Kontabiliteti 1 nentor 2007

15
SCAAK/FAI/0711-EXAM. SHOQATA E KONTABILISTヒVE Tヒ CERTIFIKUAR & AUDITORヒVE Tヒ KOSOVヒS Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo KONTABILITETI FINANCIAR I Financial Accounting I FLET PROVIMI Exam Paper No.: _______________________________ 1. MOS E HAPNI DERISA T’IU LEJOHET PREJ MBIKヒQYRヒSIT Do Not Open Until Your Invigilator Allows You to Do So. 2. ヒSHTヒ E DETYRUESHME PヒRGJIGJA E GJITHA PYETJEVE All Questions Are Mandatory 3. KOHA E LEJUAR ヒSHTヒ 4 ORヒ Time Allowed is 4 Hours 4. EMRI JUAJ NUK DUHET Tヒ PARAQITET Nヒ ASNJヒ FLETヒ Tヒ KヒTIJ PROVIMI. Your name should appear nowhere in this test. Prishtina, 24/11/2007

Transcript of Kontabiliteti 1 nentor 2007

Page 1: Kontabiliteti 1 nentor 2007

SCAAK/FAI/0711-EXAM.

SHOQATA E KONTABILISTËVE TË CERTIFIKUAR &

AUDITORËVE TË KOSOVËS

Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo

K O N TA BI LI TETI F I N A N CIA R I

F i na nci a l A cco unt i ng I

F LET Ë PRO V I M I

Exam PaperNo.: _______________________________

1. MOS E HAPNI DERISA T’IU LEJOHET PREJ MBIKËQYRËSIT

Do Not Open Until Your Invigilator Allows You to Do So.

2. ËSHTË E DETYRUESHME PËRGJIGJA E GJITHA PYETJEVE

All Questions Are Mandatory

3. KOHA E LEJUAR ËSHTË 4 ORË

Time Allowed is 4 Hours

4. EMRI JUAJ NUK DUHET TË PARAQITET NË ASNJË FLETË TË

KËTIJ PROVIMI.

Your name should appear nowhere in this test.

Prishtina, 24/11/2007

Page 2: Kontabiliteti 1 nentor 2007

Pyetje me zgjedhje të shumfishta - pa kalkulime: (2 pikë secila)

1. Shfrytëzues parësor i informatave të kontabilitetit, me interes të drejtpërdrejt financiar nëbiznes, është:

a. Agjencionet rregullatorëb. Autoritetet tatimorec. Kreditorëtd. Sindikatat e punëtorëve

2. Detyrimet ndikohen ngaa. Blerja e pajisjeve me para të gatshme.b. Faturimi (ngarkimi) i blerësit për shërbimet e kryera.c. Pagesa e furnitorit për furnizimet e zyrës të blera me kredi.d. Pagesa e dividendëve me para të gatshme.

3. Cila nga thëniet e mëposhtme është karakteristike për një korporatë?a. Nuk është njësi e ndarë ekonomikeb. Përgjegjësi e pakufizuar për pronarëtc. Entitet i ndarë ligjord. Shpërbëhet kur pronësia (pronarët) ndërrojnë.

4. Hyrja për të regjistruar arkëtimin e parasë së gatshme të panuar nga blerësi do të përmbajë:a. Debi të llogarive të arkëtueshmeb. Debi në të hyrat nga shitjac. Kredi e parave të gatshmed. Debi e parave të gatshme

5. Cila nga të më poshtëmet do të ndodhë kur çmimi i stoqeve/mallrave rritet?a. LIFO do të rezultojë me neto të ardhur më të vogël dhe salldo përfundimtare të

stoqeve më të vogël se sa FIFOb. FIFO do të rezultojë me neto të ardhur më të vogël dhe salldo përfundimtare të

stoqeve më të vogël se sa LIFOc. LIFO do të rezultojë me neto të ardhur më të vogël, por me salldo përfundimtare të

stoqeve më të madhe se sa FIFOd. FIFO do të rezultojë me neto të ardhur më të vogël, por me salldo përfundimtare të

stoqeve më të madhe se sa LIFO

6. Kur përdoret metoda e lejimeve për njohjen e shpenzimeve të borxheve të këqija, hyrjet përshlyerjën e llogarisë së blerësit të veçant do të

a. Rritë neto të ardhurënb. Nuk do të ketë efekt në neto të ardhurënc. Rritë salldon e llogarive të arkëtueshme dhe rritë neto të ardhurënd. Zvogëlon salldon e llogarive të arkëtueshme dhe zvogëlon neto të ardhurën

7. Cila nga llogaritë e poshtëshënuara është detyrim?a. Sigurimi i shfrytëzuar

Page 3: Kontabiliteti 1 nentor 2007

b. Shpenzimet e sigurimitc. Parapagimi i sigurimitd. Provizionet e pafituara të sigurimit

8. Si do të klasifikohet një pagesë furnitorit para dërgesës së mallit?a. Shpenzimb. Shpenzim akrualc. Pasurid. Detyrim

9. Ronald Co. i pagoi €3,000 furnitorit që i kishte borxh për blerjet e mallrave në vitin ekaluar. Cila nga deklaratat më së miri e përshkruan këtë transakcion?

a. Nuk do të ketë ndryshim në gjithsej pasuri, gjithsej detyrime ose gjithsej ekuitettë pronarit.

b. Pasuritë do të zvogëlohen për €3,000, nuk do të ketë ndryshim në detyrime, dheekuiteti i pronarit do të zvogëlohet për €3,000.

c. Pasuritë do të zvogëlohen për €3,000, detyrimet do të zvogëlohen për €3,000,dhe nuk do të ketë ndryshim në ekuitetin e pronarit.

d. Pasuritë do të zvogëlohen për €3,000, detyrimet do të zvogëlohen për €3,000, dheekuiteti i pronarit do të zvogëlohet për €3,000.

10. Për të korrigjuar zhvlerësimin e një makine, trasakcioni do të regjistroj:a. Debitimin e shpenzimeve të zhvlerësimit, dhe kreditim të makinës.b. Debitimin e shpenzimeve të zhvlerësimin, dhe kreditim e parave të gatshme.c. Debitimin e zhvlerësimit të akumuluar të makinës, dhe kreditimin e

shpenzimeve të zhvlerësimit.d. Debitimin e shpenzimeve të zhvlerësimit të makinës, dhe kreditimin e

zhvlerësimin e akumuluar të makinës

Page 4: Kontabiliteti 1 nentor 2007

Pyetje me zgjidhje shumëfishe (me llogaritje) (4x3=12)

Të përdorën të dhënat për tri pyetjet në vijim

Këto janë shenimet e stoqeve të kompanisë të një produkti të veçant të mbajtura sipas sistemit tëvazhdueshëm. Stoqet ishin blerë në numrin e njësive, çmimeve dhe datave të paraqitura në vijim:

Stoqet fillestare 01 Janar: 12 njësi për €400 për njësiBlerjet me 07 Janar : 6 njësi për €410 për njësiBlerjet me 16 Janar: 12 njësi për €415 për njësiMe 19 Janar, kompania bëri shitjën e 18 njësive të këtij prodhimi.12 njësitë tjera mbetën në stoqe me 31 Janar

1. Duke iu referuar të dhënave të lartëshenuara, nëse kompania përdorë metodën FIFO numri injësive në stoqe në fund të muajit Janar do të ka vlerë të kostos prej:

a. €5,040.b. €4,800.c. €4,980.d. Ndonjë shumë tjetër.

2. Duke iu referuar të dhënave të lartëshenuara, nëse kompania përdorë metodën LIFO, kostoja emallit të shitur me 19 janar do të jetë:

a. €7,260.b. €7,380.c. €7,440.d. Ndonjë shumë tjetër.

3. Duke iu referuar të dhënave të lartëshenuara, nëse kompania përdorë metodën e çmimitmesatar, kostoja e mallit të shitur me 19 janar do të jetë:

a. €7,380.b. €7,335.c. €7,344.d. Ndonjë shumë tjetër.

4. Një kompani ka shitur një pajisje me kosto historike prej €100,000 për €60,000 në para tëgatshme. Zhvlerësimi i akumuluar i pajisjes ishte €40,000. Kompania duhet ta bëjë njohjen e:

a. €0 fitim apo humbje.b. €20,000 fitim.c. €20,000 humbje.d. €40,000 humbje

Page 5: Kontabiliteti 1 nentor 2007

1. Bilanci vërtetues i pakorrigjuar për kompaninë China Toën në fund të muajit prill 2006 ështësiç vijon: (12 pikë)

Shënimet tjera

1. Të hyrat me vlerë prej €700 janë fituar por nuk janë regjistruar më 30 prill 20062. Parapagimi në vlerë prej €610 është qiraja për muajin Prill3. Zhvlerësimi i pajisjeve për muajin prill ishte €6604. Interesi vjetor prej €732 i deftesës së pagueshme nuk është regjistruar për muajin prill.

Kërkohet:Përgatitni letrën e punës për fundin e muajit prill 2006!

KOMPANIA CHINA TOËNBilanci vërtetues, 30 prill, 2006

Debi KrediParaja € 14,200Llogaritë e arkëtueshme 7,260Parapagimi i qirasë 3,110Pajisjet 23,300Zhvlerësimi i akumuluar - pajisjet € 4,080Llogaritë e pagueshme 5,590Dëftesat e pagueshme 5,520Kapitali i pronarit 30,850Tërheqje e pronarit 3,080Të hyrat nga shërbimet 13,200Shpenzimet e rrogave 8,290

€ 59,240 € 59,240

Page 6: Kontabiliteti 1 nentor 2007

Bilanci vërtetues ipakorrigjuar Korrigjimet

Bilanci vërtetues ikorrigjuar

Pasqyra e tëardhurave Balanci i gjendjes

Titujt e llogarive Dr. Cr. Dr. Cr. Dr. Cr. Dr. Cr. Dr. Cr.Paraja 14200 14200 14200Llogaritë e arkëtueshme 7260 700 7960 7960Parapagimi i qirasë 3110 610 2500 2500Pajisjet 23300 23300 23300Zhvlerësimi i akumuluar-pajisjet 4080 660 4740 4740

Llogaritë e pagueshme 5590 5590 5590Dëftesa e pagueshme 5520 5520 5520Interesi i pagueshëm 61 61 61Kapitali, pronari 30850 30850 30850Tërheqjet e kapitalit 3080 3080 3080Të hyrat nga shërbimet 13200 700 13900 13900Shpenzimet e rrogave 8290 8290 8290Shpenzimi i qirasë 610 610 610Shpenzimet e zhvlerësimit 660 660 660Shpenzimet e interesit 61 61 61

Gjithsej 59240 59240 2031 2031 60661 60661 9621 13900 51040 46761

Fitimi neto 4279 4279

Gjithsej 13900 13900 51040 51040

Page 7: Kontabiliteti 1 nentor 2007
Page 8: Kontabiliteti 1 nentor 2007

2. Kompanisë Virginia i ka ndodhur një avari, me 26 dhjetor 2005 morën flakë stoqet dhe pësuanhumbje për të gjitha stoqet që ishin në depo. Regjistrimet në kontabilitet për muajin nentor dhedhjetor tregonin këto shënime: (5+2+5=12 pikë)

Nëntor Dhjetor (gjerë me 26dhjetor)

Shitjet neto €500,000 €400,000Stoqet në fillim 34,100 31,100Blerjet 319,975 236,000Kthimet 11,800 5,000Zbritjet në blerje 7,577 6,000Shpenzimet e trasportit 6,402 3,700Stoqet në fund 31,100 ??

Kompania Virginia është e siguruar për humbjet nga zjarri, por duhet të përgatis raport përkompaninë e sigurimeve.

Kërkohet:

a. Kalkuloni shkallën e fitimit bruto për muajin nëntorb. Duke e shfrytëzuar shkallën e fitimit bruto të nëntorit, përcakto shpenzimet e vlerësuara

për stoqeve e humbura në zjarr.

Zgjedhjaa.

NentorShitjet neto €500,000KMSHStoqet ne fillim €34,100Blerjet 319,975Minus: Kthimet (11,800)Zbritjet në blerje (7,577)Plus: Shpenzimet e trasportit 6,402Kostoja e mallërave të blera 307,000Kostoja e mallërave në dispozicion për shitje 341,100Stoqet në fund 31,100KMSH 310,000Fitimi bruto €190,000

190,000Shkalla e fitimibruto = 500,000

= 38%

Page 9: Kontabiliteti 1 nentor 2007

b.

Shitjet neto €400,000minus: fitimi bruto i vlerësuar (€400,000 X 38%) 152,000KMSH e vlerësuar 248,000Stoqet në fillim 31,100Blerjet €236,000Minus: Kthimet në shitje €5,000

Zbritjet në blerje 6,000 11,000Blerjet neto 225,000Shpenzimet e trasportit 3,700Kostoja e mallërave të blera 228,700Kostoja e mallërave në dispozicion për shitje 259,800Minus: KMSH e vlerësuar 248,000Humbja e vlerësuar e stoqeve në zjarr €11,800

3. Harmonizimi i parasë - bankës (11 x 1 = 11 pikë)

Libri kryesor i komanisë DEMI më 31 dhjetor 2005 kishte saldo perfundimtare të parasë në vlerëprej €162,450. Raporti bankar i kompanisë DEMI në datë të njejtë ka saldo perfundimtare prej€200,145. Gjatë rishikimit të shënimeve në libër kryesor dhe raportit bankar janë vërejtur ngjarjetnë vijim:

1. Një depozit prej €10,000 është bërë nga kompania me 31 dhjetor, por nuk ishte regjistruarnga banka deri më 3 janar të vitit të ardhshëm.

2. Çeçet e shkruara para 31 dhejtorit, por që nuk janë shfaqur në raportin bankar ishin sivijojnë: #416, €10,000; #417, €20,000; #418, €7,335.

3. Banka e kishte kthyer një çek prej €500 nga ROSI Inc. çek ky i depozituar në dhjetor, menjë shënim të raportit bankar” Fonde të pamjaftueshme”.

4. E përfshir në çeçet e anuluara, i kthyer në raportin bankar të muajit nëntor ishte çeku#402 në vlerë prej €500; është regjistruar në bankë me vlerë prej €540.

5. Çeku #409 prej €800, i datuar me 25 dhjetor, është procesuar nga banka para fundit tështatorit. Në ditarin e pagesave, çeku ishte regjistruar nga kompania në vlere prej €700.Çeku ishte i dedikuar për pagesën e llogarive të pagueshme të kompanisë Joni.

6. Në raportin e bankës ishte një inkasim prej €11,000 transferë nga jashtë për kompaninë,nga kompania TIR për pagesë të llogarive të arkëtueshme. Kjo vlerë nuk ishte regjistruarnga kompania Demi.

Kerkohet:a. Përgatitni harmonizimin bankar për kompaninë Demi për 31 dhejtor 2005b. Përgatitni çfarëdo hyrje të nevojshme në ditar, si rezultat i këtij harmonizimi.

Page 10: Kontabiliteti 1 nentor 2007

Zgjidhja:

Kompania DemiHarmonizimi bankar31 dhjetor 2005

Saldoja perfundimtare sipas bankës 200,145Plus: Depozitat në tranzit 10,000

Gabimi ne regjistrimin e çekut #402 (€540-€500) 40

Minus: Çeçet e papaguara - 37,335Saldo e saktë e parasë ne fund 172,850

Saldoja perfundimtare sipas librave 162,450

Plus: Transferi nga jashtë nga Kompania TIR 11,000

MInus: Çeku i kthyer nga ROSI Inc - 500Gabimi në regjistimin e çekut #409 (€800-700) - 100

Saldo e saktë e parasë në fund 172,850

b. 31 dhjetor 2005

Paraja 11,000Llogaritë e arkëtueshme — Kompania TIR 11,000

Transferi nga jashtë nga Kompania TIR

Llogaritë e arkëtueshme — ROSI Inc. 500Paraja 500

Korrigjimi për çekun e kthyer nga ROSI Inc.

Llogaria e pagueshme — Kompania JONI 100Paraja 100

Regjistrimi i gabimit qe eshte bere per cekun #409

Page 11: Kontabiliteti 1 nentor 2007

4. Qumështorja Brown Cow përdor tabelën e moshimit për vlerësim të borxheve të këqija dhe tëdyshimta. Saldoja e secilës llogari të arkëtueshmeve moshohet në bazë të tre periudhave kohoresiç vijon më poshtë: (4x2=8 pikë)

a. ende nuk janë moshuar €12,000b. borxh deri 120 ditë, vlera €5,000c. më tepër se 120 ditë borxh, vlera €3,000

Nga statistikat e viteve të kaluara kjo qumështore ka shënime që për çdo grup të moshave të tëarkëtueshmeve, norma e humbjes mestare e të të arkëtueshmeve në fund të vitit që nukkolektohen janë:

a. 2%,b. 10%,c. Përkatësisht 30%.

Me 31 dhjetor 2005 (fundi i vitit aktual), saldoja e Lejimeve për borxhe të dyshimta ishte €300(kredi) para korrigjimeve të fund vitit

Kërkohet:

1. Çfarë vlere duhet te regjistrohet si borxh i keq dhe i dyshimtë për vitin 2005?2. Përgatitni hyrjet e korrigjimeve.

Zgjedhja

1.

Ende nuk janëmoshuar 1-120 mbi 120 Gjithsej

LL/A 12,000 5,000 3,000 20,000% e mos kolektimeve 2% 10% 30%Vlerësimi i borxhevetë këqija 240 500 900 1,640

LlogaritjaVlerësimi i borxheve të këqija (nga tabela i moshimit) 1,640Minus: Saldoja aktuale (saldoja para korrigjimit) 300

Shpenzimet e borxheve të këqija dhe të dyshimta të korrigjuara, që duhen të regjistrohen përvitin aktual 1,340

2.31 Dhjetor Shpenzimet e borxheve të këqija dhe të dyshimta 1,340

Lejimet për borxhet e këqija 1,340(Korigjimi i borxheve të këqija dhe të dyshimta)

Page 12: Kontabiliteti 1 nentor 2007

5. Të bëhen hyrjet për të regjistruar transaksionet në vazhdim lidhur me angazhimet e kompanisëZARA, e cila e përdorë sistemin periodik të stoqeve (6 pikë)

Korrik, 02 Është blerë malli me kredi nga kompania MAK, 2% zbritje nëse pagesabëhet për 10 ditë, neto shuma deri në 30 ditë (2/10, n/30), fatura e datuarme 01 Korrik, në vlerë €800.

06 Është kthyer malli kompanisë MAK në vlerë €10011 Është paguar kompania MAK për mallin e blerë, zvogëluar për kthimet

dhe zbritjet.

14 Është blerë malli me kredi nga kompania MAK, sipas kushteve, 2%zbritje nëse pagesa bëhet për 10 ditë, neto shuma deri në 30 ditë (2/10,n/30) , fatura e datuar me 12 Korrik, në vlerë €900.

31 Është bërë pagesa për shumën e detyruar kompanisë MAK, përfurnizimin e datës 14 Korrik.

Zgjidhja:

Korrik 02 Dr Blerjet 800Cr Llogaritë e pagushme 800

1 pikëMalli i blerë nga komania MAK, fatura e datuar me 01 Korrik

06 Dr Llogaritë e pagushme 100Cr Kthimet në blerje 100

Malli i kthyer kompanisë MAK1 pikë

11 Dr Llogaritë e pagushme 700Cr Zbitjet në blejre 14Cr Paraja 686

2 pikëPagesa e bërëZbritjet:€800 - €100 = €700€700 x 2% = €14€700 - €14 = €686

14 Dr Blerjet 900Cr Llogaritë e pagueshme 900

1 pikëBlerja e mallit me faturën e datuar me 12 Korrik.

31 Dr Llogaritë e pagueshme 900Cr Paraja 900

1 pikëPagesa per shumën e detyruar kompanisë MAK, nuk ka zbritje

Page 13: Kontabiliteti 1 nentor 2007

6. Kompania “Loja” në dispozicion i ka informatat, informata këto që kanë të bëjnë me akrualetqë duhet të regjistrohen për fundin e vitit 31 Dhjetor 2005 (12 pikë)

1. Fatura për shërbime komunale në vlerë prej €410 nuk është regjistruar me 31 dhjetor.Kompania Loja a ka paguar këtë faturë me 17 Janar 2006

2. Kompania Loja është e hapur shtatë ditë në javë dhe të punësuarit paguhen çdo të enjtegjithsej në vlerë prej €2,660. 31 Dhjetor 2005, i bie e Shtunë, kështu që të punësuarit do tëpunojnë dy ditë që nga rroga e tyre e fundit. (Shuma javore mund të pjestohet me 7 për tëllogaritur normën ditore).

3. Kompania Loja ka një deftesë të pagueshme me interes 6% me bankën e saj për €48,000.Interesi është i pagueshëm në baza mujore në çdo fillim të muajit.

4. Kompania Loja merr 5% komision nga Fast Pizza për të gjitha picat e shitura për personat qëe shfrytëzojnë ndërtesën e “Loja”. Vlera për Dhjetor është €920, për të cilat Fast Pizza do t’iapaguaj më 4 janar 2006.

5. Kompania Loja i ka shitur disa pajisje më 1 nëntor 2005, në shkëmbim për një dëftesë tëarkëtueshme prej €3,600 me interes 8%. Kryegjëja dhe interesi duhet të paguhen me 1 shkurt2006.

Kërkohet:

a. Për secilën më sipër, pergatitni hyrjet korrigjuese që nevojiten për 31 dhjetor 2005b. Për secilën më sipër, përgatit hyrjet për regjistrim të transakcioneve të parasë së gatshme për

vitin 2006. Supozo që të gjitha pagesat dhe të hyrat e parasë janë bërë ashtu siç janëpërshkruar.

Zgjedhja:

a. Hyrjet korrigjuese për 31 dhjetor 2005

Data Llogaritë dhe shpjegimet Debi KrediShpenzimet e shërbimeve komunale 410 31. Dhjet. Llogaritë e pagueshme 410

Shpenzimet e rrogës 76031. Dhjet. Rroga e pagueshme 760Shpenzimet e interesit 24031. Dhjet. Interesi i pagueshem 240Llogarite e arkëtueshme 92031. Dhjet. Të hyrat nga komisioni 920Interesi i arkëtueshëm 4831. Dhjet. Të hyrat nga interesi 48

Page 14: Kontabiliteti 1 nentor 2007

b. Hyrjet për regjistrim të transakcioneve të keshit për vitin 2006

Data Llogaritë dhe shpjegimet Debi KrediLogarite e pagueshme 41017. Jan. Paraja 410

Rroga e pageushme 760Shpenzimet e rrogës 1,9005Jan. Paraja 2,660

Interesi i pagueshem 2401 Jan. Paraja 240

Paraja 920 4 Jan. Llogarite e arkëtueshme 920Paraja 3,672 Interesi i arkëtueshëm 48 Të hyrat nga interesi 24

1Shkurt

Dëftesa e arketueshme 3,600

7. (7 pikë) Kompania Qumështi e ka themeluar një biznes me 1 Maj 2005. Bilanci vërtetues parakorrigjimeve të 31 Korrik 2005 përmban llogaritë në vijim:

Debi KrediParaja € 1,400Sigurimi parapagim 800Furnizimet për pastrim 900Stoqet e produkteve të qumështit 1,480Ndërtesa 300,000Pajisjet 30,000Llogaritë e pagueshme € 3,200Të hyrat e shtyera 400Dëftesa e pagueshme 50,000Shpenzimet e qirasë 6,300Shpenzimet e rrogave 1,587Shpenzimet e shërbimeve komunale 2,478

Të dhënat tjera:

1. Ndërtesa ka një jete të vlerësuar prej dyzetë (40) vjet me vlerë të mbetur zero (0). Pajisjaka një jetë të vlerësuar prej dhjetë (10) vitesh me një vlerë të mbetur €6,000. Duke eshfrytëzuar metodën e drejtpërdrejtë të zhvlerësimit llogaritni zhvlerësimin për muajinKorrik.

2. Disa produkte që konsumatori ka paguar €400 në Qershor, janë dërguar në Korrik.

3. Numrimi i stoqeve me 31 Korrik i furnizimeve për pastrim tregon vlerën €900(furnizime të mbetura në dorë).

4. Qiraja për muajin Korrik në vlerë prej €900 ishte e papaguar me 31 Korrik

5. Sigurimi është paguar në vlerë prej €200 në muaj.

6. Produktet e qumështit me vlerë €400 kanë arritur në kompani më 31 Korrik por faturanuk është pranuar ende.

Page 15: Kontabiliteti 1 nentor 2007

7. Dëftesa e pagueshme ka një normë interesi prej 7% vjetore dhe paguhet në fund të çdotremujori.

Kërkohet: Regjistroni korrigjimet për muajin korrik më 31 korrik.

Zgjedhja:

Data: Titujt e llogarive dhe shpjegimi REF Debitë Kreditë

Regjistrimet31 Korrik 1

Shpenzimet e zhvlerësimit—ndërtesa 625 Zhvleresimi i akumuluar— ndërtesa 625

300,000/40 = 7500/për vit; 7500/12 = 625/për muajShpenzimet e zhvlerësimit —pajisja 200

Zhvlerësimi i akumuluar — pajisja 200(30,000-6,000)/10=2400/ per vit; 2400/12=200/për muajRegjistimi i zhvlerësimit mujor

31 Korrik Të hyrat e shtyera 2 400Të hyrat 400

Regjistrimet për produktin e dërguar

31 Korrik Nuk ka nevojë për korrigjim 3

31 Korrik Shpenzimet e qirasë 4 900Llogaritë e pagueshme 900

Regjistrimi i shpenzimeve të qirase për këtë muaj

31 Korrik Shpenzimet e sigurimit 5 200Parapagimi i sigurimit 200

Regjistrimi i shpenzimeve të sigurimit për këtë muaj

31 Korrik Stoqet produktet e qumështit 6 400Llogaritë e pagueshme 400

Regjistrimi i pranimit produkteve të qumështit

31 Korrik Shpenzimet e interesit 7 291.67Interesi i pagueshëm 291.67

Regjistrimi i interesit të pagueshëm€50,000 x 7% x 1/12 = 291.67