Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit...QeK pranon se telekomunikimet janë një komponentë...

25
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit PRISHTINË, qershor 2007 UNMIK INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA QEVERIA E KOSOVËS KOSOVA GOVERNMENT VLADA KOSOVA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE POSTË – TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRY OF TRANSPORT AND COMMUNICATIONS MINISTARSTVO ZA SAOBRAĆAJ, POŠTU I TELEKOMUNIKACIJE

Transcript of Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit...QeK pranon se telekomunikimet janë një komponentë...

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    PRISHTINË, qershor 2007

    UNMIK

    INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT

    PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA

    QEVERIA E KOSOVËS KOSOVA GOVERNMENT

    VLADA KOSOVA

    MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE POSTË – TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRY OF TRANSPORT AND COMMUNICATIONS

    MINISTARSTVO ZA SAOBRAĆAJ, POŠTU I TELEKOMUNIKACIJE

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 2

    PËRMBAJTJA

    1. Hyrje (Fjala e Ministrit) ..............................................................................................3

    1.1 Qëllimi dhe Statusi i këtij Dokumenti 4 1.2. Sfondi 4

    2. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Vizioni, Prioritetet dhe Synimet ......5 2.1. Në përgjithësi 5

    3. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Detyrat ...............................................6 3.1. Shërbimet 6

    3.1.1. Shërbimet e Linjës-Fikse 6 3.1.2. Shërbimet Mobile 7 3.1.3. Shërbimet e Internetit 8 3.1.4. Shërbimet e Emergjencës 9

    3.2. Qasja Universale dhe Detyrimet e Shërbimit Universal 10 3.3. Rrjetat dhe Teknologjia 11 3.4. Mbrojtja dhe Privaticiteti i Konsumatorit 12 3.5 Sistemi Rregullator 12 3.6. Infrastruktura 13

    3.6.1. Kodet Shtetërore 13 3.6.2 E drejta për shteg (ang. Rights of Way) 14 3.6.3. Çështje të tjera në lidhje me infrastrukturën 14

    3.7. Menaxhimi me Resurset e Kufizuara 15 3.7.1. Numeracioni 16 3.7.2. Spektri 16

    3.8. Struktura e Sektorit dhe Liberalizimi 17 3.8.1. Situata në PTK 17 3.8.2. Licencimi 18 3.8.3. Operatorët me fuqi të ndjeshme në treg 19 3.8.4. Interkoneksioni, shfrytëzimi i përbashkët i resurseve dhe Roaming-u 19 3.8.5. Çmimet dhe Tarifat 20

    3.9. Resurset Njerëzore 20 3.10. Politikat Investuese 21 3.11. Ligji mbi Telekomunikacionin 22 3.12. Rishikim i Politikave 22

    4. Rezultatet e Pritura për Synimet Politike ..................................................................23

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 3

    1. Hyrje (Fjala e Ministrit)

    Si pasojë e qëllimeve për zhvillim ekonomik të Kosovës, zbutjen e varfërisë si dhe realizimin e të ardhurave më të larta për popullatën, Kosova e konsideron ndërtimin e Shoqërisë Informative si ndërmarrje emergjente.

    Të vetëdijshëm për rëndësinë historike dhe strategjike të kësaj çështjeje, Kosova si vend nënshkrues i iniciativave të Paktit të Stabilitetit: eSEE dhe bSEE, duke u përpjekur që në mënyrë koherente të përcjellë trendet dhe iniciativat Evropiane eEurope dhe eEurope+, konkluzionet e dokumenteve të konferencave parapërgatitore dhe të vet Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit të mbajtur në Tunis (16-18 Nëntor 2005), si dhe qëndrimin politik për ndërtimin e Shoqërisë së Informacionit në Kosovë, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka përfunduar Strategjinë Nacionale për Shoqëri Informative 2006-2012.

    Synimi strategjik i kësaj strategjie është “eKosova shoqëri e informacionit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor” .

    Me qëllim të implementimit të kësaj strategjie MTPT ka krijuar dhe hartuar politikat zhvillimore për sektorin e telekomunikacionit, të cilat shprehin më qartë hapat konkret që duhet ndërmarrë, si dhe definojnë rezultatet e pritura për afate kohore të përcaktuara, të paraqitura këto përmes dokumentit “Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit”.

    Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit janë pjesë integrale e politikave publike. Ato reflektojnë parimet për veprimet e shtetit në krijimin e një Shoqërie të Informacionit – fushave të interesit dhe mekanizmave rregullues – në një epokë të ndryshimeve shumë të shpejta teknologjike. Politikat Qeveritare të Telekomunikacionit marrin parasysh objektivat e vendosura për rregullimin e sferave të ndryshme të jetës sociale dhe zgjerimit të mundësive për paraqitjen e zgjidhjeve inovative.

    Këto parime shërbejnë si bazë për një plan veprues në krijimin e Shoqërisë së Informacionit. Plani veprues në fuqi është parim bazë për paraqitjen për çdo vit, të propozimeve specifike të entiteteve Qeveritare para Kabinetit, së bashku me oraret, burimet e financimeve dhe të përgjegjësve për implementimin e programeve të Politikave të Sektorit të Telekomunikacionit.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 4

    1.1 Qëllimi dhe Statusi i këtij Dokumenti

    Ky dokument përmban Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit të Qeverisë së Kosovës

    (QeK) për një periudhë afatmesme deri afatgjatë (përkohësisht e nënkuptuar që ti destinohet periudhës deri në qershor të vitit 2009 dhe, në mënyrë më të përgjithshme, periudhës dy vjeçare menjëherë pas deri në qershor të vitit 2011). Për qëllime të tanishme, “Politika e Sektorit të Telekomunikacionit” është e orientuar në:

    • Vizionin, prioritetet, si dhe në synimet dhe objektivat për sektorin e telekomunikacionit, siç është formuluar nga MTPT për aprovim nga Qeveria e Kosovës (QeK);

    • Detyrat kryesore që kërkohen për implementimin e vizionit, prioriteteve, si dhe synimeve dhe objektivave;

    • Rezultatet e pritura nga zbatimi i këtyre detyrave;

    • Në nivel të përdorshëm, në një renditje të indikatorëve matës ose të objektivave që tregojnë nivelin se sa të suksesshme janë rezultatet e implementimit të detyrave.

    Për më tepër, ky dokument jep një orar të përkohshëm për implementimin e detyrave të ndryshme. Ky orar është i barasvlershëm me Strategjinë e Sektorit për sektorin e telekomunikacionit. Në këtë rast, duhet të sqarohet se ky orar është subjekt i ndikimeve të rëndësishme nga jashtë, duke përfshirë, ndër të tjera, edhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

    Ky dokument do të duhet të adoptohet nga QeK dhe të publikohet. Ky dokument është gjithashtu një kontribut i MTPT-së për 1) procesin që është duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e qeverisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik, e cila është duke krijuar një vizion për 2020-ën dhe një plan veprues për 2007÷2013; dhe 2) Strategjinë Kombëtare për Shoqëri të Informacionit 2006÷2012.

    1.2. Sfondi

    QeK pranon se telekomunikimet janë një komponentë kritike e një vargu të gjerë të aktiviteteve ekonomike kombëtare, jetike për krijimin dhe kultivimin e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare, si dhe vendimtare në kohezionin shoqëror dhe në përhapjen e dijes tek të gjitha shtresat e shoqërisë.

    Në sferën ekonomike, disponueshmëria e një shumëllojshmërie të shërbimeve telekomunikuese moderne, i ndihmon bizneset në rritjen e prodhimtarisë dhe të rendimentit përmes krijimit të teknikave prodhuese më efikase dhe uljes së kostos së koordinimit të

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 5

    aktiviteteve ekonomike brenda dhe në mes të bizneseve. Për më tepër, industria e telekomunikacionit përgjithësisht përbën një sektor të fuqishëm të ekonomisë nga vetvetja e saj, duke siguruar një burim kryesor të punësimit, duke kontribuar me një pjesë të rëndësishme të Bruto Prodhimit Kombëtar (ang. GDP), si dhe duke shërbyer si një katalizator për krijimin e një fuqie punëtore me kualifikim të lartë për një ekonomi të bazuar në dije.

    Në sferën shoqërore, qasja gjithëpërfshirëse drejt besueshmërisë, çmimet transparente, kualiteti i mirë i shërbimeve telekomunikuese ndihmojnë në ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe të të qenit të informuar, si dhe lehtësojnë disponueshmërinë e një vargu të gjerë të shërbimeve.

    Në sferën e sektorit publik, ka prova të konsiderueshme që tregojnë se telekomunikacioni është një instrument i fuqishëm në përkrahje të transparencës, përgjegjësisë dhe efikasitetit të qeverisë.

    Prandaj, sektori i Telekomunikacionit, duke përfshirë të gjithë gamën e shërbimeve telekomunikuese dhe të informacionit, është njëri nga sektorët shërbyes më të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës.

    2. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Vizioni, Prioritetet dhe Synimet

    2.1. Në përgjithësi

    Kornizat për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në Kosovë të adresuara përmes kësaj Politike të Sektorit të Telekomunikacionit dhe listës shoqëruese të iniciativave të veçanta, janë të dizajnuara për zhvillim të mëtutjeshëm të një ekonomie të bazuar në informacion dhe të një shoqërie në përputhje me synimet e sektorit qeveritar. Objektivi themelor i Politikës së Sektorit të Telekomunikacionit është të krijojë kushte nën të cilat e gjithë fuqia e teknologjisë informative dhe komunikuese do të bënte të mundur rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, ngritjen e demokratizimit dhe kohezionit social të popullsisë së saj.

    Nisma i2010 e Komisionit Evropian thekson rolin vendimtar të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese (TIK) në arritjen e zhvillimit dhe objektivave të dala nga Strategjia e Lisbonës. Këto objektiva janë të mbështetura nga një kornizë rregullatore për komunikimet elektronike Evropiane, të dizajnuara për të sforcuar konkurrencën në treg, nxitjen e investimeve dhe përtëritjeve, me alternativë, kualitetin dhe çmimin më të ulët për përdoruesin.

    Synimet e Kosovës dhe të vendeve fqinje për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE) efektivisht i lidhin kornizat e politikës së Kosovës me ato të BE-së në kuptim të ambientit rregullator dhe të objektivave për përhapjen e TIK. QeK ka bërë hapin e parë në drejtim të harmonizimit të legjislacionit të saj përkatës me acquis communautaire dhe me praktikat e njohura rregullatore të BE-së. Megjithatë, ka ende zbrazësi. Në këtë aspekt, QeK është e vendosur që të zhvilloj sektorin e

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 6

    telekomunikacionit përmes implementimit të politikave që janë në përputhje me reformat e sektorit në tërë Bashkimin Evropian (BE) dhe në vendet tjera të botës së industrializuar. Për arritjen e këtij objektivi, QeK adopton këto synime politike:

    • Promovimin e hyrjes në treg,

    • Promovimin e konkurrencës dhe ambientit jo-diskriminuese,

    • Realizimin e Qasjes Universale,

    • Garantimin e përdorimit optimal të burimeve të kufizuara,

    • Krijimin e një sistemi ligjor më efektiv për monitorimin dhe mbikëqyrjen e sektorit, që ndihmon në:

    - qeverisje efikase dhe transparente, - mbrojtje të konsumatorit, dhe - shpërndarje të shërbimeve dhe teknologjive të reja e moderne për plotësimin e

    nevojave të përdoruesve.

    3. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Detyrat

    3.1. Shërbimet

    3.1.1. Shërbimet e Linjës-Fikse

    [3.1.1.a] Nënsektori i Linjës-Fikse duhet të jetë plotësisht i hapur ndaj konkurrencës në ofrimin

    e shërbimeve. Prandaj, të gjitha obligimet e mbetura të IPVQ-ve ndaj marrëveshjeve të respektueshme që diktojnë kushte të furnizimit monopolistik në sektorin e telekomunikimeve të linjës-fikse duhet të përfundojnë sa më parë që të jetë e mundur, dhe për asnjë rast më vonë se 31 Dhjetor 2007. Prandaj, QeK konfirmon si në vazhdim:

    • [3.1.1.a1] PTK duhet të kompletoj programin e saj për digjitalizimin e rrjetit të linjave fikse jo më larg se në fund të 2007.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 7

    • [3.1.1.a2] Brenda kufijve të vlerësimit të mbrojtjes dhe të sigurisë normale, nuk duhet të vendosen kufizime mbi shtrirjen dhe tipin e shërbimeve fikse që duhet të ofrohen, dhe as çfarëdo teknologjie e zbatueshme nuk duhet të përjashtohet prej përdorimit.

    • [3.1.1.a3] Konkurrenca duhet të futet nga sektori privat.

    • [3.1.1.a4] Në përputhje me direktivat e BE-së e të Organizatës Botërore të Tregtisë-OBT (ang. WTO) dhe me zotimet ekzistuese, nuk duhet të vihen pengesa që kanë të bëjnë me nacionalitetin (shtetësinë) e pronarit, rrjedhjen e kapitalit dhe çështjeve të ngjashme, ndaj atyre që dëshirojnë të hyjnë në treg.

    • [3.1.1.a5] Në rast të paraqitjes së nevojës për çfarëdo ndryshimi të ligjeve ekzistuese ose rregulloreve, që kanë të bëjnë me pronarin, investimet dhe rrjedhjen e kapitalit, të cilat kërkojnë zvogëlimin ose eliminimin e tërësishëm të pengesave për hyrjen në tregun e sektorit të telekomunikacionit, MTPT duhet të zhvilloj dhe të ia përcjell Qeverisë propozimet legjislative përkatëse.

    3.1.2. Shërbimet Mobile

    [3.1.2.a] Të gjitha detyrimet e IPVQ-ve për respektimin e marrëveshjeve që diktojnë kushte monopolistike të shërbimeve në sektorin e telekomunikacionit të shërbimeve mobile kanë përfunduar. QeK në lidhje me shërbimet mobile konfirmon si në vazhdim:

    • [3.1.2.a1] Në përputhje me direktivat e BE-së e të OBT-së dhe me zotimet ekzistuese, nuk duhet të vihen pengesa që kanë të bëjnë me nacionalitetin e pronarit, rrjedhjen e kapitalit dhe çështjeve të ngjashme, ndaj atyre që dëshirojnë të hyjnë në treg.

    • [3.1.2.a2] Resurset e Kufizuara të domosdoshme, siç është spektri elektromagnetik, duhet të bëhen të mundshme, në një mënyrë ekonomikisht efikase, për zhvillimin e mëtutjeshëm të nën-sektorit mobil si një tërësi.

    • [3.1.2.a3] Metodat dhe procedurat administrative të ART për shpërndarjen dhe caktimin e radiofrekuencave për rrjetat telekomunikuese në përgjithësi, ose rishpërndarjen dhe transferimin e frekuencave të caktuara kur të lipset, duhet të jenë transparente, jo diskriminuese dhe të shpejta.

    • [3.1.2.a4] Një ose më shumë licenca të veçanta për Operator të Rrjetit Virtual Mobil mund të jepen, me lejen e ART-së. Licencat e tilla do të lejonin furnizimin me shërbime mobile të përdoruesve, përmes ndërlidhjeve teknike me, dhe qasjes në, pajisjet e poseduesve ekzistues të licencave për shërbimet mobile, të tilla që ORVM-të të mund të krijojnë një identitet të rrjetit të veçantë, duke marr masa kuptimplota të kontrollës mbi shërbimet e ofruara dhe të hyrjes në kontrata me përdoruesit e shërbimeve në emër të saj.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 8

    • [3.1.2.a5] Në rast se më shumë konkurrencë në sektorin e shërbimeve mobile duhet futur, iniciativat duhet të vijnë nga sektori privat, duke njohur se ekziston një moratorium për lëshimin e licencave të reja mobile deri në prill të 2010.

    • [3.1.2.a6] Mëpastaj, ART do të promovoj dhe mbështes iniciativat tjera për Rrjetat dhe Shërbimet e Gjeneratës së tretë (3G) dhe gjeneratës së ardhshme të shërbimeve mobile dhe pa tela dhe për këtë do të lëshoj licenca të reja por duke u mbështetur në analizat për vetqëndrueshmëri të tregut.

    3.1.3. Shërbimet e Internetit

    [3.1.3.a] QeK konfirmon se efikasitetet e vërtetuara dhe përfitimet edukative dhe sociale të përdorimit të internetit në biznes, qeveri dhe përgjithësisht në shoqëri duhet të shfrytëzohen plotësisht në Kosovë. Për më tepër, QeK për shërbimet e Internetit konfirmon si në vazhdim:

    • [3.1.3.a1] Është synim i këtyre politikave, që të pajisen të gjitha shkollat dhe institucionet tjera akademike në territorin e Kosovës me qasje brezgjerë (broadband) të internetit, me kosto të arsyeshme ose minimale dhe për më tepër në përkrahjen e disponueshmërisë sa më të madhe të shtrirjes së qasjes së arsyeshme brezgjerë në internet për shumicën e popullsisë.

    • [3.1.3.a2] MTPT do të koordinojë programin për shpërndarjen e internetit në shkolla në bashkëpunim me MASHT, ART dhe palët tjera të interesuara.

    • [3.1.3.a3] Sektori privat duhet të prijë në ofrimin e internetit përmes furnizimit me shërbime dhe produkte në një ambient plotësisht të hapur të tregut. Qeveria do të shqyrtoj variante të reja dhe kreative të partneritetit privat-publik për shpërndarjen e shërbimeve të internetit brezgjerë nëpër shkolla dhe institucione tjera akademike, institucione shëndetësore publike, si dhe në institucione kulturore siç janë bibliotekat.

    • [3.1.3.a4] Aktiviteteve të tilla u është dhënë prioritet i lartë dhe çfarëdo pengese strukturore në realizimin e tyre do të mënjanohet. Në veçanti, MTPT-ja është përkrahëse e iniciativave që do të rrisin autonominë, efikasitetin, efektshmërin dhe gjithëpërfshirjen shoqërore të nënsektorit në baza nacionale dhe rajonale, siç është inkurajimi i krijimit të përmbajtjes në gjuhën lokale dhe krijimi i pikave shkëmbyese të shërbimeve të Internetit në mes të ofruesve të shërbimeve të Internetit në Kosovë (ang. peering point).

    • [3.1.3.a5] Qasja për neutralitet teknologjik për shpërndarjen e internetit duhet të aprovohet; pavarësisht nga kjo, është e njohur se teknologji të ndryshme (p.sh.: xDSL, WiMAX, wireless mesh networks, CDMA-450) mund të ofrojnë zgjidhje të suksesshme, megjithëse këto teknologji mund të shkaktojnë dallime të ndryshme dhe ndikime në infrastrukturën ekzistuese.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 9

    • [3.1.3.a6] Krijimi i Kornizës Qeveritare për Arkitekturën Organizative të Teknologjisë Informative për QeK, dhe aplikacionet e lidhura me e-qeverisjen që kjo arkitekturë do t’i mbështes, mund të jenë nxitës kyç në rritjen e penetrimit të internetit në Kosovë, si dhe është politikë e QeK që ky program duhet të zhvillohet dhe të implementohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

    3.1.4. Shërbimet e Emergjencës

    [3.1.4.a] QeK e njeh rëndësinë substanciale të telekomunikacionit në ofrimin e ndihmës me kohë tek personat në situata emergjente dhe në koordinimin e përpjekjeve për ndihmë në rast të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga vet njeriu. Prandaj, QeK pohon si në vijim:

    • [3.1.4.a1] MTPT, MPB, ART, institucionet e caktuara (si psh. policia, zjarrfikësit, ambulanca) dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese do të bashkëpunojnë në implementimin e një procesi, për t’iu prezantuar IPVQ-ve, që ka të bëjë me zhvillimin e shërbimeve të integruara të emergjencës, që përfshinë zhvillimin e një infrastrukture nyjore me mundësi të pozicionimit dhe lokalizimit të përshtatshëm (p.sh. Sistemi i Pozicionimit Global (GPS) / Galileo-driven) dhe funksionalitetin e përshtatshëm të Sistemit Informativ Gjeografik (GIS).

    • [3.1.4.a2] Për më tepër rekomandohet që një mori opsionesh duhet të shqyrtohen në lidhje me ofruesin e mundshëm të një shërbimi të tillë – për shembull, ofrues mund të jenë vet IPVQ-të apo PTK-ja; përndryshe, ofruesi mund të zgjedhet përmes një procesi të tenderimit, i cili do të ishte i hapur ndaj të gjithë operatorëve të licencuar sipas rregullit.

    • [3.1.4.a3] Sa më herët brenda një afati të zbatueshëm, duhet të ndërmerren masat në adoptimin e kornizës dhe procedurave të BE-së në lidhje me përdorimin e standardit “E-112” për numrin telefonik të emergjencës. Operatorëve Publik të Telekomunikacionit do të ju kërkohet, si e domosdoshme, që ti rregullojnë procedurat e tyre të thirrjes së emergjencës me këtë standard.

    • [3.1.4.a4] Zhvillimi i iniciativave dhe i planeve implementuese për emergjencë të integruar dhe i shërbimeve komunikuese të sigurisë publike duhet të përfshijë të gjitha palët e interesuara relevante nga sektori publik dhe ai privat. Praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare (p.sh. Marrëveshja e Tampere-s mbi Përdorimin e Telekomunikacioneve për Zbutjen e Fatkeqësisë dhe Operacioneve Ndihmëse (1998)) duhet të përfshihen në iniciativat dhe planet e tilla aq sa duhet.

    • [3.1.4.a5] Pjesëmarrësit në procesin e shërbimeve të emergjencës do të vlerësojnë mekanizmat alternativ të financimit për krijimin e infrastrukturës për E112, duke përfshirë: mekanizmat e kthimit të kostos, bazuar në vjeljen e mbingarkesave mbi faturat e abonentëve (vetëm abonentëve) ose nga rezervat e rritura të TVSH ose nga tatimimet tjera të veçanta (të gjithë tatimpaguesit); financimet e përbashkëta publike/private me disa nga modelet e kthimit të kufizuar të kostos; financimet private me mbështetjen e qeverisë në formë të garantimit të huadhënies me kamatë të ulët.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 10

    • [3.1.4.a6] MTPT do të koordinojë aktivitetet e palëve të interesuara në lidhje me zhvillimin e shërbimeve të integruara të emergjencës.

    3.2 Qasja Universale dhe Detyrimet e Shërbimit Universal

    [3.2.a] QeK tërheq vëmendjen se, në përputhje me zhvillimin social dhe politikat përfshirëse, shtresat shoqërore me gjendje të pafavorshme sociale dhe ekonomike, të cilat mund ta kenë të vështirë sigurimin e shërbimeve përmes ofrimit (furnizimit) të zakonshëm që ofron tregu, duhet që megjithatë të kenë qasje në shërbimet e telekomunikacionit me kosto të arsyeshme (“Qasja Universale”). Për më tepër, kërkesa për ofrimin e shërbimeve përkatëse mund t’u ngarkohet operatorëve të licencuar të telekomunikacionit (“Detyrimet e Shërbimit Universal” ose DShU).

    [3.2.b] QeK më tej, tërheq vëmendjen se plotësimi i Detyrimeve të Shërbimit Universal zakonisht kërkon një mekanizëm të subvencionimit; për të cilin rast është një shumëllojshmëri e mekanizmave të tillë të mundshëm, që mund të përdoren në arritjen e efektit maksimal të mundshëm për subvencionin më të ulët të mundshëm; dhe që studim i më tejmë kërkohet për përcaktimin se cili mekanizëm është më i përshtatshëm për kushtet aktuale që ekzistojnë dhe ato që priten të mbizotërojnë në një periudhë afatshkurtër në Kosovë.

    [3.2.b1] Brenda 12 muajve nga aprovimi i kësaj Politike Sektoriale, MTPT-ja dhe ART-ja së bashku do të udhëheqin një konsultim publik në lidhje me Qasjen Universale; brenda 3 muajve pas kësaj, ART-ja do të propozojë një regjim për Qasje Universale. Në përputhje me Nenin 49 të Ligjit mbi Telekomunikacionin, regjimi i propozuar do të identifikoj nevojat e qasjes universale, do të caktoj qëllimet dhe prioritetet për ofrimin me qasje universale, dhe do të siguroj nxitje për inkurajimin e ofrimit të saj.

    • [3.2.b2] Në minimum, regjimi do të përfshijë:

    - Qasje në shërbimet telefonike në dispozicion publik duke ia mundësuar përdoruesve realizimin dhe pranimin e thirrjeve lokale, kombëtare dhe atyre ndërkombëtare, komunikimin e faksit si dhe të mundësimit të Qasjes Funksionale në Internet, krejt këto me çmime të arsyeshme;

    - Qasje në informacion në një udhëzues të vetëm; - Qasje në telefonat publik me pagesë, e nga të cilët është e mundshme realizimi i

    thirrjeve të emergjencës duke mos pasur nevojë përdorimi të asnjë mënyre të pagesës; - Masat që do të iu mundësonin qasje të njëjtë, personave me aftësi të kufizuara, për

    shërbimet telefonike në dispozicion publik.

    • [3.2.b3] Regjimi i propozuar gjithashtu do të adresoj, ndër të tjera, çështjen se nëse kërkesat e Qasjes Universale do të duhet të inkorporohen në detyrimet rrjedhëse të licencës së operatorit, dhe nëse po, në cilat licenca të veçanta apo lloje të licencave, si dhe kriterin për përcaktimin kushteve nën të cilat operatorët dhe ofruesit e shërbimeve do të jenë të pranueshëm për subvencionim të Qasjes Universale.

    • [3.2.b4] Në lidhje me sa u tha më lartë, MTPT-ja dhe ART-ja bashkërisht do të udhëheqin një studim për të vlerësuar, ndër të tjera, variantet vijuese për financimin e Detyrimeve të

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 11

    Shërbimit Universal: 1) krijimin dhe mbajtjen e një Fondi të Shërbimit Universal, 2) vendosjen e një “mbingarkese-DShU” në thirrjet telefonike dalëse, 3) një mekanizëm i subvencionimit të furnizimit me këtë shërbim. Qëllimi i studimit është që të përcaktoj variantin më efikas, me kosto më të ulët për kushtet ekzistuese në Kosovë. Studimi do të përfshijë një analizë detale, të përshtatshme, të treguesve demografik, socio-ekonomik dhe treguesve të tjerë përkatës, për të përcaktuar nivelin kuantitativ të kërkesave për Shërbimin Universal në Kosovë.

    • [3.2.b5] Në këtë rast do të merren në shqyrtim proceset, rregullat dhe rregulloret e BE-së, si dhe praktikat më të mira të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve-BNT (ang. International Telecommunication Union – ITU) dhe të administratave tjera kombëtare.

    3.3 Rrjetat dhe Teknologjia

    [3.3.a] QeK tërheq vëmendjen që shpërndarja e teknologjive dhe e rrjetave të avancuara në Kosovë është zhvilluar me një ritëm jo të rregullt dhe në mënyrë të pakoordinuar, me pasoja negative për disponueshmërinë dhe arritshmërinë e që të dyja shërbimeve telekomunikuese – bazike dhe atyre të avancuara. Prandaj, në veçanti QeK pohon si në vazhdim:

    • [3.3.a1] Duhet dhënë prioritet shpërndarjes së një rrjete kurrizore (backbone) në nivel kombëtar me kapacitet të lartë, që lehtësisht do t’ju shërbejë të gjitha vendbanimeve kryesore të populluara anembanë vendit, me një unazë nëntokësore nëpër qytetet kryesore dhe me zgjatje (shtrirje) të përshtatshme nëpër pikat kryesore me aktivitete ekonomike dhe me përqendrim të popullsisë.

    • [3.3.a2] “Ishujt” aktual të copëzuar të shërbimit radio duhet të kalojnë në një platformë teknologjike të përbashkët dhe duhet të bëhen të ndërveprueshme në nivel të duhur (dhe në pajtueshmëri me p.sh. kërkesat për mbrojtje dhe siguri).

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 12

    3.4 Mbrojtja dhe Privaticiteti i Konsumatorit

    [3.4.a] QeK e konsideron të rëndësishme që të gjithë Operatorët Publik të Telekomunikacionit do të duhet të veprojnë si qytetarë të përgjegjshëm të korporatës, veçanërisht sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe privaticitetin e konsumatorit dhe në mënyrë konsistente me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    • [3.4.a1] Prandaj, ART urdhërohet që të krijoj një Kod minimal të Punës të aplikueshëm për të gjithë Operatorët Publik të Telekomunikacionit , i cili duhet të shpërndahet publikisht në formë të një rregulloreje të ART-së. Kodi i Punës do të vendos, ndër të tjera, standardet e caktuara të mbrojtjes dhe privaticitetit të konsumatorit.

    • [3.4.a2] ART urdhërohet gjithashtu që të ushtrojë autoritetin e saj në mbledhjen e të dhënave dhe statistikave në sektorin përkatës nga Operatorët Publik të Telekomunikacionit, me qëllim të përshkrimit gjeneral dhe zhvillimit të sektorit. Kur niveli i të dhënave dhe statistikave të tilla raportohen publikisht, standardet e aplikueshme të konfidencialitetit dhe privaticitetit duhet të zbatohen (p.sh. përmes totalit – grumbullimit).

    3.5 Sistemi Rregullator

    [3.5.a] QeK konsideron se ekzistimi i një agjensioni rregullator të telekomunikacionit, i pavarur, i fuqishëm, kompetent dhe efikas, si dhe i përgjegjshëm për një politikë rregullatori të qartë, konsekuente dhe mjaft të qëndrueshme, janë parakushte themelore për një menaxhim efektiv dhe mbikëqyrje të sektorit.

    • [3.5.a1] Prandaj, është politikë e QeK që ART-së duhet të i mundësohet që të ushtroj plotësisht, autoritetin e vet të duhur të rregullatorit, në një mënyrë konsekuente me praktikat më të mira botërore dhe me sistemin e përgjithshëm të BE për rregullimin e telekomunikacionit.

    • [3.5.a2] MTPT merr përsipër udhëheqjen për zhvillimin dhe koordinimin e çështjeve politike të sektorit, në bashkëpunim me ART dhe duke marr parasysh pikëpamjet e palëve të interesuara.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 13

    [3.5.b] QeK është në dijeni të një numri të çështjeve kyçe, që kërkojnë zgjidhjen më të shpejtë të mundshme, duke përfshirë: 1) eliminimin e konflikteve në mes të Ligjit mbi Telekomunikacionin dhe Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin; 2) zvogëlimin e ndikimeve të vazhdueshme politike mbi ART-në nga një pjesë e QeK; dhe 3) nevoja që ART-ja të bëhet më efektive dhe më efikase në kryerjen e përgjegjësive të saja sipas Ligjit mbi Telekomunikacionin, i nënshtruar ndaj mekanizmave përkatës të llogaridhënies dhe të raportimit, si dhe aplikimi i një Kodi të përshtatshëm të Sjelljes.

    [3.5.c] Prandaj, dispozitat vijuese të Ligjit mbi Telekomunikacionin duhet të ndryshohen sa më parë që të jetë e mundur –

    • [3.5.c1] Neni 4 (1) i Ligjit që konstaton se ART-ja është një organ “brenda Ministrisë” duhet të ndryshohet duke e fshirë thënien në thonjëza.

    • [3.5.c2] Neni 5 (4) i Ligjit, që ishte interpretuar si pengesë për ART-në nga mbledhja dhe mbajtja e të hollave të saja dhe nga posedimi i llogarisë së saj bankare, duhet të ndryshohet ashtu që të i lejohet ART-së, e nënshtruar ndaj revizionit të jashtëm të pavarur, raportimit dhe kërkesave të tjera të Nenit 5, të krijojë llogarinë e vet bankare, dhe të pranoj e të mbaj të hyrat nga proceset e saja të licencimit dhe të autorizimit.

    [3.5.d] QeK e pranon se ka pasur raste të shumta ku planifikimet dhe afatet e mandatuara paraprakisht nuk janë përmbushur.

    • [3.5.d1] Prandaj, ART urdhërohet që të krijoj një Plan Veprues real për adresimin e këtyre kërkesave dhe të rishikoj planifikimet dhe afatet e lidhura për to. ART-ja do të bashkëpunoj me MTPT-në në krijimin e Planit Veprues.

    3.6. Infrastruktura

    3.6.1. Kodet Shtetërore

    • [3.6.1.a] Është politikë e përgjithshme e QeK që Kosova duhet të kërkojë, dhe duhet të i jepet, një kod thirrës telefonik ndërkombëtar (“kodi shtetëror”) sa më parë që të jetë e mundur, në përputhje me zgjidhjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës dhe me atë se çka do të mund të përmbushet në transferimin e kompetencave.

    • [3.6.1.b] Krijimi i një Kodi Shtetëror të Top-Nivel Domenit - (ccTLD – Country Code Top Level Domain), i njohur gjithashtu si “kodi shtetëror për internet, për Kosovën është një aspekt i rëndësishëm në mbështetje dhe përkrahje të përdorimit komercial të internetit. Është e njohur se procedurat zyrtare për sigurimin e një kodi të tillë – ccTLD për Kosovën, përmes Korporatës së Internetit për Përcaktimin e Emrave dhe Numrave (ICAN – Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) dhe Agjensionit Shërbyes ISO 3166 të Kombeve të Bashkuara (ISO 3166/MA), mund të vazhdohen vetëm pas zgjidhjes së statusit

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 14

    të Kosovës. Megjithatë, një numër i iniciativave mund të ndërmerren në pritje të një zgjidhje të tillë, të cilat do të thjeshtonin çështjet operacionale në lidhje me përvetësimin e ccTLD-së dhe administrimin në periudhën pas statusore. Në veçanti, ART urdhërohet që, sa më parë që të jetë e mundur, të ndërmerr aktivitetet e nevojshme për përzgjedhjen dhe/ose vendosjen e një Menaxheri për ccTLD në përputhje me kërkesat e vendosura nga ICANN.1

    • [3.6.1.c] Aktivitetet e ART në lidhje me kodin shtetëror duhet të jenë ngushtë të ndërlidhura me Zyrën e Presidentit dhe MTPT.

    • [3.6.1.d] Pa e vonuar futjen në përdorim të planit të ri kombëtar të numeracionit, ART do të siguroj që përpjekjet e tyre në lidhje me të dy iniciativat janë të koordinuara dhe në marrëveshje.

    3.6.2 E drejta për shteg (ang. Rights of Way)

    [3.6.1a] MTPT ka vërejtur se ekzistojnë infrastruktura të ndryshme nacionale dhe komunale, e drejta e përdorimit e të cilave (ROW – Right of Way) mund të iu ofroj operatorëve mundësinë e shpërndarjes së pajisjeve telekomunikuese më shpejtë dhe me kosto më të ulët sesa do të ishte në një rast të kundërt. Shembuj të infrastrukturave të tilla përfshijnë hapësirat anash linjave hekurudhore, udhët automobilistike; shtyllat dhe tubat për bartjen e elektricitetit; kanalet dhe tubacionet tjera të ndryshme nëntokësore; sistemet komunale të nxehjes dhe të kanalizimit; etj. (bashkërisht, “Infrastrukturat Alternative”). Është politikë e përgjithshme e QeK që të inkurajojë shfrytëzimin e Infrastrukturave Alternative për qëllime të telekomunikacionit, në shkallë të zbatueshme dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme.

    • [3.6.1.a1] Asnjë Operatorë Publik i Telekomunikacionit nuk mund të hyj në marrëveshje, me një ofrues të infrastrukturës së tillë alternative, që do të shpinte në të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të infrastrukturës kur janë në pyetje qëllimet telekomunikuese.

    3.6.3. Çështje të tjera në lidhje me infrastrukturën

    [3.6.3.a] Është politikë e përgjithshme e QeK që përdorimi i përbashkët i infrastrukturës në

    mes dhe ndërmjet Operatorëve Publik të Telekomunikacionit (duke përfshirë, por jo duke u 1 Shih ICP-1: Internet Domain System Structure and Delegation (ccTLD Administration and Delegation) , http://www.icann.org/icp/icp-1.htm

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 15

    kufizuar në, pajisjet kurrizore-backbone, shtyllat, tubacionet dhe godinat) duhet të jetë i detyrueshëm, në shkallë të zbatueshme dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Telekomunikacionin dhe në veçanti kur infrastruktura është e zotëruar nga një Operator me Fuqi të Ndjeshme në Treg, siç kërkohet nga acquis communautaire të BE-së. Cilido refuzim, nga ana e një Operatori Publik të Telekomunikacionit, duhet të mbështetet nga një justifikim teknik/ekonomik mjaft i detajuar dhe i dokumentuar. Gjithashtu, çdo refuzim i tillë do të i nënshtrohet rishqyrtimit nga ART-ja, me kërkesë të palës së refuzuar. Një Operator Publik i Telekomunikacionit i cili është pronar i infrastrukturës për përdorim të përbashkët mund të kërkoj pagesë për përdorimin e përbashkët të të njëjtës, e cila pagesë duhet të jetë e arsyeshme, jo diskriminuese, publike, dhe e nënshtruar për rishqyrtim nga ART-ja.

    [3.6.3.b] Duhet të ndërmerren masa për të inkurajuar implementimin e Nyjës shkëmbyese të Internetit (Internet Exchange Point) / marrëveshjet e bëra ndërmjet ISP-ve në Kosovë. (Shiko gjithashtu Seksionin 3.1.3.)

    [3.6.3.c] Kosova e përkrah zbatimin e iniciativës së Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore të përshkruar në memorandumin e Mirëkuptimit për Brezgjerësi, duke përfshirë Iniciativën Elektronike të Evropës Jug Lindore (“EEJL” – “ ESEE”) për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit në EJL 2007-2012 (“ESEE Agjenda +”).

    3.7. Menaxhimi me Resurset e Kufizuara

    [3.7.a] MTPT tërheq vëmendjen për ekzistencën e disa resurseve nacionale të rëndësishme dhe të kufizuara (“Resurset e Kufizuara”), menaxhimi efektiv dhe efikas i të cilave është i nevojshëm për të nxjerr përfitimet maksimale për sektorin e telekomunikacionit dhe për ekonominë e Kosovës si një tërësi. Këto resurse përfshijnë, por nuk janë domosdoshmërisht të kufizuara në, Hapësirën e Numeracionit, Spektrin Elektromagnetik, dhe të Drejtat për Shteg - (Rights of Way) lokale dhe kombëtare.

    [3.7.b] Për më tepër MTPT tërheq vëmendjen që çfarëdo mase e miratuar në lidhje me Resurset e Kufizuara duhet të përfshijë maksimumin që është e mundur të arrihet me kompetencat e transferuara.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 16

    3.7.1. Numeracioni

    [3.7.1.a] QeK tërheq vëmendjen për nevojën e një Plani Nacional të Numeracionit të unifikuar, që do të përkrahte fleksibilitetin e përgjithshëm në numeracion si dhe hyrjen me lehtësi të pjesëmarrësve të rinj. Gjithashtu, pasi që Plani Nacional i Numeracionit të jetë vendosur, vëmendje të vazhdueshme duhet kushtuar mirëmbajtjes së tij, efekteve ndaj ofruesve, si dhe ndërlikimeve dhe ndikimeve të tij. ART-ja urdhërohet të aprovoj Planin Nacional të Numeracionit, i cili është zhvilluar përmes Konsultimeve Publike me palët kryesore të interesuara.

    3.7.2. Spektri

    [3.7.2.a] Ekziston nevoja për një qasje sistematike dhe të qëndrueshme sa i përket çështjes së shpërndarjes, caktimit, monitorimit dhe çmimit të spektrit. Mekanizma të tillë duhet të garantojnë që resurset e spektrit janë bërë të disponueshme në një mënyrë transparente, të parashikueshme dhe ekonomikisht të efektshme, përderisa në të njëjtën kohë përkrahin lehtësinë e hyrjes për ofruesit e rinj dhe në veçanti paraqitjen e teknologjive brezëgjera pa tela. Gjithashtu, pasi mekanizma të tillë të jenë vendosur, vëmendje e vazhdueshme duhet kushtuar mirëmbajtjes së tyre, efekteve ndaj përdoruesve të spektrit (p.sh. koordinimit të planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve nacionale dhe regjionale), si dhe ndërlikimeve dhe ndikimeve të tyre.

    • [3.7.2.a1] ART urdhërohet që të udhëheq, sa më parë që të jetë e mundur, një studim me qëllim të përgatitjes së një dokumenti vendosësh-rregullash që ka të bëjë me mekanizmat më të paanshëm dhe transparent për çmimin e spektrit.

    • [3.7.2.a2] Në përputhje me përgjegjësitë e veta sipas Ligjit mbi Telekomunikacionin, ART-ja duhet të zhvilloj sa më parë që të jetë e mundshme dhe në nivelin më të lartë të mundshëm, aftësinë për të kryer monitorimin e spektrit të saj dhe funksioneve zbatuese, si dhe për këtë qëllim duhet të pajiset me pajisjet e duhura për monitorim të spektrit.

    • [3.7.2.a3] Brenda kufijve të zbatueshëm të Ligjit mbi Telekomunikacionin, ART-ja duhet të krijoj marrëdhënie me agjensionet rregullatore homologe të regjionit për çështjet e koordinimit të frekuencave ndër-kufitare.

    • [3.7.2.a4] Kur spektri i ndarë (i dhënë) në formë të rregullt, për operatorët ose përdoruesit tjerë, është ose i papërdorur ose i përdorur pjesërisht, ART-ja mund të kërkoj nga operatori

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 17

    ose përdoruesi përkatës që të jep një justifikim me shkrim për vazhdim të posedimit të atij spektri. Në atë rast, ART-ja do të rishqyrtoj justifikimin e tillë dhe, pasi që nga ART-ja konsiderohet se një vazhdim i mbajtjes së spektrit në fjalë operatorit ose përdoruesit përkatës nuk është i garantuar, atëherë ART-ja mund të ndërmerr veprimin e rimarrjes së spektrit në fjalë dhe kthimin në bashkësinë e spektrit të pa ndarë.

    • [3.7.2.a5] ART do të siguroj në mënyrë aktive se tabela kombëtare e shpërndarjes dhe caktimit të frekuencave për Kosovën qëndron në përputhje plotësisht të zbatueshme me ‘Tabelën e Përgjithshme Shpërndarëse Evropiane’ (ang: the European Common Allocation Table), duke përfshirë freskimin e tabelës me qëllim të organizimit të tabelës kombëtare sipas Vendimit për Radio Spektrin (676(2002)EC) dhe ligjet tjera të ngjashme të Komisioni Evropian.

    • [3.7.2.a6] Deri në shkallën sa aktivitetet e ART-së për monitorimin dhe menaxhimin e spektrit kërkojnë asistencë teknike dhe shpenzime kapitale të jashtëzakonshme, ART-ja në koordinim me MTPT-në do të paraqes kërkesën për financimet e nevojshme.

    3.8. Struktura e Sektorit dhe Liberalizimi

    [3.8.a] Është politikë e përgjithshme e QeK që të vazhdojë dhe të përshpejtojë procesin e liberalizimit të plotë në sektorin e telekomunikacionit, në përputhje me praktikat më të mira botërore dhe me standardet e zbatueshme të BE-së.

    Aspektet specifike të këtij procesi të liberalizimit janë adresuar në nën-paragrafët e mëposhtme 3.8.1 ÷ 3.8.5.

    3.8.1. Situata në PTK

    • [3.8.1.a1] Është politikë e QeK që PTK-ja duhet të vazhdoj me proceset e riorganizimit dhe

    ristrukturimit aktual, me objektivat e përgjithshme të shtimit të pronës (aseteve) dhe vlerës së tyre, uljes së shpenzimeve dhe rritjes së efikasitetit.

    • [3.8.1.a2] Është politikë e QeK që PTK-ja të reagoj në mënyrë transparente dhe konstruktive drejt së ardhmes dhe realitetit të konkurrencës.

    • [3.8.1.a3] Është politikë e QeK që të inkurajojë, posa të jetë e zbatueshme, pjesëmarrjen publike/private në PTK, duke marr parasysh së bashku përfitimet e mundshme dhe

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 18

    rrjedhimet sociale të pjesëmarrjes së tillë dhe me synim të privatizimit të kompanisë, pasi pengesat strukturore të jenë larguar.

    • [3.8.1.a4] Një Grup Studimor i koordinuar nga MTPT-ja, dhe i përbërë nga përfaqësuesit e zyrës së Kryeministrit, MEF-it, AKM-së, ART-së dhe PTK-së dhe sipas nevojës me mbështetjen e konsulentës ndërkombëtare, duhet të formohet për të analizuar dhe rekomanduar variantin më të mirë të partneritetit publik/privat për PTK-në. Rekomandimet duhet të përmbajnë pikëpamjet e palëve të interesuara adekuate dhe duhet të përfshijnë afatet dhe parashikimet për implementimin e variantit të rekomanduar.

    • [3.8.1.a5] MTPT do të paraqes një kërkesë për financimin e mbështetjes së punës së Grupit Studimor.

    3.8.2. Licencimi

    [3.8.2.a] Aktualisht një regjim i licencimeve të veçanta mbizotëron në Kosovë dhe MTPT dhe ART kanë tërhequr vërejtjen që shembuj të aktiviteteve telekomunikuese të pa licencuara vazhdojnë të ndodhin.

    [3.8.2.b] Gjithashtu, Ligji aktual mbi Telekomunikacionin përmban dispozita të aplikueshme për regjimin e licencimit të harmonizuara me BE-në, por nuk specifikon se në cilën kornizë të harmonizuar të BE-së është menduar (p.sh. 1998 përkundër 2002).

    [3.8.2.c] Përfundimisht, MTPT konsideron se, aty ku nuk përfshihet përdorimi i Resurseve të Kufizuara, regjimi i licencimit duhet të siguroj thjeshtësi të disponueshmërisë së saj, pagesë modeste ose minimale, si dhe mbrojtje adekuate të konsumatorit.

    • [3.8.2.c1] Prandaj, MTPT e urdhëron ART-në që të:

    o Qartësoj kornizën e zbatueshme të harmonizuar me BE-në që ka të bëj me licencimin o Krijoj klasat e duhura të licencimit / autorizimit / regjistrimit o Krijoj direktivat e duhura për kalimin nga regjimi aktual i licencimeve individuale në

    regjimin e regjistrimeve në pajtueshmëri me pakot aktuale të Direktivave të BE-së.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 19

    3.8.3. Operatorët me fuqi të ndjeshme në treg

    [3.8.3.a] MTPT gjithashtu tërheq vëmendjen për përgjegjësinë e ART-së, sipas Ligjit mbi Telekomunikacionin, në përcaktimin nëse ofruesit e veçantë të shërbimeve kanë fuqi të ndjeshme në treg.

    • [3.8.3.a1] Prandaj, ART urdhërohet që, posa kjo të jetë e zbatueshme, të udhëheq një Studim për Definimin e Tregut. Ky studim duhet të përputhet me sistemin dhe direktivat e duhura të BE-së në lidhje me definimin e tregut, dhe duhet të jetë mjaft i gjerë ashtu që të merr parasysh evoluimin e konvergjencës së tregjeve dhe të teknologjive, veçanërisht në lidhje me shërbimet e ashtuquajtura “triple play” (një pako e shërbimeve të zërit, të qasjes në internet-të-shpejtësisë-së-lartë dhe të videos). Gjithashtu, ky studim duhet të freskohet më pas nga ART-ja kur të jetë e nevojshme.

    • [3.8.3.a2] ART-ja duhet të merr parasysh dispozitat e Ligjit për Konkurrencën në udhëheqjen e kësaj pune, dhe duhet që të bashkëpunoj me Komisionin Kosovar të Konkurrencës (KKK) atëherë kur ky organ të jetë krijuar siç parashihet me Ligjin në fjalë.

    3.8.4. Interkoneksioni, shfrytëzimi i përbashkët i resurseve (ang. Unbundling) dhe Roaming-u

    [3.8.4.a] Interkonekcioni është një nga parakushtet kyçe si për zhvillimin efektiv të sektorit të telekomunikacionit ashtu edhe për krijimin e konkurrencës së shëndosh në këtë sektor, rrjedhimisht krijimi i një regjimi efektiv të interkonekcionit është një objektiv kryesor i politikës së sektorit.

    • [3.8.4.a1] Prandaj, ART urdhërohet që të garantoj, përmes rregullimit të duhur, se interkonekcioni në mes rrjetave është i lehtësuar, në çdo pikë të mundshme, me kohë dhe në mënyrë jo diskriminuese; dhe se shërbimet e interkonekcionit janë të ofruara sipas tarifave të

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 20

    orientuara në kosto që janë transparente, të arsyeshme dhe jo në pako ashtu që të sigurohet që komponentët e rrjetit që nuk përdoren të mos përfshihen në çmim.

    • [3.8.4.a2] Mundësia për “roaming”, p.sh. aftësia e abonentëve të telefonisë mobile për të përdorur shërbimet e rrjetave tjera teknologjikisht të pajtueshme kur rrjeta në të cilën ata janë të abonuar nuk ofron mbulueshmëri në një zonë të caktuar gjeografike, është esenciale për zhvillimin e konkurrencës së shëndosh në nënsektorin e shërbimeve mobile. Prandaj, është politikë e QeK që roamingu në territorin e Kosovës duhet të mundësohet deri në nivelin maksimal të mundshëm. Gjithashtu, në rast të hyrjes së ndonjë operatori të ri në treg, duhet që të i mundësohet roamingu me operatorët ekzistues me përpikëri dhe menjëherë.

    3.8.5. Çmimet dhe Tarifat

    [3.8.5.a] Në përputhje me direktivat e Ligjit mbi Telekomunikacionin, ART urdhërohet që të zhvilloj dhe të implementoj një sistem të detajuar të politikës së çmimeve/tarifave. Në këtë rast, ART-ja do të gjykoj nëse tarifat për shërbimet themelore do të duhet të i nënshtrohen një formule të kufizimit të çmimit maksimal (price cap) të aplikuar për një shportë të shërbimeve.

    [3.8.5.b] Në përputhje me politikën e çmimeve/tarifave, dhe me iniciativat e përgjithshme botërore drejt uljes së tarifave ndërkombëtare, është politikë e MTPT që PTK-ja do të duhej menjëherë të ndërmerr aktivitete të rebalancimit të tarifave, me qëllim të sjelljes së tarifave në korrelacion sa më të afërt me koston. Duke njohur ndikimet e mundshme afatshkurtra të pafavorshme ekonomikisht të rebalancimeve të tilla, çdo përpjekje duhet bërë në drejtim të minimizimit të ndikimeve të tilla ndaj qytetarëve të Kosovës.

    3.9. Resurset Njerëzore

    [3.9.a] Krijimi i resurseve njerëzore luan një rol kyç në implementimin e synimeve të vendosura nga kjo Politikë e Sektorit të Telekomunikacionit. Gjithashtu, mund të parashikohet se shfaqja e operatorëve të rinj do të krijojë mundësi të konsiderueshme punësimi në këtë sektor. Në

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 21

    të njëjtën kohë, evolucioni i sektorit mund të parashtroj kërkesa për profesione alternative dhe rikualifikime të punëtorëve.

    • [3.9.a1] Prandaj, bashkëpunim i ngushtë duhet të zhvillohet në mes të aktorëve në sektorin e telekomunikacionit dhe institucioneve edukative në sektorin e telekomunikacionit, me theks të veçantë në:

    o Zgjerimin dhe freskimin e planit mësimor, për mbajtjen aktuale me zhvillimet teknologjike dhe për përfshirjen e një game të gjerë të materialeve-lëndëve të përshtatshme (p.sh. menaxhimi dhe administrimi i telekomunikimeve; kërkesat e hyrjes dhe integrimit në BE);

    o Zgjerimin dhe përmirësimin e kualifikimeve gjuhësore; o Shfrytëzimin maksimal të mundshëm të kurseve, seminareve dhe burimeve të

    përshtatshme të ofruara nga BNT-ja – (ITU-ja) dhe nga organizatat tjera ndërkombëtare në fushën e telekomunikimeve;

    o Programet për profesione alternative dhe rikualifikime.

    3.10. Politikat Investuese

    [3.10.a] Është politikë e QeK që Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit duhet të jenë plotësisht në linjë me objektivat më të gjëra kombëtare për përkrahjen e investimeve kapitale në Kosovë.

    • [3.10.a1] Në veçanti, kjo Politikë e Sektorit të Telekomunikacionit, së bashku me legjislacionin dhe normat mbështetëse, ka për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për investime në fushat vijuese, përveç të tjerash:

    o Në infrastrukturën dhe rrjetat e linjës-fikse; o Në infrastrukturën dhe rrjetat celulare/mobile; o Në infrastrukturën dhe rrjetat fikse-pa-tela dhe brezgjera (broadband).

    • [3.10.a2] Më veçanërisht ekziston një nevojë e vazhdueshme e QeK që të zgjeroj, të

    përmirësoj dhe të integroj sistemin, pajisjet dhe infrastrukturën e saj të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese – TIK, me adresim të veçantë në komunikimet Qeveri-Qeveri (G2G), Qeveri-Biznes (G2B), Qeveri-Qytetar (G2C).Sigurimi i fondeve të bashkërenduara për TIK nga QeK do të mund të arrinte ekonomizimin e qëllimit dhe shkallës, rritjen e ndërveprueshmëris së sistemeve, dhe do të shërbente gjithashtu si katalizator për më shumë aktivitete investuese.

    • [3.10.b] MTPT-ja do të përpiqet aktivisht në identifikimin, provimin dhe ndihmimin e iniciativave të veçanta që qojnë përpara objektivat e mësipërme, me adresim të veçantë në zhvillimin e Kornizës Qeveritare për Arkitekturën Organizative të Teknologjisë Informative të QeK.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 22

    3.11. Ligji mbi Telekomunikacionin

    [3.11.a] MTPT dhe ART së bashku tërheqin vëmendjen se ekziston një numër i ndryshimeve të

    nevojshme për Ligjin mbi Telekomunikacionin, për qartësimin e disa çështjeve dhe afrimin e ligjit më në linjë me praktikat më të mira të shprehura në acquis communautaire të Bashkimit Evropian për komunikimet elektronike:

    • [3.11.a1] Më e rëndësishmja, qartësimi i ndarjes së juridiksionit aktual në mes të Komisionit për Media dhe ART-së për çështje të spektrit, duke e bërë të qartë se ART-ja është përgjegjëse për çështje të caktimit dhe menaxhimit të spektrit në sektorin e transmetimit difuzif.

    [3.11.b] Brenda gjashtë (6) muajve nga miratimi i Politikës së tanishme, një rishikim i plotë i Ligjit mbi Telekomunikacionin duhet të udhëhiqet nga MTPT në bashkëpunim me ART, për qëllime të shprehura si më sipër në 3.11a dhe një pako e amendamenteve të domosdoshme më urgjente duhet të përgatiten.

    3.12. Rishikim i Politikave

    [3.12.a] MTPT do të udhëheq një rishikim të kësaj Politike Sektoriale dhe të implementimit të saj dhe do të ia prezantoj një raport për këtë Qeverisë, duke përfshirë rekomandimet e veta për ndryshimet e nevojshme, deri në fund të 3Q 2009.

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 23

    4. Rezultatet e Pritura për Synimet Politike

    Paragrafi

    Nr. Sfera e Politikës Rezultatet e Pritura Afati Kohor

    4.1 Shërbimet:

    4.1.1 Shërbimet e Linjës-Fikse

    - Kompletimi i digjitalizimit të rrjetës - Rritja e penetrimit nga 5.6% në 15% - Rritja e penetrimit nga 15% në 25%

    Fundi i 2007 Fundi i 2008 Fundi i 2010

    4.1.2 Shërbimet Mobile - Rritja e penetrimit në telefoninë mobile nga 30% në 45%

    - Rritja e penetrimit të telefonisë mobile nga 45% në 75%

    - Paraqitja e së paku një Operatori të Rrjetit Virtual Mobil (MVNO)

    Fundi i 2008 Fundi i 2010 Adoptimi i politikave + 12 muaj

    4.1.3 Shërbimet e Internetit

    - Shpërndarja e Internetit brezgjerë në të gjitha shkollat dhe institucionet akademike

    - Rritja e penetrimit nga 11.2% në 25% - Rritja e penetrimit nga 25% në 40% - Krijimi i Kornizës Qeveritare për

    Arkitekturën Organizative të TI

    Fundi i 2008 Fundi i 2009 2Q 2011 Fundi i 2008

    4.1.4 Shërbimet e Emergjencës

    - Implementimi i numrit standard të emergjencës “E-112”

    - Përgatitja e planit për zhvillimin e shërbimeve të emergjencës në Kosovë

    - Implementimi i shërbimeve të integruara të emergjencës

    4Q 2008 3Q 2008 4Q 2009

    4.2 Shërbimet Universale /USO

    - Konsultime publike për Qasjen Universale - Propozimi i regjimit për Qasjen Universale

    Adoptimi i politikave + 12 muaj Adoptimi i politikave + 15 muaj

    4.3 Rrjetat dhe Teknologjia

    - Zhvillimi rrjetës nacionale kurrizore (backbone) e kapacitetit të lartë

    - Migrimi i radio sistemeve kryesore kah një platformë e përbashkët

    Fundi i 2008 Fundi i 2009

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 24

    Paragrafi Nr. Sfera e Politikës Rezultatet e Pritura Afati Kohor

    4.4 Mbrojtja/ Privaticiteti i Konsumatorit

    - Zhvillimi i Kodit të Punës i aplikueshëm për të gjithë Ofruesit e Shërbimeve Telekomunikuese

    - Mbledhja e rregullt dhe publikimi i statistikave që e karakterizojnë statusin dhe zhvillimin e sektorit

    4Q 2007 Data e parë 4Q 2007; dhe pastaj për çdo vit

    4.5 Sistemi Rregullator - Amendamentimi i neneve 4(1) dhe 5(4) i Ligjit të Telekomunikacionit

    - Zgjidhja e kundërshtive në mes të Ligjit të Telekomunikacionit dhe Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin

    - Zhvillimi i Planit Veprues të ART-së

    4Q 2007 4Q 2007 3Q 2007

    4.6 Infrastruktura - Marrja e kodit thirrës për shërbimet telefonike dhe kodit për Top Nivelin e Domenit Nacional për shërbime të Internetit – Kodit Shtetëror për Domenin Top-Nivel

    - Zgjedhja e Menaxherit për Top Nivelin e

    Domenit Nacional – Domenin Top-Nivel për shërbime të Internetit

    - Promovimi i nyjave të përbashkëta në mes të Ofruesve të shërbimeve të Internetit

    Sa më shpejtë që është e mundur pas zgjidhjes së çështjes së statusit shtetëror Fundi i 2007 Fundi i 2007

    4.7 Menaxhimi i Resurseve të Kufizuara:

    4.7.1 Numeracioni - Adoptimi i një Plani Nacional unik të Numeracionit

    2Q deri 3Q 2007

    4.7.2 Spektri - Zhvillimi i çmimoreve për spektrin frekuencor

    - Fuqizimi i plotë e ART-së për monitorimin dhe zbatimin e funksioneve që kanë të bëjnë me spektër frekuencor

    3Q deri 4Q 2007

    Fundi i 2007

    4.8 Struktura e Sektorit dhe Liberalizimi:

    4.8.1 Situata në PTK - Krijimi i Grupit Studimor i cili do të udhëheq procesin që do të rekomandoj opsionet më të mira të partneriteteve Publiko/Private për PTK-në sh.a.

    - Kompletimi i punës së Grupit Studimor

    4Q 2007

    2Q 2008

    4.8.2 Licencimi - Krijimi i kategorive të përshtatshme për licencim/autorizim/regjistrim dhe udhëzuesve të përshtatshëm për të kaluar nga regjimi aktual në regjimin e kategorive të licencave/autorizimeve/regjistrimeve.

    4Q 2007

  • Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit

    Faqe 25

    Paragrafi Nr. Sfera e Politikës Rezultatet e Pritura Afati Kohor

    4.8.3 Operatorët me Fuqi Dominante në Treg

    - Fillimi i Studimit për Definimin e Tregut me qëllim të shpalljes së operatorëve me Fuqi Dominante në Treg

    - Kompletimi i Studimit për Definimin e Tregut

    4Q 2007 3Q 2008

    4.8.4 Interkoneksioni, shfrytëzimi i përbashkët i resurseve dhe Roaming-u

    - Implementimi i regjimit të përshtatshëm për Interkoneksion dhe shfrytëzim të përbashkët të resurseve ekzistuese

    Fundi i 2008

    4.8.5 Çmimet dhe Tarifat - Zhvillimi dhe implementimi i detajuar i sistemit të politikave për çmimet/tarifat

    - Implementimi i rebalancimit të tarifave nga PTK sh.a

    1Q 2008 2Q 2008

    4.9 Resurset Njerëzore - Progresi i demonstruar dhe kuantifikuar në secilën prej 4 fushave të renditura në 3.9a1

    Data e parë fundi i 2007; dhe pastaj matja e progresit për çdo vit

    4.10 Politikat Investuese - Çfarëdo iniciative specifike që i qon përpara objektivat promovuese të investimeve të propozuara në 3.10

    (Pa kohë të përcaktuar)

    4.11 Ligji i Telekomunikacionit

    - Rishikimi i Ligjit dhe përgatitja e pakos së amendamenteve të nevojshme më urgjente

    Adoptimi i politikave + 6 muaj; përgatitja e pakos brenda tri muajve të ardhshëm

    4.12 Rishikim i Politikave

    - Rishikimi i Politikës Sektoriale nga MTPT + raporti për QeK

    3Q 2009