape atij cfare eshte e mjaftueshme per te.“

8.Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene: “Uaki na transm-etoi nga Sufjani nga Ebi Zia’rra nga Ebul Ahuas nga Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu anhu qe tha:“Me te vertete askush nuk ka lindur dijetar.Por ne te kunderten,

dija perfitohet duke mesuar.“

9. Ebu Kajthama na transm-etoi ne duke thene:“Jahja ibn Said na transmetoi nga

Uthman ibn Gajath nga Ebu Es-Selil qe tha:“Kur dikush nga

sahabet e te derguarit te Allahut sal-laAllahu alejhi ue sel-lem u transmetonte njerezve hadith ata u grumbulonin aq shume rreth tij saqe ai duhej te ngjitej ne catine eshtepsie e te tregonte hadith nga aty lart.“

10. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Jahja ibn Umejr na transmetoi duke thene:“E kam degjuar babain tim duke transmetuar nga Ebu Hurejrah qe tha:“Dija do te ngrihet, injo-ranca do te shtohet dhe el harxh do te shtohet.Njerezit pyeten:“Cfare eshte el harxh?“Ai tha:“Lufta(vrasjet).“

DOBI DHE KESHILLA EBU KAJTHAMA

Page 11: Revista Demaskimi Nr 1

11D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

JUSUF IBN ESBAT “Pasuesit e Sunetit

janë më të rrallë së qibriti i kuq”.1

1 Qibriti i kuq - Lloj guri i cili është shfrytëzuar atëbotë

EBU BEKËR IBN AJJASH”Suneti në mesin e

myslimanëve është më i rrallë se Islami në

mesin e feve tjera.”

THEURIU”Prej dhuntive të Allahut

ndja një të riu është që ta shoqëron atë

me një pasues te sunetit”

Shënon Hereviu

Transmeton ibn Adij, Hatib el Bagdadi, Hereviu etj

PA S U E S I T E S U N N E T I T

THENIE

Page 12: Revista Demaskimi Nr 1

12 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

0103

02

N Ë N T Ë V E ÇO R I K A R A K T E R I S T I K E

T Ë R A F I DAV E MINHAXHUS - SUNNETIN - NEBEUIJJEH

N IFAKU“ N u k k a s e k t q ë t ë k e t ë m ë s h u m ë m u n a f i k ë s e s a Raf idat , aq sa me të vër tetë nuk gjen njer i prej Rafidave q ë t ë m o s k e t ë n d o n j ë a s p e k t p r e j a s p e k t e v e t ë ni fakut .” [3/374]

GËNJESHTRA “Nuk është parë tek grupa-c ionet e njerëz ve të bidat i t d h e d e v i j i m i t g u x i m t a r ë s i ra f i d a t n ë s h p i f j e n n d a j t ë D ë r g u a r i t t ë A l l a h u t , i mveshin at i j f ja lë që a i nuk i k a t h ë n ë d h e k a n ë n j ë p a f y t y r ë s i t ë t e j s k a j s h m e në thënien e gënjeshtrave.” [8/304]

IMORALITE TI“ D h e i m o r a l i t e t i q ë p ë r -m e n d n i r r e t h s e k t e v e t ë t jera nuk është gjë në k ra-hasim me imoralitetin e tyre në shumë aspekte.” [7/262]

NGA SHEJKHUL-ISLAM IBN TEJMIJEH RAHIMEHULLAH

Page 13: Revista Demaskimi Nr 1

13D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

04

05

06

07

08

09

EKSTREMIZMI “Prandaj , nuk gjendet eks-tremizëm më me shumicë tek s e k te t e t j e ra s e ç ’g j e n d e t t e k a t a , e p r e j t y r e k a q ë kanë pretenduar hyjnizimin n j e rë zo r d h e k a n ë p re te n-duar se janë profetë mbas P e j g a m b e r i t ( s a l - l A l l a h u ‘a le jhi ue sel - lem) .”

TUBIMI I BIDATEVE MË TË MËDHA

“ M i r ë p o R a f i d a t j a n ë n j e r ë z q ë n u k p e s h o j n ë m e d r e j t ë s i : a t a s h i k o j n ë q i m e n n ë s y t ë e Pa s u e s ve të S u n e t i t , e n u k s h i k o j n ë traun në sytë e tyre.” [4/161]

PËRNGJASIMI I TYRE ME JEHUDËT:

“ R a f i d a t k a n ë p ë r n g j a s i m me Çifutët nga njëranë, dhe p ë r n g j a s i m m e K r i s t i a n ë t n g a a n a t j e t ë r, n g a s e t e k at a k a s h i r k , e k s t re m i zë m , pohim të gënjeshtrës, ashtu s i K r i s t ianët ; dhe ata k anë bur racër i , mashtr im, lak mi d h e p ë r g ë n j e s h t r i m t ë s ë vë r t e të s , a s h t u s i Ç i f u të t .” [7/210] MBËSHTETJA E

QAFIRAVE

KUNDËR MUSLIMANËVE

“ D h e p r e j R a f i d a v e k a q ë k a n ë h y r ë t e k a j o g j ë , s e p s e m e t ë v ë r t e t ë a t a gjithmonë kërkojnë ndihmë n g a q a f i r a t d h e n j e rë z i t e poshtër me kërkesë të t yre, d h e i n d i h m o j n ë q a f i r a t dhe njerëzi t e që të re l izo -jnë synimet e t yre, dhe k jo gjë është dëshmuar në çdo kohë e në çdo vend.” [4/111]

M A S H T R I M I “Mirëpo Rafidat janë njerëz q ë n u k p e s h o j n ë m e d r e -jtësi : ata shikojnë qimen në sytë e Pasuesve të Sunet i t , e nuk shikojnë traun në sytë e t yre.” [4/161]

DIJETARËT E T YRE KANË SHUMË

PAK DITURI

“ N u k g j e n t e k d i j e t a r ë t e R a f i d a v e n d o n j ë i m a m n ë ndonjë pre j d i tur ive I s lame, as në di jen e Hadithit , as në Fik`h, as në Tefs i r dhe as në Kur ’an. Përkundrazi , di jetarët e R af idave janë ose Xhahi la ose Zindijkë, siç janë dijetarët e Ehl i-K itabëve (Çifutëve dhe Kristianëve).” [7/286]

Page 14: Revista Demaskimi Nr 1

14 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

MARRËZITË E RAFIDAVE SHEJKHUL-ISLAM AHMED BIN TEJMIJEH

Prej budallallëqeve të tyre, janë se ata imagjino-jnë njerëzit që ata i urryen si objekte të pajetë ose kafshë. Pastaj ata i ekspozojnë këto gjëra

të pajetë dhe kafshët me veprime me të cilat ata besojnë se i dëmtojnë personat e urryer! Shembull i kësaj është se ata marrin një dele dhe e quajnë atë “Aisheh”! Pastaj ata ia shkulin leshin e saj dhe me këtë mendojnë se po e ndëshkojnë Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!)!

Një shembull tjetër është se ata e mbushin një batanije të samarit me dhjamë. Pastaj e prenë atë batanije, dhe kështu dhjami del prej saj, e të cilin ata e pinë. Ata thonë se kjo është sikurse ta presin Umerin dhe ta pinë gjakun e tij!

Një shembull i tjetër është se si disa prej tyre i emëro-jnë gomarët e tyre me emra si: “Ebu Bekr” dhe “Umer”! Pastaj ata i ndëshkojnë gomarët dhe besojnë se në fakt ata po i ndëshkojnë Ebu Bekrin dhe Umerin!

Ndonjëherë ata shkruajnë emrat e tyre (Ebu Bekr dhe Umer) në thembra dhe ka ndodhur që disa pushtetarë i kanë rrahur ata në këmbët e tyre dhe kanë thënë: “Unë vetëm e kam rrahur Ebu Bekrin dhe Umerin, dhe unë do të vazhdojë t’i rrahë ata derisa ata zhduken.”

Ka të tjerë që i emërtojnë qenët e tyre me “Ebu Bekr” dhe “Umer” pastaj i mallkojnë ata. Mirëpo nëse dikush e quan qenin e dikujt tjetër me “këta emra, ai zemëro-het dhe thotë: “A po e emërton qenin tim me emrin e njërit prej banorëve të Xhehenemit?!”

Disa e nderojnë kafirin mexhus Ebu Luëlue i cili ishte rob i Mugire bin Shu’bes që vrau Umerin radijallahu anhu. Ata e nderojnë atë, edhe pse ka konsensus se ai ishte jobesimtarë, vetëm e vetëm sepse ai e ka vrarë Umerin radijallahu anhu!

Prej budallallëqeve të tjera të tyre është se, posa tu thuhet nga dikush që filan varri është i ndonjërit prej pjesëtarëve të familjes së Profetit salallahu alejhi

ue selem (që ata pretendojnë se e duan) ata men-jëherë mashtrohen pas kësaj, dhe kështu ia ndërto-jnë varrin siç ata e kanë zakon. E që në realitet, varri madje mund t’i përket edhe ndonjë personi kafir ose tërësisht ndonjë personi tjetër!

Torturimi dhe dënimi i kafshëve në këtë mënyrë rrjedh vetëm nga njerëzit më budallenj dhe më injo-rant që mund të jenë! Nëse ne do të kishim dashur të ndëshkojmë Faraonin, Ebu Lehebin dhe Ebu Xhehlin dhe të tjerët për mosbesimin e të cilëve ka konsensus të padiskutueshëm, kjo do të kishte qenë injoranca më e madhe, ngase kjo është diçka fare e pavlerë.

Burimi: Minhaxhus-Sunnetin-Nebeuijjeh (1/49-50)

Page 15: Revista Demaskimi Nr 1

15D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

Pyetje 25: “Disa njerëz janë fanatik në një medhheb apo ndaj një dijetari, ndërsa disa të tjerë injorojnë dijetarët dhe këshillat e imamëve. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: “Kjo është e saktë. Këto dy grupe janë në kontrast me njëri-tjetrin.

Një grup pasojnë verbërisht deri në një shkallë të tillë, sa që ata janë fanatikë për mendimet e njerëzve edhe nëse ato kundërshtojnë argu-mentet. Kjo është e qortuar dhe mund të shpie në kufër (dalje nga feja).

Një tjetër grup refuzon fjalët e dijetarëve dhe nuk përfitojnë prej tyre, edhe pse ato janë në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin. Kjo është cungim.

Grupi i parë bie në ekzagjerim dhe tjetri në cungim.

Ka mirësi në fjalët e dijetarëve, dhe sidomos në fjalët e Selefëve; në të kuptuarit e Sahabëve dhe të pasuesve të tyre, pastaj të katër imamët dhe dijetarët tjerë, për të kuptuarit e të cilëve umeti dëshmon. Duhet përfituar nga fjalët e tyre. Megjithatë, ato nuk duhet të pranohen si një çështje e kryer. Në qoftë se ne e dimë se një

mendim bie në kundërshtim me provat, ne jemi të detyruar të pasojmë provat. Dhe në qoftë se ne

e dimë se ai nuk bie në kundërshtim me provat në Kur’an dhe Sunnet, atëherë është në rregull që ta pasojmë atë. Ky nuk është fanatizëm fare. Është një mënyrë për të përfituar nga të kup-tuarit e Selefëve dhe ta kuptosh Kur’anin dhe Sunnetin. Ky është mendimi i saktë dhe mesa-tarë. Ne pranojmë fjalët e dijetarëve kur ato janë në përputhje me provat në Kuran dhe Sunnet dhe braktisim atë që i kundërshton ato. Përveç kësaj, ne duhet të justifikojmë dijetarët për gabimet e tyre, duke e ditur pozitën e tyre dhe nuk i denigrojmë ata. Profeti salAllahu alejhiue selem ka thënë:

“Nëse një gjykatës gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe ia qëllon, ai merr dy shpërblime. Dhe nëse ai gjykon dhe jep mundin e tij maksi-mal dhe gabon, ai merr një shpërblim.” 1

Gabimi është i falur nëse ai vie nga një person i cili ka të drejtë të bëjë Ixhtihad. Injoranti dhe stu-denti fillestarë nuk ka të drejtë të bëjë Ixhtihad. Atyre nuk i lejohet që të bëjnë Ixhtihad. Ata mëkatojnë nëse bëjnë Ixhtihad pavarësisht nëse ndodhë që ti´a qëllojnë apo të gabojnë. Sepse ata kanë bërë diçka që nuk u lejohet.

1 Bukhari (6919) dhe Muslimi (1716).

SI DUHET TË SILLEMI KARSHI FJALËVE TË DIJETARËVE?

FETFA SHEJKH SALIH BIN FEUZAN EL-FEUZAN

Page 16: Revista Demaskimi Nr 1

16 D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | N r . 1

I Lartësuari ka thënë: “Më është shpallur mua ky

Kuran që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i për-cillet.” El-En’am, 19

Tek Fjala “Më është shpallur mua” kush është (fjalë e paqartë)? Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar. “Që t’ju tërheq vëre-jtjen nëpërmjet tij” d.m.th, që t’ju paralajmëroj nga kundërshtimi (ndaj Allahut dhe të Dërguarit, sh.p.). “Dhe kujtdo që i përcillet” d.m.th. atyre që u përcillet Kurani.

Në Fjalën e Tij “Dhe kujtdo që i përcillet” është aludim se atij që nuk i është përcjellë Kurani, nuk i është ngritur argumenti, nuk i është ngritur argumenti. Po ashtu, atyre që u është përcjellë Kurani sipas një pikëpamjeje të turbullt (të gabuar), kështu që atyre nuk u

është ngritur argumenti, por nuk është sikur justifikimi i parë i cili nuk u ka mbërritur atyre përfun-dimisht. Sepse atij që i është për-cjellë (Kurani) sipas një pikëpam-jeje të gabuar, ai e ka për detyrë që të hulumtojë, por ndoshta ai ka besim në zemrën e tij se ai që ia ka përcjellë atë “nuk ka nevojë” për të hulumtuar sipas pikëpamjes së tij. Tani, feja Islame, a është përcjellë tek njerëzit e thjeshtë pabesim-tarë me një pikëpamje jo-të zymtë (të qartë)? Jo! Kurrsesi!

Kur u shfaq çështja e Ikhuanëve (sekti i Ikhuanul-Musliminëve) të cilët sillen pa urtësi, u shtua shpër-fytyrimi i Islamit në sytë e perën-dimorëve dhe jo-perëndimorëve, kam për qëllim ata të cilët hedhin eksploziv në radhët e njerëzve me pretekstin e se kjo është xhihad në rrugë të Allahut. Por në realitet,

ata i kanë bërë keq Islamit, kurse Muslimanët janë shumë më të mirë se ata.

Çfarë pasojash kanë sjellë ata?! Po ju pyes: a u interesuan pabesimtarët për Islamin apo u larguan akoma më shumë? U larguan akoma më shumë prej tij. Kurse ndonjëri nga Muslimanët gati sa nuk e mbulon fytyrën e tij në mënyrë që të mos e përkatëso-jnë tek ky grup tmerrues e i frik-shëm, kurse Islami është larg atij grupi. Islami është larg atij grupi. Madje, edhe pasi u bë obligim Xhihadi, sahabët nuk shkonin në shoqëritë e pabesimtarëve që t’i vritnin ata. Kurrë! Përveç se me një xhihad që ka një flamur nga një udhëheqës që ka mundësi të bëjë xhihad.

Kurse ky terrorizëm, betohem në Allahun, është mangësi për Muslimanët. Betohem në Allahun. Sepse ne po i shohim pasojat e tij. Nuk ka pasoja (të mira), por është e kundërta, aty ka prishje të famës (së Islamit). Sikur të silleshim me urtësi dhe t’ia kishim frikën Allahut për vetet tona, do ta kishim për-mirësuar veten tonë së pari, pastaj do të ishim përpjekur për t’i për-mirësuar edhe të tjerët me rrugë sheriatike, ky do të kishte qenë rezultati – rezultat i mirë.

S H P Ë R T H I M E T N Ë V E N D E T E PA B E S I MTA R Ë V E E K A N Ë P R I S H U R

I MA Z H I N E I S L AM I T MUHAMED IBËN SALIH EL-UTHEJMIN

Page 17: Revista Demaskimi Nr 1

17D E M A S K I M I

R e v i s t a D e m a s k i m i | M a r s 2 0 1 6

Fataua el-Haram el-Medani (53)

Pyetje: ”Çfarë mendoni për Kaderitë, Tixhanitë, Nasrijah dhe të tjerët, dhe a kanëata risi të mira?”

Përgjigje: ”Çfarë metodologji dhe rrugë e cila ndryshon nga ajo e Profetit salallahua lejhi ue selem dhe e sahabëve të tij është risi. Nuk ka rëndësi se çfarë është, si quhet apo kush e ka shpikur atë.

Çdo metodologji, rrugë dhe emërtim duhet të krahasaohet me Kuranin dhe Sunnetin dhe veprimeve të sahabeve. Nëse ato përputhen, ato janë të sakta E ti mund ti emërtosh siç dëshiron. Nëse ata janë në kundërshtim me to, ato janë të kota. Dhe prap mund ti emërtosh siç dëshiron ti.

Kur Profeti salallahu alejhi ue selem predikonte në hutben e xhumasë ai thoshte: ”Fjala më e mirë është fjala e Allahut. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit salal-lahu alejhi ue selem. Gjërat më të këqija janë ato të shpikurat,çdo shpikje është risi dhe çdo risi është devijim.”

Ti o vëlla! Mos i krahaso metodologjitë dhe rrugët e të pasuarit me individë. Mirëpo krahasojë ato me Kuranin dhe Sunnetin. Ajo që është

në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin është e saktë dhe ajo që nuk përputhet me to është e kotë.

Dëgjoni këtë ajet:”Allahu është i kënaqur me

të hershmit e parë prej muhax-hirëve, ensarëve dhe prej atyre që i pasuan ata në punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij…” 9:100

Ai që nuk i pason ata nuk arrinë kënaqësinë e Allahut. Ai i cili i pason ata jo në punë të mira nuk arrinë kënaqësinë e Allahut. Për të qenë i udhëzuar Allahu ka vendosur kushtë: ”…dhe prej

atyre që i pasuan ata në punë të mira…” Do të thotë ata pasuan rrugën e sahabeve dhe nuk brak-tisën metodologjinë e tyre.

Prandaj nga ky vend i thërras myslimanët në përgjithësi të bashkohen në pasimin e Sunnetit të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) dhe memetodologjinë e saha-beve (radija Allahu anhum). Metodologjia e tyre është e shën-doshë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka dëshmuar se brezi i tij, sahabet janë brezi më i mirë. Pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.”

KADERITË, TIXHANITË DHE NASRIJAH

MUHAMED BIN SALIH BIN UTHEJMIN

Page 18: Revista Demaskimi Nr 1

A D