Marigold · Web viewFuqia mbirëse e farërave të mira luhatet nga 60 – 80% ndërsa sasia e...

5
SONNENTOR shpk Kalendula Calendula officinalis L. Pjesët e zakonshme për përdorim : Kokat e lules të thara, të plota ose të grira Emri i zakonshëm : lule kalendule Përdorimi dhe lëndët që përmban : Kalendula është kultivuar në Evropë që nga shekulli i 17të, kryesisht si bimë zbukuruese por edhe si bimë mjekësore. Kultivohet si bimë mjekësore në Gjermani, Hungari, Çeki, Rusi, Poloni, Austri, Zvicër dhe kohët e fundit në Siri dhe Egjipt. Lulet përdoren në çaj si bimë zbukurimi por njëkohësisht veprojnë si qetësues për sëmundjet e stomakut dhe zorrëve. Infuzioni i luleve mund të përdoret për ulurat e duodenit. Lulet e kalendulës përmbajnë pak vaj eterik (deri 0,02%). Përbërësit kryesorë janë: glukozid kuercetine dhe glukozid vaj kamfori si ngjyrues karoteinik, që përdoren në industrinë ushqimore. Kremi i kalendulës qetëson acarimet dhe shëron plagët ndërsa pigmentet përdoren për ngjyrimin e yndyrave dhe ushqimeve. Përbërësit e kësaj luleje kur përdoren si medikamente veprojnë si qetësues dhe ndikojnë në homeopatinë. Botanika Kalendula është bimë njëvjeçare ose rrallëherë dyvjeçare barishtore që i përket familjes Asteraceae. Është vendase e bregut të Mesdheut dhe në zonat perëndimore të Azisë. Rrënja boshtore e saj depërton thellë. Kërcelli është 40 – 70 cm i lartë, i drejtë me cepa me pak Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

Transcript of Marigold · Web viewFuqia mbirëse e farërave të mira luhatet nga 60 – 80% ndërsa sasia e...

SONNENTOR shpk

KalendulaCalendula officinalis L.

Pjesët e zakonshme për përdorim: Kokat e lules të thara, të plota ose të grira

Emri i zakonshëm: lule kalendule

Përdorimi dhe lëndët që përmban: Kalendula është kultivuar në Evropë që nga shekulli i 17të, kryesisht si bimë zbukuruese por edhe si bimë mjekësore. Kultivohet si bimë mjekësore në Gjermani, Hungari, Çeki, Rusi, Poloni, Austri, Zvicër dhe kohët e fundit në Siri dhe Egjipt. Lulet përdoren në çaj si bimë zbukurimi por njëkohësisht veprojnë si qetësues për sëmundjet e stomakut dhe zorrëve. Infuzioni i luleve mund të përdoret për ulurat e duodenit. Lulet e kalendulës përmbajnë pak vaj eterik (deri 0,02%). Përbërësit kryesorë janë: glukozid kuercetine dhe glukozid vaj kamfori si ngjyrues karoteinik, që përdoren në industrinë ushqimore. Kremi i kalendulës qetëson acarimet dhe shëron plagët ndërsa pigmentet përdoren për ngjyrimin e yndyrave dhe ushqimeve. Përbërësit e kësaj luleje kur përdoren si medikamente veprojnë si qetësues dhe ndikojnë në homeopatinë.

BotanikaKalendula është bimë njëvjeçare ose rrallëherë dyvjeçare barishtore që i përket familjes Asteraceae. Është vendase e bregut të Mesdheut dhe në zonat perëndimore të Azisë.

Rrënja boshtore e saj depërton thellë. Kërcelli është 40 – 70 cm i lartë, i drejtë me cepa me pak degëzim, ka ndërnyja të shkurtra

dhe degëzon dendur nga baza. Gjethet janë të këmbyera, të zgjatura, spatul-ngjashme, me ngjyrë të gjelbër të çelur dhe me push. Gjethet e poshtme kanë formë vezake, të sipërmet formë gjatësore dhe përfshijnë gjysmën e kërcellit. Gonxhja e lules ka shumë gjethëza të holla me majë. Lulëria është një kaptinëz me diametër 6 – 9 cm me shumë aromë karakteristike. Lulet pistilore rrezore janë të kompozuara në dy, tre ose më shumë rreshta. Lulëria ka ngjyrë portokalli e ndezur. Për kultivim përdoren vetëm llojet që çelin plotësisht. Fryti është një aken i kafenjtë, i përkulur dhe me sipërfaqe me gjemba të imët dhe në formë grepi. Masa e 1000 farërave është 5 – 10 g.

Lëndët aktive të bimës janë flavonoidet, karotenoidet (3 %), vajra esencialë (0.02%) dhe substanca rrëshinore dhe të hidhura, të cilat

grumbullohen në lulëri. Lulet përmbajnë kalendulinë, analoge me basorinën, mucilazhin,

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

SONNENTOR shpk

acidin oqeanik, një gomë, rrëshirë, një saponinë, një sterol, kolesterolin dhe eteret e acidit laurik.

Kalendula ka një sezon riprodhimi të gjatë; vegjetacioni i saj ndërpritet me fillimin e ngricave pranverore. Farërat e ruajnë aftësinë mbirëse për 5 – 6 vjet. Fara e mbjellë do të mbijë brenda 4 – 5 ditësh. Bima rritet shpejt dhe prodhon lule pas 40 – 50 ditësh. Nëse lulet vilen vazhdimisht, atëherë do të formohen lule të reja. Lulëzimi është i vazhdueshëm nga fillimi i Qershorit deri në ngricat e vjeshtës.

Kërkesat mjedisoreKalendula rritet mirë në vende me ndriçim diellor të plotë dhe preferon zona disi të thata. Ajo mund të kultivohet në zona ku temperatura mesatare e Qershorit, Korrikut, Gushtit është ndërmjet 17 dhe 20°C dhe parcela është e hapur dhe me diell. Temperaturat optimale për mbirjen e farërave janë 8 – 10°C.

Edhe pse mund të rritet në toka me përmbajtje të varfër të lëndëve ushqyese, për qëllime kultivimi komercial kërkohen nivele mesatare lëndësh ushqyese. Sipas disa autorëve lulëzon shumë mirë edhe mbi tokë baltore dhe lymore. Gjithashtu duhen përzgjedhur toka që ngrohen lehtë, të shkrifëta. Nuk duhet kultivuar në zona me lagështi, në lugje pasi rritet infeksioni nga hiri. Është pak e ndjeshme ndaj të ftohtit.

Kultivimi:

Furnizimi me lëndë ushqyese Në bujqësinë organike nuk lejohet përdorimi i plehërave kimike apo pesticideve. Nëpërmjet plehrave organike, kompostove, plehërimeve të gjelbra, etj. duhet të sigurohen nevojat ushqyese të bimës të cilat janë: 40-60 kg/ha N, 60-80 kg/ha P2O5 dhe 80-100 kg/ha K2O. Këto plehra duhen hedhur gjatë përgatitjes së tokës në vjeshtë. Nuk duhet tepruar me azotin pasi bima prodhon shumë rritje vegjetative dhe më pak lule.

Mbjella Farërat e kalendulës duhet të mbillen drejtpërdrejt në fushë në pranverë në gjysmën e parë të muajit Mars. Në zonat me klimë të ftohtë mbjellja bëhet në Prill – Maj kurse në ato të ngrohta parapëlqen mbjelljen vjeshtore që mundëson kaptina lulore me përmasa më të mëdha në raport me mbjelljen pranverore dhe rrjedhimisht rendiment më të lartë. Hapësira midis rreshtave duhet të jetë 40 – 50 cm. Thellësia e mbjelljes është 2 – 3 cm. Sasia e farës për mbjellje duhet të jetë 5 – 6 kg/ha. Gjatë mbjelljes, duhet kontrolluar gjithnjë makina mbjellëse pasi farërat e përkulura mund të bllokojnë daljen. Mbjellja e kalendulës mund të bëhet edhe me fidanë, të cilët prodhohen nëpërmjet mbjelljes së farërave gjatë Shkurtit në shtretër (vllaja). Shtretërit duhet të

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

SONNENTOR shpk

përgatiten me dhé të imët por të jenë të qëndrueshëm. Duhet patur parasysh nevoja për lagështi e farërave për të mbirë. Fuqia mbirëse e farërave të mira luhatet nga 60 – 80% ndërsa sasia e bimëve që dalin mbi sipërfaqe shkon nga 40 – 60%. Objektivi duhet të jetë 60 bimë/m2 dhe pse rezultate të mira janë arritur edhe me 40 bimë/m2. Mbirja është e shpejtë, 5 – 15 ditë pas mbjelljes.

Kujdesi për bimët Pas mugullimit, bimët shumë të dendura duhet të rrallohen në periudhën kur bimët kanë 3 – 5 gjethe. Rrallimi kryhet më mirë me anë të një lese me kunja që lëviz pingul me rreshtat duke bërë që bimët e mbetura të jenë 5 – 8 cm larg njëra-tjetrës. Gjatë periudhës së vegjetacionit, bimët duhet të pastrohen nga barërat e padëshirueshme nëpërmjet kultivimi midis rreshtave ose shatit. Bimët priten me drapër 15 cm mbi nivelin e tokës kur gjethet e poshtme kanë filluar të zverdhen dhe lulëria është e vogël. Materiali bimor i prerë largohet nga parcela. Në këtë periudhë bëhet plehërim sipërfaqësor i cili duhet t’i shtojë tokës 30-40 kg/ha N. Brenda tre javësh bima prodhon lule përsëri dhe vjelja mund të vazhdojë periodikisht deri në fillimin e ngricave.

Vjelja Mbledhja e luleve të hapura mund të fillojë në përgjithësi në fundin e Majit. Mbledhja mund të përsëritet çdo dy ose tre ditë, në përputhje me ritmin e lulëzimit, deri në shfaqjen e ngricave.

Mblidhet e tërë kaptina lulore duke u këputur me thonj në rrëzë të lidhjes së saj me bishtin. Lulet thahen së bashku me petalet.

Lulëritë e mbledhura e ruajnë ngjyrën e tyre të ndezur dhe cilësinë vetëm pas tharjes së menjëhershme dhe të shpejtë. Sasi të vogla thahen në hije të përhapura në shtresa të holla ndërsa për sasi të mëdha duhet të përdoren tharëse artificiale në 35 – 40°C. Raporti i tharjes është 7-8:1. Droga e tharë është tepër higroskopike dhe për këtë arsye duhet paketuar në qese plastmasi ose thasë letre me veshje të brendshme. Rendimenti optimal luhatet në 800 – 1000 kg/ha lule të thata. Pranohen vetëm llojet me lule të plota dhe ngjyrë të verdhë të ndezur deri në portokalle (mesi të mos jetë ngjyrë kafe).

Sëmundjet dhe parazitët: Parazitë (Erysiphe cichoracearum) veçanërisht në periudhën e gushtit. Nga sëmundjet janë alternaria dhe cerkospora. Ndonjëherë vihen re dëme të morrit të gjethes (kryesisht Aphis fabae) dhe këto bëhen shkak për sëmundje virusale. Ndonjëherë bie edhe njolla e gjethes (Entyloma calendulae).

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj