SHKAQET E EKSTREMIZMIT NË FE - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-7.pdf · C E...
Transcript of SHKAQET E EKSTREMIZMIT NË FE - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-7.pdf · C E...
C E N T R U M 9
123
Bashkim Aliji, PhD1
UDC: 28:340.13
SHKAQET E EKSTREMIZMIT NË FE - KONTEKSTI JURIDIK ISLAM -
ПРИЧИНИТЕ НА ЕКСТРЕМИЗМОТ ВО РЕЛИГИЈАТА
- ИСЛАМСКИ ПРАВЕН КОНТЕКСТ -
CAUSES OF RELIGIOUS EXTREMISM - ISLAMIC LEGAL CONTEXT -
Abstract
This paper addresses the issue of religious extremism from an
Islamic point of view. Specifically, this paper deals with extremism
within the understanding of Islamic legal provisions as a result of the
formation of Islamic legal provisions because different parties, on the
understanding and restrictive reading of Islamic religious texts, and the
issuance of provisions conforms to a certain methodology which has a
significant surplus of flexibility, elasticity, plurality and tolerance.
As the most pronounced causes of the extremism of certain parties
in religion in the Islamic legal context, this paper underlines the
following: inadequate curriculum of Islamic law disciplines; misun-
derstanding of religious issues, fanaticism in thoughts and attitude, and
disapproval of the thoughts of others; inconsideration of differences of
people in approaching the problems and deepening in the analysis;
understanding of piety as pursuit in continuity of the stronger and more
important; inability to differentiate provisions dealing with war and
peace; misunderstanding of the principle: commanding good and
1 Doktor në fushën e studimeve evropiane për integrim.
C E N T R U M 9
124
forbidding evil; concentration with the masses on secondary peripheral
issues, for which there are differences among scholars, and neglecting
basic issues; capturing religious institutions; local traditions and social
circumstances; lack of adequate staff to explain things in some cases.
Key words: extremism, religion, Islam, jurisprudence,
tolerance.
Hyrje
Ekstremizmi në botën bashkëkohore gjithnjë e më tepër po zë
vend në debate, si në ato të karakterit lokal, po ashtu edhe në ato të
karakterit ndërkombëtar, si dhe përdoret në kontekste të ndryshme.
Shtrirja e përdorimit të nocionit ekstremizëm në fusha të ndryshme,
imponon nevojën e përcaktimit të saktë të fushës, kontekstit dhe nivelit
të nocionit ekstremizëm, me qëllim që mos të shkaktohet konfuzion në
trajtimin e dukurisë në fjalë, si dhe në shkoqitjen e kuptimit, referimit
dhe reflektimit të këtij termi dhe implikimeve të kësaj dukurie.
Një fushë e rëndësishme dhe mjaftë senzitive, si dhe me përmasa
botërore e përdorimit të termit “ekstremizëm”, është edhe ajo fetare.
Mirëpo, marrë duke parasysh shtrirjen e gjerë të debatit për këtë dukuri
brenda fushës në fjalë, përkufizimi i këtij punimi do të bëhet në kuadër
të fesë islame, edhe atë, në kontekstin juridik të Islamit, ngase palë të
ndryshme, të cilat thirren në dijet fetare islame, e konstituojnë domenin
normativ të Islamit dhe derivatet e këtij domeni në jetën shoqërore,
ekonomike, politike, kulturore, humane, etj., mbi të kuptuarit e tyre
personal të teksteve fetare islame dhe leximin restriktiv të dispozitave
dhe parimeve bazë të Islamit konform një metodologjie të caktuar, e
cila ka një suficit të theksuar të fleksibilitetit, elasticitetit, pluralizmit në
pikëpamje dhe tolerancës.
Përkufizimi
Kuptimi gjuhësor: Në gjuhën angleze, fjala ‘extreme’, në një
nga kuptimet e saj, shpjegohet si pika më e largët, gjegjësisht pozicio-
nim në pikën më të largët të mundshme nga mesi i një vendi.2 Në
fjalorin e gjuhës shqipe, mbiemri “ekstrem” është shpjeguar si vijon:
“1. I skajshëm; më i tejmë, më i fundit. 2. Që kalon çdo masë, që s’ka
ku të shkojë më tej, i jashtë zakonshëm; që bëhet me një ashpërsi të
tepruar, tepër i rreptë. 3. Që ka një program politik tepër të skajshëm në
2 Shih: Cambridge Advanced Learner’s Dictionary, p.497, Merriam-Webster’s
Collegiate Dictionary, p.445.
C E N T R U M 9
125
një drejtim të caktuar ose që paraqitet si i tillë (për grupet a partitë
politike)”.3
Ndërkaq, ekstremizmi si nocion, përdoret për të cilësuar ideologji
dhe besime të cilat pjesa dërrmuese e njerëzve i konsiderojnë të pa
akceptuara dhe jo të arsyeshme.4 Po ashtu, është definuar edhe si:
“Tërësia e pikëpamjeve dhe e synimeve më të skajshme, sidomos në
politikë, prirje për të bërë kërkesa e për të bërë veprime që e kalojnë
çdo masë; skajshmëri”.5
Në burimet bazë të Islamit, gjegjësisht në Kur’an dhe në traditën
profetike-Sunet, nuk haset nocioni ekstremizëm me ekuivalentin e tij në
gjuhën arabe “et-tetaruf”, por në këto dy burime bazë, hasen nocione
tjera, me të cilat këto burime shprehen për ekstremizmin. Kështu, në
burimet bazë të Islamit hasen nocionet vijuese: el-guluvu;
mutenettiun; tesheddud.
Et-Tenettu’u (stërmundim). Në fjalorët e gjuhës arabe, fjala
“tenetea” shpjegohet me fjalët “tekelefe” dhe “gala” që kanë kuptimin
teprim. Në gjuhën arabe “tenettea” d.m.th., vë ushqimin në qiellzë, ngi-
hem, ngopem.6 Pra, aludohet në diçka të tepërt, që kalon mesataren, apo
që arrin pikën më të lartë në diçka. Në thënie profetike qëndron: “U
shkatërruan ata që stërmundohen, u shkatërruan ata që stërmundohen,
u shkatërruan ata që stërmundohen”.7 Imam Neveviu thotë se të tillët
janë ata që thellohen dhe e teprojnë me fjalët dhe veprat e tyre.8 Jusuf
el-Kardavi shpjegon: “El-Mutenettiune janë ata që e teprojnë duke u
shtrënguar dhe thelluar në zbatimin e fesë aq sa e kalojnë kufirin e
mesatares”.9
El-Guluvvu (teprimi në fe). Fjala “el-guluvvu” është në gjuhën
arabe dhe d.m.th., skajshmëri, teprim, ekzagjerim, zmadhim. Në gjuhën
arabe thuhet “gala fi” e ka tepruar, e ka kaluar masën, ka ekzagjeruar.
Ndërkaq “gala fi-d-din”, d.m.th., të qenit fetar fanatik10, apo ta teprosh
3 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, f. 421. 4 Shih: Cambridge Advanced Learner’s Dictionary, p.497. 5 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, f. 421-422. 6 Shih: Isa Memishi, Fjalor Arabisht-Shqip, vëll.II, f. 1859. 7 Hadithin e shënon Muslimi në përmbledhjen e tij Es-Sahih, libri i dijes, kreu: U
shkatërruan ata që stërmundohen, hadithi nr.7. Shih: Sahihu Muslim bi sherhi en-
Nevevij, vëll.XVI, f. 180. 8 Sahihu Muslim bi sherhi en-Nevevij, vëll.XVI, f. 180. 9 Jusuf Kardavi, Rizgjimi islam nga adoleshenca drejt pjekurisë, f. 244. 10 Shih: Isa Memishi, Fjalor Arabisht-Shqip, vëll.II, f. 1334.
C E N T R U M 9
126
në fe. Në thënie profetike qëndron: “Ruajuni nga teprimi në fe, sepse
ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar nga teprimi në fe”.11
Et-Tesheddudu (vështirësimi). Në gjuhën arabe fjala “tesheddud”
d.m.th., shtrëngim, rreptësi, ashpërsi. Thuhet “tesheddede ala”, dhe
“tesheddede fi”, që do të thotë të qenët i rreptë ndaj dikujt, të qenët i
rreptë në diçka, të tregohesh i rreptë në diçka. Ndërkaq “shedid” ka
kuptimin i ashpër, i rreptë, i vrazhdë, rigoroz, ekstrem, i skajshëm.12 Në
thënie profetike qëndron: “Mos kërkoni që t’i vështirësoni gjërat që
Allahu i Madhërishëm mos t’ua vështirësojë ato, sepse një popull që ia
vështirëson vetes, edhe Allahu i Madhërishëm ua vështirëson atyre”.13
Së këtejmi, nënvizojmë se në këtë punim trajtohet ekstremizmi në
çështjet fetare në dy nivele: në atë doktrinar dhe individual.
SHKAQET
-konteksti juridik islam-
Ekstremizmi në fe, gjegjësisht në të kuptuarit e teksteve fetare si
dhe në mënyrën e absorbimit të mësimeve fetare, vjen si rezultat i disa
shkaqeve, e që ne me këtë rast, do të veçojmë si vijon:
1. Planprogramet mësimore jo adekuate të disiplinave të të drejtës
islame: Një prej faktorëve më serioz që shkaktojnë koncentrim të
njerëzve në qëndrimet e skajshme dhe pëlqim të pikëpamjeve dhe
interpretimeve ekstreme, janë edhe planprogramet mësimore jo adekua-
te dhe jo të përpunuara në mënyrë profesionale dhe nga njohës të
kualifikuar të çështjeve islame. Kjo vlen për vendet ku muslimanët e
përbëjnë pjesën dërmuese të popullatës dhe feja mësohet edhe nëpër
shkollat publike, si dhe në vendet tjera ku muslimanët nuk janë shumi-
cë, por ka shkolla speciale për mësimin e fesë. Thënë troç, nxënësit para
vetes kanë qasje të ngushta dhe jo fleksibile të kurikulave të lëndëve
11 Hadithin e shënon Nesaiu në përmbledhjen e tij es-Sunen, libri i rregullave të
Haxhit, kreu: Mbedhja e guralecëve që gjuhen në Muna, hadithi nr.3057. Shih: Sune
en-Nesai, f. 323; dhe Ibn Maxhe në përmbledhjen e tij es-Sunen, libri i rregullave të
Haxhit, kreu: Madhësia e guralecëve që gjuhen në Muna, hadithi nr.3029. Shih:
Sunenu Ibni Maxhe, f. 328. 12 Shih: Isa Memishi, Fjalor Arabisht-Shqip, vëll.I, f. 923-924. 13 Hadithin e shënon Nesaiu në përmbledhjen e tij es-Sunen, libri i besimit dhe
dispozitave të tij, kreu: Feja është lehtësim, hadithi nr.5043. Shih: Sunen en-Nesai, f.
516.
C E N T R U M 9
127
fetare në përgjithësi, dhe të lëndës së të drejtës islame dhe disiplinave
të saj në veçanti, si dhe nuk kanë rastin të njohin trajtime dhe
interpretime që përqendrohen në pozitiven, të bukurën, atë që është e
përbashkët, njerëzoren dhe humanen si vlerë universale. Kështu, në
lëndën e të drejtës islame, kurikulat duhet të fokusohen në “emetimin e
kulturës jurisprudenciale islame, si për shembull të drejtat që kishin
minoritetet joislame në shtetin islam, imazhi i kalifit të drejtë Omerit,
Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili i dha të drejtë edhe koptit të krishterë
kundër një zyrtari të lartë shtetëror në Egjipt, po ashtu të promovohet
edhe thënia e tij: “Kur keni filluar t’i skllavëroni njerëzit, ndërkohë që
nënat e tyre i kanë lindur të lirë?’...”.14
2. Keqkuptimi i çështjeve fetare, fanatizmi në mendim e qëndrim
dhe mospranimi i mendimit të tjetrit: Ekstremizmi në fe, në veçanti,
krahas shkaqeve tjera, inicohet edhe nga tre shkaqe të cilat u referohen
burimeve dhe dispozitave e qëndrimeve fetare, gjegjësisht: keqkuptimi
i çështjeve fetare, fanatizmi dhe këmbëngulësia në mendim, dhe mos-
pranimi i mendimit të tjetrit. Këto tre shkaqe gjenerojnë ekstremizëm
në fe, apo thënë më mirë në kuptimin e fesë dhe të dispozitave e
argumenteve të burimeve fetare, gjë që sjell pasoja të shumta në fushën
e legjislacionit fetar dhe të fesë në përgjithësi. Ndër pasojat më të
theksuara në fushën e legjislaturës fetare, janë si vijon:
● Mos pranimi i mendimit të tjetrit edhe në çështjet diskutabile.
Ekzistimi i më tepër se një mendimi, apo mospajtimi në mendime, për
çështje diskutabile, është dukuri e rëndomtë në qarqet shkencore, bile,
kjo ka qenë e pranishme edhe në mesin e shokëve të profetit. Shokët e
profetit kanë pasur mendime të ndryshme për shumë çështje, megji-
thatë, nuk e kanë mohuar tjetrin për shkak të mospajtimit në mendim.
Kështu, është i njohur mospajtimi i Ibn Abasit, Ebu Bekrit dhe disa
shokëve tjerë të profetit, me Zejd ibn Thabitin, Aliun dhe disa shokë
tjerë të profetit, përkitazi me trashëgimin e vëllezërve kur në trashëgimi
merr pjesë edhe gjyshi. Raste të këtilla ka shumë në mes shokëve të
profetit, saqë Ibn Kajimi shënon se Ibn Mes’udi ka dalluar me Omerin
në qëndrime në njëqind çështje.15 Megjithatë, dallimi i tyre në
mendime, nuk ka qenë shkak i dallimit të tyre në respekt dhe dashuri të
ndërsjellë, si dhe në injorimin e tjetrit. Kjo, ngase ata kanë qenë të
vetëdijshëm se dallimi në mendime në çështje diskutabile është dukuri
14 Velid el Huvejrini, Epoka e islamistëve të rinj, f. 211. 15 Ibn Kajjim el-Xheuzije, I’ëlamu-l-muveki’in, vëll.II, f. 214.
C E N T R U M 9
128
normale, ndërkaq, mospranimi i mendimit të tjetrit në çështjet e këtilla,
është rezultat i ekstremizmit dhe jofleksibilitetit. Këtë e vënë në pah
dijetarët islamë, në mesin e të cilëve edhe dijetari i shquar islam Jusuf
el-Kardavi, i cili mospranimin e mendimit të tjetrit dhe fanatizmin në
një mendim, në atë mënyrë që nuk lë vend për ekzistencën e të tjerëve
ose ngurtësimin e personit në mënyrën e tij të të kuptuarit, e konsideron
tregues të parë të ekstremizmit.16 Bile, dijetarët e mëdhenj në të
kaluarën, kanë qenë aq të kujdesshëm në këtë drejtim, saqë jo vetëm që
e kanë respektuar mendimin e tjetrit, por edhe vetë kanë hequr dorë nga
diçka që dijetarët tjerë e kanë parë ndryshe, dhe që mendimi i tyre është
përhapur në mesin e njerëzve, gjegjësisht kanë vepruar sipas asaj që ka
qenë e përhapur, e që nuk ka qenë e ndaluar, edhe pse vetë kanë
menduar ndryshe. Për atë, kur e kanë pyetur Ahmed ibn Abdu-l-Melik
ibn Hashim, një dijetar i shkollës juridike malikite se pse nuk i ngre
duart në namaz si mësuesi i tij? Është përgjigjur: “I gjithë xhemati e
ndjek transmetimin e Ibnu-l-Kasimit (për mosngritjen e duarve B.A.),
dhe kundërshtimi i xhematit për gjërat që janë të lejuara nuk është nga
cilësitë e dijetarëve”.17
● Përzierja e çështjeve fetare duke mos dalluar çka është e prerë
dhe definitive dhe çka është e diskutueshme dhe jo e prerë. Kur’ani si
burim i parë i të drejtës islame, si dhe Suneti si burim i dytë i të drejtës
islame, përmbajnë tekste juridike të cilat janë jo decide në detaje të
caktuara, tekste këto që kanë qenë objekt analizash nga ana e juristëve
islamë, gjë që ka rezultuar me mendime të ndryshme për një çështje, e
për të cilat tekste, dijetari i shquar Muhamed el-Gazali shprehet se “Nga
ky lloj u rritën shkollat juridike islame e u rritë numri i dijetarëve e
mendimeve të ndryshme ku në disa raste gjejmë se rreth një problemi
të caktuar kemi mbi shtatë apo tetë mendime rreth një çështje... Ndoshta
ky është sekreti i horizontit të gjerë të fikhut islam dhe kapacitetit të tij
të zgjedhë problemet e shumta sociale sado që ato të jenë të shumta e
sado që rrjedha e kohës të vazhdojë e të ndërrohen fenomenet e
civilizimeve...”.18 Ata të cilët e kanë zgjedhur rrugën e ekstremizmit në
çështjet fetare, si shkak i keqkuptimit të fesë, nuk bëjnë dallim të
çështjeve fetare në këtë drejtim, gjegjësisht të gjitha i shohin me të
njëjtin sy, qofshin ato të diskutueshme nga dijetarët islamë apo të prera.
16Jusuf Kardavi, Rizgjimi islam, nga adoleshenca drejt pjekurisë, f. 251. 17 Cituar sipas: Jusuf Kardavi, Rizgjimi islam, nga adoleshenca drejt pjekurisë, f.
352. 18 Muhamed el-Gazali, Vrojtime në Kur’an, f. 211.
C E N T R U M 9
129
Për më tepër, kjo përzierje e gjërave fiton në peshë në kuptim negativ
kur në bazë të respektimit të gjërave të këtilla të debatueshme, e që
personi është përcaktuar për njërin qëndrim duke e konsideruar atë si të
pakontestueshëm, i vlerësojnë dhe seleksionojnë njerëzit.
Si rezultat i barazimit të këtillë të çështjeve diskutabile me ato të
prera dhe të atyre bazike me ato periferike, pason edhe debati i nxehtë
dhe i gjatë, si dhe zero toleranca në debat, për çështje të cilat nuk kanë
të bëjnë me bazat dhe as që janë të prera te dijetarët, gjegjësisht, dije-
tarët që nga kohët më të hershme kanë debatuar për to, fjala vjen si:
lëvizja e gishtit tregues gjatë ngritjes së tij duke qëndruar ulur në
namaz-etehijjat, zgjatja e mjekrës, ulja e pushimit para ngritjes për në
reqatin e dytë dhe të katër, etj. Në tekstet e këtilla, juristët islamë bëjnë
analiza dhe mundohen të nxjerrin dispozita sipas bindjeve dhe
metodologjisë që ndjekin. Për atë edhe kemi më tepër mendime për një
çështje. Edhe masa e gjerë e ndjek mendimin e juristit islam të cilit i
beson më shumë apo mendon se e ka më drejtë. Megjithatë, “nuk mund
të thuhet se një prej atyre mendimeve është fe, ngase nuk dihet prerazi
saktësia e tij...”19, dhe nëse nuk pranohet një dispozitë e cila del nga një
kuptim i mundshëm i tekstit kur’anor, por pranohet një dispozitë tjetër
e cila del nga një kuptim tjetër i mundshëm i po të njëjtit tekst kur’anor,
nuk mund të akuzohet tjetri si bidatçij dhe i devijuar e të detyrohet me
fuqi të ndjek një dispozitë të caktuar, ngase teksti përkatës ka më tepër
kuptime dhe nuk është i prerë. Apo, siç shprehet edhe Muhamed el-
Gazali: “Nëse ndonjë nga besimtarët nuk pranon ndonjë kuptim të
mundshëm të ajetit, nuk del nga imani, ngase ajeti mund të ketë edhe
kuptim tjetër”.20
● Barazimi i dispozitave që vlejnë për rastet e zakonshme me
dispozitat që vlejnë për rastet përjashtuese. Në të drejtën islame, të
gjitha dispozitat nuk janë të të njëjtës natyrë. Me fjalë tjera, disa dispo-
zita vlejnë për raste në rrethana të zakonshme dhe vendimet që jepen u
referohen rasteve në rrethana të zakonshme. Por ka dispozita tjera, të
cilat vlejnë për raste që janë përjashtim, apo që vlejnë për rrethana të
jashtëzakonshme. Këto dy lloje dispozitash, nuk barazohen dhe nuk
mund të shihen nga i njëjti kënd. Mosmarrja parasysh e këtij dallimi
mes dispozitave, çon në ekstremizëm, ngase kërkohet barazimi i këtyre
dy lloj dispozitash, duke mos i marrë parasysh dallimet esenciale
ndërmjet tyre. Për pasojë, ata të cilët në qëndrimet dhe veprimet e tyre
19 Muhamed el-Gazali, Vrojtime në Kur’an, f. 211. 20 Muhamed el-Gazali, Vrojtime në Kur’an, f. 210.
C E N T R U M 9
130
i marrin parasysh këto dallime, nga pala e cila nuk i merr parasysh këto
dallime, cilësohen si jo stabil, jo të sinqertë, jo të vendosur, jo të
devotshëm, të padijshëm, etj., dhe kjo detyrimisht gjeneron qëndrim
përjashtues, injorues dhe të ashpër ndaj tyre.
● Tekfiri-etiketimi i muslimanëve si jobesimtarë dhe mallkimi i
tyre: Ky nivel paraqet stadiumin më të rrezikshëm të ekstremizmit, ngase
merret guxim që të gjykohet për njerëz të cilët deklarohen se janë musli-
manë, se janë të dalë nga feja, për shkak mospërputhjes së qëndrimeve
dhe veprimeve të tyre me ideologjinë e këtyre personave si dhe me
metodologjinë e tyre të gjykimit, vlerësimit, krahasimit dhe të menduarit.
Për më tepër, etiketimi i këtillë i muslimanëve si të dalë prej feje, u
referohet çështjeve të cilat nuk janë konsensuale në mesin e dijetarëve,
dhe jo të gjithë dijetarët mbajnë qëndrimin që e mbajnë këta njerëz për
çështjen e caktuar. Në këtë kontekst, Taha Xhabir El-Ulvani thotë:
“Për fat të keq, llojllojshmëria e mendimeve e ka
larguar intelektin e muslimanit nga vrulli intelektual,
nga saktësia e pastër dhe nga zemërgjerësia. Të gjitha
virtytet e muslimanëve në kohën e rënies shpirtërore e
intelektuale u shndërruan në sëmundje helmuese e
vdekjeprurëse, të cilat shkaktuan grindje, përçarje
shkapërderdhje dhe konflikt, aq sa disa filluan të
merren me pastrime fizike (vrasje), kurse disa të tjerë
filluan të mendojnë se armiqtë e fesë janë më të afërt se
vëllezërit e tyre muslimanë që mendojnë ndryshe”. 21
Me këtë rast duhet potencuar se shokët e profetit-sahabet, të cilat
janë brezi më i dalluar i komunitetit musliman, të cilët duhet të merren
shembull, e që shumë nga ndjekësit e vijës së fortë në dispozita dhe
qëndrime thirren në ta, kanë qenë shumë tolerantë dhe nuk e kanë
akuzuar tjetrin për mosbesim edhe atëherë kur kanë pasur mes vete
konflikte të armatosura dhe kanë menduar se argumentet janë në anën
e tyre. Kështu, kur e kanë pyetur Aliun, kalifin e katërt të muslimanëve,
se çka mendon për ata të cilët u ngritën kundër tij dhe ishin në palën e
kundërt në betejën e njohur si “Beteja e devesë”, a janë ata idhujtarë?
Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, u është përgjigjur: “Ata nga politeizmi
kanë ikur.” Më pas e pyetën se a mendon se ata janë hipokritë
21 Taha Xhabir El-Ulvani, Kultura e dialogut në Islam, f. 14.
C E N T R U M 9
131
(munafikë)? Ai ua ka kthyer: “Hipokritët vetëm pak e përmendin
Zotin.” Kur e panë se ai nuk jep vlerësime negative për ta, e pyetën se
si i cilëson ata. Aliu është përgjigjur: “Ata janë vëllezërit”.22
● Zgjerimi i fushës së mëkateve të mëdha: Edhe përskaj asaj se çdo
mëkati besimtari duhet t’i largohet, megjithatë, duhet bërë ndarja dhe
dallimi mes atij personi që bën një mëkat të madh dhe tjetrit që bën një
mëkat që nuk është i asaj kategorie. Kjo, ngase jo çdo mëkat është i madh
dhe jo për çdo mëkat ka pajtim mes dijetarëve se është i madh. Për atë,
zgjerimi i fushës së mëkateve të mëdha, gjegjësisht konsiderimi mëkate të
mëdha disa mëkate që jo të gjithë dijetarët i kanë konsideruar të tilla,
shkaktojnë qëndrime ekstreme ndaj personit që e bën një mëkat të tillë,
edhe pse të gjithë e urrejnë atë mëkat. Dr.Jusuf el-Kardavi, në lidhje me
këtë thotë: “Ata e zgjerojnë kufirin e mëkateve të mëdha, saqë kanë futur
brenda tyre edhe disa gjëra të dyshimta, për të cilat shumë dijetarë kanë
pasur mendime të ndryshme, disa duke i konsideruar si haram, disa tjerë si
të papëlqyera dhe disa tjerë si të lejuara dhe për të cilat nuk ka një vendim
të prerë me ndonjë tekst të saktë, të qartë dhe të prerë”.23 Kjo mund të
ilustrohet p.sh., me ruajtjen e mjekrës, që disa e konsiderojnë mëkat të
madh, ngase ruajtja e mjekrës sipas tyre është haram. Mirëpo, të tillët nuk
e marrin parasysh se jo të gjithë dijetarët e kanë këtë qëndrim.
● Akuzimi i kontributit pozitiv në shoqëri, përmes rrugës politike,
si mosbesim dhe herezi (zendeka), si p.sh., pjesëmarrja në parlament,
qeveri, zgjedhje, etj. Ky është një nga treguesit e ekstremizmit me
pasoja më të rrezikshme, ngase përjashton nga Islami shtresa të shumta
të shoqërisë. “Kështu, ata i nxjerrin nga feja të gjithë udhëheqësit e
shteteve e dijetarët, sepse ata janë nëpunës të shtetit të këtyre udhëhe-
qësve, bile i nxjerrin nga feja edhe masën e gjerë të njerëzve, sepse
qëndrojnë neglizhentë dhe heshtin përpara herezisë (kufrit) së
udhëheqësve të tyre”.24 Kjo, edhe pse lëvizjet islame, apo personalitetet
të cilat kontributin pozitiv për shoqërinë, nën hijen e një sistemi joislam,
i cili në disa fusha bie ndesh me parimet bazë të Islamit, e konsiderojnë
si “alternativë tranzitore për reformim, e jo si një projekt bazë”.25 Këtë
çështje e vë në pah edhe shkollari saudit Huvejrini i cili këtë e ilustron
me shembullin e partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Egjipt e dalë nga
organizata e Vëllezërve Muslimanë. Thotë: “Ndër argumentet e kësaj
22 Ibn Kethir, el-Bidaje ve en-nihaje, vëll.VII, f. 231. 23 Jusuf Kardavi, Rizgjimi islam, nga adoleshenca drejt pjekurisë, f. 52. 24 Jusuf Kardavi, Rizgjimi islam, nga adoleshenca drejt pjekurisë, f. 254. 25 Velid el-Huvejrini, Shndërrimi i islamistëve, f. 133.
C E N T R U M 9
132
që po themi janë mesazhet që jepte Këshilli i Lartë Ushtarak në Egjipt
ndaj Ihvanëve, me anë të të cilave shprehnin dëshirën e ushtarakëve për
mos t’ia dorëzuar pushtetin qytetarëve nëpërmjet një partie politike,
edhe sikur të arrihej shumica e kësaj partie në parlament. Kështu,
Ihvanëve u lindte si detyrë krijimi i aleancave politike që përfshinin të
gjitha palët dhe përfaqësuesit në parlament”.26
● Akuzimi i dijetarëve si të nënshtruar ndaj tjerëve për shkak
fetvave që mbajnë lehtësimin, apo se e bëjnë hallall haramin apo bile
edhe mason27. Tendencat përjashtuese të mendimit ndryshe dhe të
ekskluzivitetit të së vërtetës në gjykime dhe qëndrime të caktuara juri-
dike, prodhojnë urrejtje, neveri dhe distancim nga dijetarë të cilët mbaj-
në qëndrime të ndryshme nga qëndrimet të cilat i mbështesin ithtarët e
“hakut-të së vërtetës”, si dhe që mundohen ta promovojnë qëndrimin që
mban lehtësi dhe e promovojnë të njëjtin si më të përshtatshëm për
rrethanat dhe klimën e momentit, por duke mos dalë nga kornizat e së
lejuarës. Marrja në konsideratë e rrethanave dhe momentit, në veçanti
kur janë në pyetje disa çështje që në veçanti i tangojnë komunitetet
muslimane të cilat jetojnë në diasporë, gjegjësisht në vende ku ata janë
më pak në numër, apo njihen si migrantë, te disa individë dhe grupe,
nxit mllef dhe dyshime se artikuluesi i këtyre qëndrimeve nuk udhë-
hiqet nga dija fetare dhe metodologjia e mirëfilltë shkencore, por se këtë
e bën thjeshtë sepse është i nënshtruar ndaj tjerëve apo se këtë e bën për
ta fituar simpatinë e tyre ose është pjesë e rrjeteve të organizatave
globale sekrete të cilat punojnë për deformimin e mësimeve islame. Dhe
pa dyshim, kjo logjikë e trajtimit të mendimeve, pikëpamjeve dhe
vlerësimeve të tjerëve, çon në ekstremizëm me pasoja të shumëanshme.
3. Kuptimi i devotshmërisë si ndjekje në kontinuitet e më të
fortës dhe më të rëndës. Ka njerëz të tillë të cilët kanë prirje edhe në
jetën e përditshme që ta përkrahin më të fortën dhe kur ky këtë e zbret
në fushën e fesë, normalisht i motivuar edhe nga besimi dhe dashuria
ndaj fesë që janë motivues kryesor të njeriut për të qenë i përkushtuar
drejtë në fe, e ndjek më të fortën dhe më të rëndën, bile duke e
konsideruar të lejuarën që është më e lehtë si luhatshmëri në fe. Ky
kuptim manifestohet në dy mënyra:
26 Velid el-Huvejrini, Shndërrimi i islamistëve, f. 128-129.. 27 Në lidhje me shkaqet e dallimit të dijetarëve në mendime dhe arsyeshmërinë e
këtij dallimi, konsulto librin e Ibn Tejmijes “Ngritja e qortimit nga imamët e ditur”.
C E N T R U M 9
133
►Personalisht ta detyroj veten për më të rëndën, edhe pse ka
fakte se, më e lehta, nuk është mëkat. Por kjo qasje nuk gjen mbështetje
në metodologjinë pejgamberike. Kjo, ngase i Dërguari i Zotit, nuk i ka
miratuar veprimet e atyre njerëzve të cilët e kanë zgjedhur për vete më
të rëndën, edhe pse lehtësimi ka qenë i pranueshëm, dhe me këtë ia kanë
vështirësuar vetes. Kështu, i Dërguari i Zotit, iu drejtua një personi i cili
agjëronte në udhëtim dhe e kishte munduar rruga, dhe i tha: “Nuk është
prej mirësisë të agjërosh në udhëtim”.28 Pra, nuk është mirësi ta marrish
më të rëndën, si në këtë rast, kur kjo i shkaktonte vështirësi personit në
fjalë, krahas asaj se lehtësimi ishte legjitim.
►T’i detyrojë të tjerët me mendimin e vet. Kjo është edhe më e
thellë në mbështetjen e vijës së fortë, ngase jo vetëm që për vete e
zgjedh diçka të tillë, por ua imponon edhe të tjerëve, pa marrë parasysh
se jo të gjithë njerëzit janë në një nivel të zbatimit të gjërave, në veçanti
kur ka hapësirë për lehtësim në gjëra të caktuara në kuptim të mënyrës
së zbatimit apo kur një gjë e tillë nuk është e detyrueshme, por vetëm e
preferueshme. Edhe kjo qasje është e gabuar dhe është në kundërshtim
me praktikën pejgamberike. Një person i ishte ankuar të Dërguarit të
Allahut s.a.v.s., për shkak se një person, gjegjësisht Ubej ibn Ka’bi, e
kishte zgjatur shumë namazin. Kjo, sipas transmetuesit të këtij hadithi,
Ibn Mes’ud el-Ensari, e kishte mërzitur mjaftë të Dërguarin e Allahut
s.a.v.s., sa që kishte mbajtur një këshillë dhe kishte thënë: “O ju njerëz,
ju jeni largues. Nëse ndonjë prej jush u prin njerëzve në namaz, le ta
lehtësojë atë, sepse mes tyre ka të sëmurë, të dobët dhe nevojtarë”.29
Në këtë kontekst, është edhe përgjigja e Ibn Tejmijes, Allahu e
mëshiroftë, edhe atë që ka të bëjë me çështje për të cilën personi
përkatës mendon se është e ndaluar. Kur e kanë pyetur Ibn Tejmijen për
personin i cili është ngarkuar të drejtojë çështjet e muslimanëve dhe
mendon se disa lloje marrëdhëniesh tregtare nuk lejohet të kryhen, a
lejohet që t’ua ndalojë ato edhe njerëzve tjerë, është përgjigjur: “Atij
nuk i lejohet që ta bëjë këtë dhe asgjë tjetër të këtij lloji për të cilat është
i lejueshëm ixhtihadi dhe as nuk ka ndonjë argument nga Kur’ani,
28 Hadithin e shënon Buhariu në përmbledhjen e tij es-Sahih, libri i agjërimit, kreu:
Fjalët e të Dërguarit të Allahut drejtuar atij që i bëhej hije dhe bënte vapë e madhe
‘Nuk është bamirësi agjërimi në udhëtim’, hadithi nr.1844. Shih: Ibn Haxher el-
Askalani, Fet’hu-l-Bari, vëll.III, f. 541. 29 Hadithin e shënon Buhariu në përmbledhjen e tij es-Sahih, libri i dijes, kreu:
Hidhërimi gjatë këshillës, dhe mësimi i tjetrit kur sheh diçka që e urren’, hadithi
nr.90. Shih: Ibn Haxher el-Askalani, Fet’hu-l-Bari, vëll.I, f. 541.
C E N T R U M 9
134
Suneti ose ixhmai dhe as në gjëra të tjera si këto”.30 Nisur nga kjo, ta
shprehish mendimin tënd dhe të tregosh se mban qëndrim të caktuar,
është normale, dhe thjeshtë kjo nuk çon në qëndrime ekstreme. Por ajo
që të çon në vija të skajshme është që tjerëve t’ua imponosh mendimin
dhe pikëpamjen tënde, t’i detyrosh ata ta bëjnë atë që ti e sheh si të
saktë, dhe të mos kesh kuptim aspak për mendimin ndryshe.
4. Mos dallimi i dispozitave që kanë të bëjnë me luftën dhe paqen:
Ky është një nga gabimet më banale që bëhen nga ana e atyre të cilët
thirren në të drejtën islame. Kjo, ngase nuk është e pa qartë njohja e
dispozitave të cilat kanë të bëjnë me luftën dhe paqen, dhe nuk është i
pa njohur identifikimi i këtyre dy lloj dispozitash. Nuk mund që
dispozitat të cilat vlejnë për gjendje lufte, të zbatohen në gjendje paqeje.
Në fakt, mbështetja e këtij konstatimi është në vetë fjalët e Allahut të
Madhërishëm në Kur’anin famëlartë. Në Kur’an qëndron: “Allahu nuk
ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan
për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do
ata që mbajnë drejtësinë. Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre
që ju luftuan për shkak fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që
ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush
miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes”.31
5. Keqkuptimi i parimit: urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e
keqja: Në fakt, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, është tipari
dallues i muslimanëve dhe mision i besimtarit, e që është vazhdimësi e
rrugës së të gjithë të dërguarve të Allahut, të plotësuar me të fundin e
tyre Muhamedin, paqja e Zotit qoftë mbi të. Të gjithë ata e kanë pasur
për detyrë të thërrasin në të mirë dhe të largojnë nga e keqja dhe ky
është misioni i çdo subjekti pozitiv në shoqëri. I Dërguari i Zotit ka
thënë: “Kush prej jush shikon një gjë të ndaluar, le ta ndryshojë atë me
dorën e tij, në qoftë se nuk mundet, le ta bëjë këtë me gojën e tij dhe në
qoftë se edhe kështu nuk mundet, atëherë le ta bëjë me zemrën e tij, dhe
ky është besimi më i dobët”.32 Mirëpo, thëniet dhe urdhrat, si ky këtu,
kanë kushtet, rregullat dhe kufijtë e vet, në veçanti nëse çështja ka
30 Cituar sipas: Jusuf Kardavi, Rizgjimi islam, nga adoleshenca drejt pjekurisë, f. 354. 31 El-Mumtehine: 8-9. 32 Hadithin e shënon Muslimi në përmbledhjen e tij Es-Sahih, libri i besimit, kreu: Të
qenit e ndalimit nga e keqja pjesë e besimit, dhe se besimi shtohet dhe pakësohet,
hadithi nr.73. Shih: Sahihu Muslim bi sherhi en-Nevevij, vëll.II, f. 120.
C E N T R U M 9
135
karakter shoqëror dhe i tejkalon kufijtë e personales. Me këtë, ky urdhër
ka implikime më të gjëra shoqërore, që kërkon seriozitet dhe vëmendje
të madhe në mënyrën e trajtimit dhe realizimit. Pikërisht këto elemente
që e ndjekin një urdhër apo porosi, disa i keqkuptojnë, që pastaj të
ballafaqohen me pasoja të natyrave të ndryshme. Në rastin në fjalë, ky
keqkuptim buron nga kuptimi dhe ekzaminimi jo i drejtë i thënies
profetike të mëparshme: “Kush prej jush shikon një gjë të ndaluar...”.
Këtë e vë në dukje edhe dijetari i shquar Ibn Tejmije, i cili përmend se
për urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja gabojnë dy grupe
njerëzish, dhe për grupin e dytë që gabon, thotë: “Grupi i dytë kërkojnë
që t’i urdhërojnë për mirë dhe t’i ndalojnë nga e keqja njerëzit me gjuhët
dhe duart e tyre në çdo lloj situate, pa pasur njohuri të mjaftueshme mbi
sheriatin, pa pasur durim a tolerancë, ose pa pasur parasysh përfitimet
dhe dëmet (kush është më i madh), e pa pasur parasysh atë që është e
mundshme dhe atë që s’është”.33
Sot është koha që muslimanët të jenë më vigjilentë në çështjen e
ndryshimit të gjendjes së keqe dhe kundërvënies ndaj dukurive negative,
duke e gërshetuar përgjegjësinë fetare për kundërshtimin e së keqes me
kontekstin shoqëror të shoqërisë ku jeton dhe me kornizën ligjore të vendit
përkatës, me qëllim që mos shkaktojë kundërefekt, apo t’ia ekspozojë
veten ndëshkimit ligjor në vendin përkatës, apo të shkaktojë pasoja më të
mëdha se sa vetë dukuria negative që ai e kundërshton.
6. Kapja e institucioneve fetare, gjë që shkakton kundërefekt te
masa dhe rebelon një shtresë, ngase e shohin institucionin fetar të
robëruar nga qarqe të caktuara përmes figurave të cilat, sipas tyre, janë
të instaluara nga shërbime. Kjo ka të bëjë me teorinë e konspiracionit,
e cila është faktor kyç në ndezjen e përçarjeve dhe çrregullimet brenda
institucioneve. Megjithatë, nuk duhet anashkaluar fakti se rruga për te
teoritë e konspiracionit, në një masë të madhe, lehtësohet për t’u
ndjekur, pikërisht nga elementet të cilat i kanë kapur institucionet fetare
dhe tentojnë të ushtrojnë pushtet totalitar brenda institucionit.
Me këtë rast, duhet nënvizuar edhe ngulfatja e mendimit të lirë
dhe ndjekja e logjikës së “anatemimit” apo “riddes”(apostazisë), nga
ana e disa garniturave udhëheqëse në institucione fetare, kundrejt atyre
që shprehin mendime dhe pikëpamje të cilat nuk janë kompatibile me
ato të garniturave udhëheqëse apo janë kritike ndaj tyre. E gjithë kjo
33 Ibn Tejmije, Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja, f. 14.
C E N T R U M 9
136
rezulton me përpilim të listave të personave të pa përshtatshëm për
institucionin fetar, jo për gjë tjetër, por thjeshtë për shkak se nuk përpu-
thet në mendime me “kreun” e institucionit, apo është kritik ndaj
politikave të tij. Bile, edhe më keq se kaq, ndodh edhe akuzimi i tyre si
“të shitur”, që “punojnë për shërbime të huaja”, “në funksion të qarqeve
të errëta antiislame”, etj. Mos liria e shprehjes së mendimit të lirë bren-
da institucioneve nga ana e vetë pjesëtarëve, mos tolerimi i kritikave
publike për politika të gabuara të udhëhequra nga ana e garniturës
udhëheqëse të institucioneve fetare, dhe burokracia në disa institucione
fetare, është një nga shkaqet serioze të ushqimit të ekstremizmit te disa
shtresa dhe të nxitjes së urrejtjes ndaj institucioneve fetare, urrejtje kjo
që eskalon në veprime ekstreme te individë apo grupe të caktuara.
7. Traditat lokale dhe rrethanat sociale: Njeriu është produkt i
rrethit dhe ambientit në të cilin jeton. Këtë e kanë thënë sociologë të
shquar, dhe është e saktë. Ky konstatim zen vend edhe në kontekst të
temës që jemi duke e trajtuar. Me fjalë tjera, të kuptuarit e fesë në përgji-
thësi, argumenteve fetare nga të cilat nxirren dispozitat, si dhe metodo-
logjisë që ndiqet në këtë drejtim, ndikohet nga traditat lokale dhe mënyrat
e trashëguara në ambientin e tillë dhe mentaliteti ekzistues në formësimin
e pikëpamjeve dhe ndërtimin e qëndrimeve për çështje të ndryshme. Kjo
aludon në atë se qëndrime të caktuara për çështje fetare, ndërtohen si
rezultat i traditave lokale dhe mentalitetit në rrethin ku vepron personi,
dhe shpesh herë, këto janë decizive në ndërtimin e qëndrimeve, e jo
arsyeshmëria e argumenteve të njërës palë dhe jo arsyeshmëria e
argumenteve të palës tjetër në dritë të metodologjisë së vlerësimit të
argumenteve dhe miratimit të dispozitave në të drejtën islame.
8. Mungesa e kuadrit adekuat për shpjegimin e gjërave në disa
raste. Me këtë, nuk është për qëllim se institucionet fetare nuk kanë
kuadro, por është për qëllim anashkalimi i qëllimshëm i disa kuadrove të
përgatitura, për shkak të mos përshtashmërisë me kapriçot e kreut të
institucionit, dhe emërimi i kuadrove jo adekuate në pozita udhëheqëse
dhe pozita tjera me rëndësi për zhvillimin e jetës fetare, e që rezulton me
mangësi dhe boshllëqe serioze në hartimin e planeve dhe strategjisë për
ballafaqimin e sfidave të ndryshme me të cilat ballafaqohet komuniteti
musliman, e ku gjen vend edhe sfida e përfaqësimit të qëndrimeve
ekstreme, si rezultat i mos kuptimit të drejtë të argumenteve të burimeve
islame, dhe mos shpjegimit adekuat, në raste të caktuara, të të njëjtave.
C E N T R U M 9
137
REZYME
Një fushë e rëndësishme dhe mjaftë senzitive, si dhe me përmasa
botërore e përdorimit të termit “ekstremizëm”, është edhe ajo fetare.
Mirëpo, ky punimi përqendrohet në trajtimin e problemit të
ekstremizmit në kuadër të fesë Islame, edhe atë, në kontekstin juridik të
Islamit.
Ka disa shkaqe që e shkaktojnë ekstremizmin në kontekstin juridik
islam, e në këtë punim, si më të rëndësishme nënvizohen shkaqet vijuese:
- Planprogramet mësimore jo adekuate të disiplinave të të drejtës
islame: Një prej faktorëve më serioz që shkaktojnë koncentrim të
njerëzve në qëndrimet e skajshme dhe pëlqim të pikëpamjeve dhe inter-
pretimeve ekstreme, janë edhe planprogramet mësimore joadekuate dhe
jo të përpunuara në mënyrë profesionale dhe nga njohës të kualifikuar
të çështjeve islame. Me një fjalë, nxënësit kanë para vetes qasje të
ngushta dhe jofleksibile të kurikulave të lëndëve fetare në përgjithësi
dhe të lëndës së të drejtës islame dhe disiplinave të saj në veçanti, si dhe
nuk kanë rastin të njohin trajtime dhe interpretime që përqendrohen në
pozitiven, të bukurën, atë që është e përbashkët, njerëzoren dhe
humanen si vlerë universale.
- Keqkuptimi i çështjeve fetare, fanatizmi në mendim e qëndrim
dhe mos pranimi i mendimit të tjetrit. Këto tre shkaqe gjenerojnë eks-
tremizëm në fe, apo thënë më mirë në kuptimin e fesë dhe të dispozitave
e argumenteve të burimeve fetare, gjë që sjell pasoja të shumta në fushn
e legjislacionit fetar dhe të fesë në përgjithësi. Ndër pasojat më të
theksuara në fushën e legjislaturës fetare, janë si vijon:
1. Mos pranimi i mendimit të tjetrit edhe në çështjet diskutabile;
2. Përzierja e çështjeve fetare duke mos dalluar çka është e prerë
dhe definitive dhe çka është e diskutueshme dhe jo e prerë;
3. Barazimi i dispozitave që vlejnë për rastet e zakonshme me
dispozitat që vlejnë për rastet përjashtuese;
4. Tekfiri-etiketimi i muslimanëve si jobesimtarë dhe mallkimi i tyre;
5. Zgjerimi i fushës së mëkateve të mëdha;
6. Akuzimi i kontributit pozitiv në shoqëri, përmes rrugës
politike, si mosbesim dhe herezi (zendeka), si p.sh., pjesëmarrja në
parlament, qeveri, zgjedhje;
7. Akuzimi i dijetarëve si të nënshtruar ndaj tjerëve për shkak
fetvave që mbajnë lehtësimin, apo se e bëjnë hallall haramin apo bile
edhe si mason.
C E N T R U M 9
138
-Mos marrja parasysh e dallimeve të njerëzve në qasje ndaj
problemeve dhe thellim në analiza.
- Kuptimi i devotshmërisë si ndjekje në kontinuitet e më të fortës
dhe më të rëndës.
- Mos dallimi i dispozitave që kanë të bëjnë me luftën dhe paqen.
Kjo, ngase nuk është e pa qartë njohja e dispozitave të cilat kanë të bëjnë
me luftën dhe paqen, dhe nuk është i pa njohur identifikimi i këtyre dy
lloj dispozitash. Nuk mund që dispozitat të cilat vlejnë për gjendje lufte,
të zbatohen në gjendje paqeje.
- Keqkuptimi i parimit: urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e
keqja: Në fakt, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, është tipari
dallues i muslimanëve dhe mision i besimtarit, e që është vazhdimësi e
rrugës së të gjithë të dërguarve të Allahut, të plotësuar me të fundin e
tyre Muhamedin s.a.v.s. Mirëpo, ky parim ka kushtet, rregullat dhe
kufijtë e vet, në veçanti nëse çështja ka karakter shoqëror dhe i tejkalon
kufijtë e personales dhe keqkuptimi i këtij parimi, shkakton pasoja të
natyrave të ndryshme.
- Përqendrimi në shtresat popullore në çështjet dytësore peri-
ferike, për të cilat ka dallime mes dijetarëve, dhe lënia pas dore e
çështjeve bazike. Për më tepër, këto gjëra të cilat nuk janë të nivelit të
detyrimit në dispozitat fetare, apo për nivelin e detyrueshmërisë së tyre
ka debat mes dijetarëve, të trajtohen si thelbi i fesë dhe detyrim i
pakontestueshëm.
- Kapja e institucioneve fetare, gjë që shkakton kundër efekt te
masa dhe rebelon një shtresë, ngase e shohin institucionin fetar të
robëruar nga qarqe të caktuara përmes figurave të cilat, sipas tyre, janë të
instaluara nga shërbime. Me këtë rast, duhet nënvizuar edhe ngulfatja e
mendimit të lirë dhe ndjekja e logjikës së “anatemimit” apo “riddes”
(apostazisë), nga ana e disa garniturave udhëheqëse në institucione fetare,
kundrejt atyre që shprehin mendime dhe pikëpamje të cilat nuk janë
kompatibile me ato të garniturave udhëheqëse apo janë kritike ndaj tyre.
- Traditat lokale dhe rrethanat sociale: Njeriu është produkt i
rrethit dhe ambientit në të cilin jeton dhe të kuptuarit e fesë në përgj-
ithësi, argumenteve fetare nga të cilat nxirren dispozitat, si dhe meto-
dologjisë që ndiqet në këtë drejtim, ndikohet nga traditat lokale dhe
mënyrat e trashëguara në ambientin e tillë dhe mentaliteti ekzistues në
formësimin e pikëpamjeve dhe ndërtimin e qëndrimeve për çështje të
ndryshme. Po ashtu, rrethanat sociale, janë faktor që kanë ndikim të
dukshëm si në veprimet devijuese të shumë njerëzve, po ashtu edhe në
C E N T R U M 9
139
përqafimin e qëndrimeve jotolerante dhe dispozitave të ashpra juridike,
sipas logjikës së ndjekjes së vijës së fortë, si rezultat i ndikimit të
rrethanave sociale.
- Mungesa e kuadrit adekuat për shpjegimin e gjërave në disa
raste. Me këtë, nuk është për qëllim se institucionet fetare nuk kanë
kuadro, por, është për qëllim anashkalimi i qëllimshëm i disa kuadrove
të përgatitura, për shkak të mos përshtashmërisë me kapriçot e kreut të
institucionit.
SUMMARY
An important and quite sensitive field, as well as the global use
of the term "extremism", is also the religious one. However, this paper
focuses on addressing the problem of extremism within the Islamic
religion, i.e. in the juridical context of Islam.
There are several causes that cause extremism in the Islamic legal
context, and in this paper, the following have been categorized as the
most important:
- Inadequate curricula of Islamic Law disciplines: One of the most
serious factors that cause people's concentration in extreme attitudes
and favoring of extreme views and interpretations, are inadequate and
not professionally drawn curricula and not drawn by qualified experts
of Islamic issues. In one word, the students have close, unobtrusive
approaches to the curricula of religious subjects in general, the subject
of Islamic law and its disciplines in particular, and have no chance to
recognize treatments and interpretations focusing on the positive,
beauty, the common, and humane as universal value.
- Misunderstanding of religious issues, fanaticism in thought and
attitude, and disapproval of the other's thoughts. These three causes
generate extremism in religion, or rather, in the sense of religion and of
the provisions and arguments of religious sources, which has many
implications in the field of religious legislation and religion in general.
Among the most prominent consequences in the field of religious
legislature are the following: 1- Disapproval of the other's thoughts
even in controversial issues; 2- Mixing religious affairs by not
discerning what is final and definitive and what is controversial and not
final; 3- Equalization of the provisions applicable to ordinary cases with
the provisions applicable to exclusion cases; 4- Takfir-labeling of
C E N T R U M 9
140
Muslims a non-believers and their curse; 5- Extending the field of great
sins; 6- Accountability of positive contribution to society by means of
politics, as distrust and heretism, such as participation in parliament,
government, elections; 7- Accusing the scholars of being subject to
others because of the fatwa that keeps the relief, or they make halal
haram.
- Not taking into account the differences of people in approaching
the problems and deepening in the analysis.
- Understanding of piety as pursuit in continuity of the stronger
and harder.
- Not distinguish the provisions dealing with war and peace. This
is because it is not unclear the knowing of provisions concerning war
and peace, and it is not unknown the identification of these two kinds
of provisions. It is not possible the provisions that apply to a state of
war to be applied in peace.
- Misunderstanding of the principle: Commanding in good and
forbidding the evil: In fact, enjoining good and forbidding evil is the
distinctive feature of the Muslims and the believer's mission, which is
the continuation of the way of all messengers of Allah, completed with
last messenger, Muhammad p.b.u.h. However, this principle has its own
conditions, rules and limits, in particular if the matter is of social
character and exceeds the limits of personality, and the misunderstan-
ding of this principle causes consequences of various natures.
- Concentration on the masses for secondary peripheral issues, for
which there are differences among scholars, and neglecting fundamen-
tal issues. Moreover, these things which are not at the level of obligation
among religious dispositions, or for the level of their compulsiveness
there is a debate between scholars, to be treated as the essence of
religion and unquestionable obligation.
- The capture of religious institutions, which causes countereffect
among masses and rebels a layer because they see the religious institu-
tion enslaved by certain circles through figures which, according to
them, are installed by intelligent services. On this occasion, it should be
emphasized the suppression of free thought and the pursuit of the logic
of "anatemization" or “ridda” (apostasy) by some ruling groups in
religious institutions versus those who express thoughts and views
which are not compatible with those of the ruling groups, or are critical
to them.
C E N T R U M 9
141
- Local traditions and social circumstances: Man is a product of
the environment in which he lives, and understanding the religion in
general, the religious arguments from which the provisions are derived,
and the methodology followed in this regard are influenced by local
traditions and ways inherited in such environment and the existing
mentality in shaping the views and attitudes on various issues. Social
circumstances, too, are factors that have a significant impact both in
deviant actions of many people, as well as in embracing intolerant
attitudes and harsh legal provisions, according to the logic of pursuing
a strong line as a result of the impact of social circumstances.
- Lack of adequate staff to explain things in some cases. With this,
it is not intended that religious institutions have lack of staff, but it is
intended to intentionally circumvent some prepared cadres, because of
the inadequacy with the caprices of the heads of institutions.
LITERATURA
Abdu-l-Berr, Jusuf ibn Abdullah ibn Muhamed ibn. 1993. El-
Istidhkaru- l-xhami’u li medhahibi fukahai-l-emsar. Damask-Bejrut:
Daru Kutejbe; Haleb-Kajro: Daru-l-Va’ëj.
El-Askalani, Ahmed ibn Ali ibn Haxher. 1988. Fet’hu-l-Bari bi
sherhi sahihi-l-imam el-Buhari. Botimi i dytë. Kajro: Daru er-Rejjan
lit-turath.
Bulaç, Ali. 2005. Koncepte dhe sisteme bashkëkohore. Shkup:
Logos-a.
Cambridge Advanced Learner’s Dictionary. 2009. Third edition.
Cambridge: Cambridge University Press.
al-Gazali, Muhamed. Pa vit botimi. Vrojtime në Kur’an.
Përktheu: Tahir Mustaf Kukaj. Nju Jork: Albanian Islamic Cultural
Center.
Hamidullah, Muhamed. 1985. Hyrje në Islam. Përkthyen nga
serbokroatishtja: Bahri Aliu, Neshat Xheladini. Shkup: Kryesia e
Bashkësisë Islame për RSM.
El Huvejrini, Velid. 2016. Shndërrimi i islamistëve nga flakët e
shtatorit tek pranvera e revoltave. Përktheu: Enklid Pelari. Shkup: Nun.
El Huvejrini, Velid. 2016. Epoka e islamistëve të rinj. Përktheu:
Enklid Pelari. Shkup: Nun.
C E N T R U M 9
142
Kardavi, Jusuf. 2006. Rizgjimi islam nga adoleshenca drejt
pjekurisë. Përkthyes: Nasuf Hoxha. Shkup: Furkan ISM.
El-Kazvini (Ibn Maxhe), Muhamed ibn Jezid. Pa vit botimi.
Sunenu ibni Maxhe. Rijad: Bejtu-l-efkar ed-deulijje.
Ibn Kethir. 1994. El-Bidaje ve en-nihaje. Botimi i parë. Bejrut:
Daru-l-kutubi-l-i’lmijje.
Kostallari, Androkli dhe tjerë. 1980. Fjalor i gjuhës së sotme
shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë-Instituti i
gjuhësisë dhe i letërsisë.
Memishi, Isa. 2011. Fjalor Arabisht-Shqip. Prishtinë: Libri
Shkollor.
Merriam-Webster’s Collegiate Dictionary. 2009. Eleventh
edition. Massachusetts: Merriam-Webster, Incorporated Springfield.
El-Mubarekfuri, Safijurrahman. 1429h. Reudatu-l-envar fi sireti
en-nebijji-l-muhtar. Botimi i pestë. Rijad: Ministria e Çështjeve Islame,
Vakëfeve, Thirrjes dhe Udhëzimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
En-Nesai, Ahmed ibn Shuajb ibn Ali. Pa vit botimi. El-Muxhteba
min es-sunen (Sunen en-Nesai). Rijad: Bejtu-l-efkar ed-deulijje.
Tejmijje, Ahmed ibn. 2003. Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga
e keqja. Përktheu në shqip: Ergis Sefa. Shkup: Nun.
Tejmijje, Ahmed ibn. 1995. Mexhmu’u fetava. Redaktor:
Abdurrahman ibn Muhamed ibn Kasim. Medine el-munevvere:
Muxhemmeu’-l-melik Fehd li tiba’ati el-Mus-haf esh-sherif.
Tejmijje, Ibn. 2005. Ngritja e qortimit nga imamët e ditur.
Përktheu: Nehat Ismaili. Shkup: Nun.
El-Ulvani, Taha Xhabir. 2000. Kultura e dialogut në Islam.
Shqipëroi nga gjuha arabe: Muhamed Mustafa. Shkup: Logos-A.
El-Xheuzijje, Ibn Kajjim. 1996. I’ëlamu-l-muveki’in an rabbi-l-
a’lemin. Bejrut: Daru-l-kitabi-l-a’rebij.