Doktoratura Bashkim Dalipi, Fakulteti i Shkencave i Natyrore ...
Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · 5-Abstract Since dealing with various education issues has...
-
Upload
nguyendieu -
Category
Documents
-
view
244 -
download
0
Transcript of Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · 5-Abstract Since dealing with various education issues has...
1
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Fakulteti i Edukimit
Programi: Fillor
PUNIM DIPLOME
Zbatimi i metodave demonstrative dhe ilustrative në shkollat fillore
të Komunës së Gjakovës.
Mentori: Studentja:
Prof.ass.dr: Shemsi Morina Aida Hoti
Gjakovë, 2018
2
Përmbajtja
Falenderime…….…………………………………………………………………………3
Abstrakt...............................................................................................................................4
1. Hyrje………………………………………………………………………….6
2. Metodologjia e hulumtimit…………………………………………..……...8
2.1 Objekti i hulumtimit……………………………………………..…....8
2.2 Qëllimi i humumtimit…………………………………………….…...8
2.3 Detyrat e hulumtimit……………………………………………….....8
2.4 Hipotezat……………………………………………………………...8
2.5 Metodat e hulumtimit………………………………………………....8
2.6 Teknikat dhe instrumentet…………………………………………….9
2.7 Popullacioni dhe Kampionimi………………………………………...9
2.8 Interpretimi i rezultateve të hulumtimit……………………………….9
3. Shqyrtimi i literaturës………………………………………………...……10
3.1 Llojëllojshmëria dhe rëndësia e metodave mësimore………………...11
3.2 Metoda verbale ose e fjalës së gjallë………………………………….12
3.3 Metoda laboratorike-eksperimentale dhe e punëve praktike…….…...13
3.4 Metoda e demonstrimit dhe ilustrimit………………………………...14
3.5 Metoda demonstrative……………………………………………..….15
3.6 Metoda ilustrative…………………………………………………….17
4. Interpretimi i rezultateve………………………………….…………...…..20
4.1 Diskutimi i rezultateve………………………………………………...30
5.Përfundime………………………………………………………………….31
6. Rekomandime……………...…………………………………..…………...31
7. Shtojca…………………………………………….………………………...32
8. Literatura…………………………………………………………………...34
3
Falenderime
Një falenderim dhe mirënjohje shkon për familjen time, për mbështetjen që më kanë
ofruar gjatë studimeve. Për shoqërinë, të cilët më dhanë gjithë përkrahjen që un të filloj
dhe t’i mbaroj studimet (veçanërisht për miken time Dorina Hasi).
Një falenderim tjeter shkon për Prof.ass.dr: Shemsi Morina, për kontributin e çmuar që
më ofroi përgjatë punës sime në përfundimin e punimit të diplomës, me këshillat,
konsultimet dhe rekomandimet e tij.
4
-Abstrakt
Duke u nisur nga përballja me problemet e sistemit arsimor, ka lindur nevoja e
përmirësimit te procesit mësimor. Pra, me hyrjen e metodave të ndryshme në sistemin
arsimor të vendeve të tjera është shumë e qartë se procesi mësimor është zhvilluar dhe ka
ndryshuar dukshëm pozitivisht tek të nxënit në klasë.
Tashmë kemi përparësi në përdorimin e metodave dhe teknikave të ndryshme në klasë
duke u bazuar në kurrikulë e cila ofron ndihmë për punën që zhvillohet në klasë.
Në këtë punim do të njihemi më gjerësisht për mënyren e përdorimit të metodave
demonstrative dhe ilustrative për lehtësimin e zhvillimit të procesit mësimor, dhe më të
kuptueshëm nga ana e nxënësve. Duke u bazuar në përvojat e mëhershme gjatë
përdorimit të metodave të ndryshme mësimore të cilat nuk kanë dhënë rezultate të
kënaqshme, jam munduar që përmes disa pyetësorëve të siguroj një informacion të marrë
nga përgjigjet e mësimdhënësve, se çfarë roli kryejnë metoda demonstrative dhe
ilustrative tek nxënësit, duke qenë se mësimi përmes këtyre metodave zhvillohet me anë
të: figurave, vizatimeve, fotografive... brenda klasës.Pas përfundimit të këtij studimi
(hulumtimi) nga përgjigjet e ndryshme të marra në pyetësorë, arrita në përfundim që këto
metoda janë shumë efektive në të nxënë nga ana e nxënësve.
Fjalët kyçe:metodë, demonstrim, ilustrim, të nxënit, klasë.
5
-Abstract
Since dealing with various education issues has become a lot more frequent, a newchallenging need to overcome these issues has become even more prominent nowadays.
The use of different contemporary teaching methods has made a positive impact in oureducation system. By using the most successful teaching techniques based on ourcurriculum, we offer a helping hand in our classrooms.
This study greatly expands the necessity and the demanding role of demonstrative andilustrative teaching methods. By being based on my experience of using the differentmethods, I have come to a conclusion that the overall results of students’ proficiency hasbeen improved on a great scale. Further more, students’ answers from the questionnaireshave also highlightet the fact that the demonstrative and ilustrative teaching methodscontribute tho their learning; making it easier and fun. This happens since the activelearning supports the learning process with the use of pictures, drawings, figures.
After the research study that the researcher had conducted, the conclusion was that thesemethods are the effective ones in the contemporary teaching.
Key words: method, demonstration, illustration, learning, classroom.
6
1. Hyrje
Mënyrat e të mësuarit të nxënësve janë të ndryshme, pra jo të gjithë nxënësit e kuptojnë
mësimin në të njëjtën mënyrë.
Metodat kanë një rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, pasi që
ato percjellin tërë ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor, ato janë një mënyrë, mjet, dhe
formë e veprimit në punën mësimore përmes së cilave bëhet përvetësimi i diturive,
shprehive dhe shkathtësive. Përdorimi i këtyre metodave mësimore shpie tek realizimi i
qëllimeve dhe i detyrave edukative dhe arsimore.
Ekzistojnë llojllojshmëri të metodave mësimore të cilat mund të përdoren nga
mësimdhënësit për të bërë mësimin më të kuptueshëm për nxënësit. Disa prej këtyre
metodave rreth të cilave do të njihemi më shumë janë:
Metoda verbale ose e fjalës së gjallë- është një ndër metodat e para e cila është përdorur
gjatë realizimit të procesit mësimor, pasi që përmes fjalëve shprehet lirshëm mendimi apo
shumë ide të ndryshme. Realizohet përmes dy mënyrave: monologut dhe dialogut.
Metoda laboratorike-eksperimentale dhe e punëve praktike – është metodë e cila
bënë lidhjen e mësimeve teorike që i vërtetojnë në mënyrë praktike. Kjo metodë i
ndihmon nxënësit të aftësohen për punë të pavarur në laboratore.
Metoda demonstrative – metodë që i referohet një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim të
tregojnë fenomene, objeke të sqarojnë temën mësimore .Kjo metodë zbatohet në fusha të
ndryshme, në të gjitha ciklet e arsimit, sidomos në atë fillor ku nxënësit duhet ta njohin e
ta kenë të qartë strukturën e punës së përcaktuar, respektivisht se çka do të punohet? Si
do të punohet?
Metoda ilustrative - Kjo metodë mësimore siguron kontaktin e drejtëpërdrejtë me
objekte e modele të tjera mësimore. Zbatohet në të gjitha ciklet e arsimit, është shumë e
pëlqyeshme nga ana e nxënësve e sidomos tek klasat e para dhe të dyta.
Metoda demonstrative, dhe metoda ilustrative janë dy prej metodave të cilat janë të
pëlqyeshme dhe të përshtatshme nga ana e nxënësve, ku këtë jam munduar ta vërtetoj
7
përmes një hulumtimi (studimi ) duke arritur në përfundim se zbatimi i këtyre metodave
ndikon në rritjen e suksesit të nxënësve.
2. Metodologjia e hulumtimit
8
2.1 Objekti i hulumtimit-
Objekti i studimit tim është të dijmëse sa zbatohen metodat demonstrative dhe ilustrative
në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës.
2.2 Qëllimi i hulumtimit-
Qëllimi im në këtë hulumtim është të kuptoj se në çfarë mase bëhet zbatimi i metodave
demonstrative dhe ilustrative në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës.
2.3 Detyrat e hulumtimit
Të përpilohen pyetësorët për mësimdhënës
Të bëhet përzgjedhja e shkollave për hulumtim
Të bëhet interpretimi i saktë i rezultateve
Të sigurohet literatura adekuate
2.4 Hipotezat-
Hipoteza themelore-
-Zbatimi i metodave demonstrative dhe ilustrative bëhet kënaqshëm në shkollat fillore të
Komunës së Gjakovës.
Hipoteza ndihmëse-
-Përvoja e punës së mësimdhënësve ndikon në zbatimin e këtyre metodave.
-Mësimdhënësit e trajnuar janë më efikas në përdorimin e këtyre metodave.
2.5 Metodat e hulumtimit-
Për trajtimin teorik të problemit kemi përdorur:
-Metodën e analizës teorike
-Metodën komperative
9
Ndërsa për ndriçimin empirik të problemit kemi përdorur:
- metodën sasiore (kuantitative).
-metoda statistikore.
2.6 Teknikat dhe instrumentet-
Si instrument matës është përdorur pyetësori për mësimdhënës. Ku synohet mbledhja e të
dhënave sasiore dhe cilësore që do të na ndihmojnë për zgjidhjen e problemit.
2.7 Popullacioni dhe Kampionimi-
Popullacion do të jenë të gjithë mësimdhënësit e shkollave të Komunës së Gjakovës të
klasëve 1-5 të arsimit fillor.
Hulumtimi do të synohet të realizohet në katër shkolla, të cilat janë dy në qytetin e
Gjakovës, dhe dy në fshatra të Komunës Gjakovës.
Kampionimi do të përbëhet përkatësisht nga 50 mësimdhënës.
2.8 Interpretimi i rezultateve të hulumtimit-
Pas përpunimit të të dhënave përmes programit EXEL do të bëhet interpretimi i
rezultateve, dhe po ashtu do të jepen sqarime rreth vërtetimit të hipotezes themelore, si
dhe hipotezes ndihmëse.
3. Shqyrtimi i literaturës
10
3.1 Llojëllojshmëria dhe rëndësia e metodave të punës mësimore
Çështja e metodave në procesin mësimor është një nga problemet me rëndësi të veçantë,
sepse ato shoqërojnë tërë ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor.
Me përdorimin e metodave të ndryshme, realizojmë qëllimet dhe detyrat edukative dhe
arsimore përkatësisht organizojnë ecuritë didaktike të punës mësimore. (Musai, 2003).
Krahas zhvillimit të mësimit dhe bazës teorike e praktike të organizimit të kësaj
veprimtarie, janë zhvilluar edhe metodat mësimore, si pjesë e pa ndarë e punës edukative
dhe arsimore.
Disa prej metodave janë :
- Metoda verbale ose e fjalës së gjallë.
- Metoda laboratorike-eksperimentale dhe e punëve praktike.
- Metoda demonstrative.
- Metoda ilustrative.
3.2 Metoda verbale ose e fjalës së gjallë
Në punën mësimore metoda verbale-tekstuale ka një histori të gjatë përdorimi, sepse ajo
shoqëron mësimin në të gjitha fazat e zhvillimit, dhe krahas kësaj veprimtarie, janë
zhvilluar dhe përsosur edhe variante të ndryshme të kësaj metode komplekse.
Në praktikën e tashme të organizimit të punës mësimore, me një denduri mjaftë intensive
edhe sot aplikojmë variantet e ndryshme verbale-tekstuale, si metoda mjaftë efikase
mësimore, duke i kombinuar dhe plotësuar me metoda të tjera të punës mësimore.
Veçoria kryesore e kësaj metode qëndron në shprehjen e fjalës, si mjet i komunikimit dhe
i informimit në mësim, e konsiderojmë si një ndër metodat më të vjetëra pasi që është
përdorur që nga kohët e hershme. (Zylfiu, 1997).
Metoda verbale zhvillohet në dy forma:
11
a) Metodë e monologut ose parafolëse, dhe
b) Metodë e dialogut ose bashkëbiseduese
Metoda e monologut ose parafolëse- njihet si metodë akromatike, ajo ka pësuar
ndryshime cilësore, duke u zhvilluar dhe përsosur vazhdimisht. Kjo metodë paraqet një
ndër format më të vjetra të komunikimit verbal në procesin mësimor. Kjo metodë
mësimore pasqyron edhe pozitën dhe rolin e nxënësit në mësim.
Roli aktiv i njëanshëm- vetëm i arsimtarit në mësim, impononte përdorimin dominues të
kësaj metode, mirëpo më vonë lëvizjet e reja në teorinë dhe praktikën mësimore, hapen
shtigjet e reja drejtë demokratizimit të jetës dhe punës në procesin e zhvillimit të mësimit,
si dhe në zgjedhjen e varianteve më fleksibël dhe më cilësor të monologut në mësim.
Variante të shumëta të kësaj metode mundësojnë dhe krijojnë kushte për zgjedhjen e
formave më adekuate të realizimit të detyrave edukative dhe arsimore gjatë punës
mësimore. Variantet më të njohura të metodës së monologut janë:
Ligjërimi-është një nga variantet më të vjetëra të monologut, i cili zë një vend të veçantë
në organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor. Ligjërimi përdoret nga mësimdhënësit,
por me ligjërim shërbehen edhe ekspertët e angazhuar në punën mësimore, si dhe vetë
nxënësit gjatë angazhimit të tyre në forma të ndryshme didaktike të organizimit të punës
mësimore. Meqë ligjërimet kanë karakter të zhvillimit kontinuel dhe të pandërprerë, që
zakonisht zhvillohet gjatë një ore mësimore ( 45minuta ), ose më tepër, por jo edhe më
shumë se dy orë, kjo metodë nuk rekomandohet për nxënësit e klasëve të ulëta, për arsye
se ata nuk mund ta përqendrojnë ende vëmendjen e tyre për një kohë aq të gjatë.
Rrëfimi-ose metoda narrative është një variant specific i monologut, i cili përdoret me të
madhe në punën mësimore. Megjithëse përdoret në të gjitha klasët, më shumë ndeshet me
klasët e ulëta të shkollës fillore, pasi që zgjat më shkurt ( 15-20minuta ). Rrëfimi e nxit
më shumë aktivitetin e nxënësve në mësim. Rrëfimi kryesisht përdoret për realizimin e
përmbajtjeve historike, letrare dhe përmbajtjeve të tjera mësimore, kur duhet nxitur edhe
angazhuar emocionet e nxënësve në mësim, si dhe ndikon në zhvillimin e imagjinatës.
Përshkrimi-është variant i përhershëm dhe mjaft i zbatuar i metodës së monologut, pasi
që ka rol me rëndësi në pasqyrimin e vërtetë të botës reale në vetëdijen e nxënësve. Duke
12
e bërë përshkrimin me fjalë adekuate, pasqyrojnë objektet dhe ngjarjet e botës reale, si
dhe veprimet e përditshme të njeriut, ose të makinave dhe veglave të punës. Ky variant zë
një vend të rëndësishëm në të gjitha etapat e orës mësimore, dhe në shkallët e arsimit të
nxënësve.
Sqarimi- si variant i përhershëm ka të bëjë me shpjegimin e përmbajtjeve të panjohura në
mësim, duke i bërë më të kuptueshme dhe më të afërta për nxënësit, përdoret në të gjitha
etapat e orës mësimore. Meqë sqarimi paraqitet në të gjitha lëndët, ai shërben për
sqarimin e fjalëve, termave, rregullave, ligjeve, përkufizimeve, si dhe për përvetësimin e
teorive, eksperimenteve, dhe provave të tjera mësimore që përdoren në lëndë të caktuara.
Raportimi-zbatohet në ato situata mësimore kur prej nxënësve, ose prej ndonjë personi
tjetër në mësim kërkohet që të informoj për rezultatet e një veprimi të caktuar. Raportimi
është bërë një formë shumë e rrallë e punës në kuadër të metodës së monologut, ai është
pjesë përbërëse e tërë procesit mësimor, sidomos e lëndëve të natyrës, duke filluar nga
lënda e dituri natyrës e deri te kimia, biologjia etj. Raporti duhet të ndiqet me vëmendje,
dhe pastaj të kërkohen sqarimet e duhura, dhe arsyetime nëse ka nevojë.
Metoda e dialogut ose bashkëbiseduese- ndryshe quhet metoda erotematike. Kjo
metodë megjithëse më tepër përdoret në klasët e ulëta, ka rëndësi të veçantë edhe në
organizimin e mësimit në klasa më të larta. Kjo metodë në mësim zhvillohet me anë të
bashkëbisedimit të arsimtarit me nxënës dhe anasjelltas, kryesisht bashkëbisedimi
zhvillohet me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve, prandaj është një metodë mjaftë e afërt për
nxënësit. Shikuar nga aspekti i organizimit të punës mësimore kjo metodë synon të nxis
aktivitetin e nxënësve, sepse, sipas bashkëveprimit gjen shprehjen e saj më cilësore në
realizimin me sukses të qëllimit të përdorimit.(Janjusheviq, 1970).
Metoda e dialogut si mjet verbal i komunikimit të përditshëm ka karakter të funksioneve
sociale të zhvillimit të raporteve interaktive në mësim.
3.3 Metoda laboratorike-eksperimentale dhe e punëve praktike
13
Metodat mësimore në strukturën e përmbajtjës së tyre, përfshijnë edhe punime dhe
veprime laboratorike-eksperimentale dhe praktike të mësimdhënësit dhe nxënësve.
Veprimet laboratorike-eksperimentale janë rezultat i shkallë së lartë të zhvillimit të
shkencave natyrore, dhe atyre teknike.
Metoda laboratorike-eksperimentale është në funksion direkt të realizimit të
konkretizimit dhe demonstrimit në mësim. Kjo metodë ndodhet në varësi të
drejtëpërdrejtë me kushtet paraprake të krijuara të cilat përfshijnë:
1. Kushtet materialo-teknike.
2. Kushtet organizative.
3. Kushtet hapësinore të zhvillimit të punimeve, në lokalet e specializuara ( kabinete
dhe laboratore ).
Puna laboratorike-eksperimentale duhet të zhvillohet në disa etapa që janë:
- Etapa përgatitore
- Përgatitja e nxënësve
- Ndarja e detyrave dhe dhënja e udhëzimeve
- Përgatitja e materialit të punës dhe ndarja e mjeteve për zhvillimin e punëve
laboratorike-eksperimentale
- Përcaktimi i grupeve të punës
- Mbikëqyrja e zhvillimit të veprimeve laboratorike-eksperimentale të punëve
- Nxjerrja e përfundimeve, konkluzioneve dhe përgjithësimeve bëhet në mënyrë të
organizuar dhe me pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve.
Format më karakteristike të organizimit social të punës laboratorike-eksperimentale janë
ato në grupe, por kjo metodë zhvillohet edhe në format e tjera si p.sh në atë frontale, në
çifte, dhe individuale.( Zylfiu, 1997).
3.4 Metodat e demonstrimit dhe e ilustrimit
14
Kjo metodë e cila është e përbërë prej dy aspekteve, ( demonstrimit dhe ilustrimit ), të
procesit të veprimeve njohëse – mësimore qëndron në burimin themelor të përmbajtes
gnoseologjike të mësimit, që është vrojtimi, si dhe në përmbajtjet e përvojes së shfaqur në
forma të ndryshme të përceptimeve tona për dukuritë dhe fenomenet e shoqërisë dhe të
natyrës. Demonstrimi dhe ilustrimi në mësim janë rezultat i vlerësimeve të shumta të
angazhimit shqisorë dhe të aktiviteteve motorike të nxënësve në përfitimin e diturive të
reja.
Shikuar nga aspekti didaktik i formësimit të demonstrimit dhe ilustrimit në mësim,
mbështetur në arritjet filozofike të materializmit të shekullit XVII, Jan Amos Komenski
arriti që këto dy përmbajtje të veprimtarisë didaktike t’i bëjë pjesë përbërëse të çdo
veprimi mësimor.
Duke shtjelluar rolin e demonstrimit nga të gjitha aspektet e organizimit të punës
mësimore, Komenski, në kreun e XVIII ( faqe 137 ) të “ Didaktikës së madhe”, vazhdon:
“ Njerëzit duhet të mësohen në masë të madhe që dituritë e tyre të mos i marrin vetem
nga librat, por të studiojnë, t’i kontrollojnë vet gjërat e jo vrojtimet e të tjerëve dhe
mendimet e tyre për senet… prandaj duhet të jetë ligj:
I. Çdo gjë të fitohet nga fillimi i pandryshueshëm
II. Të mos ligjërohet vetem në bazë të autoritetit të thjeshtë, por në bazë të
provave të të kuptuarit dhe të përjetimeve shqisore.
III. Asgjë nuk duhet bërë vetem me metoden analitike, por më tepër në mënyrë
sintetike”. (J.A. Komenski, 1954).
Nga kohët më të hershme deri në ditët e sotme, demonstrimi dhe ilustrimi, si metoda
mësimore, kanë pësuar ndryshime si në pikëpamje të përmbajtjes, ashtu edhe të
mundësive të shumta të përdorimit të tyre në mësim.
Kur flasim për këta komponent theksohet se ata gërshetohen dhe plotësohen mes tyre,
por edhe zhvillohen në kushte të njejta që ndikon pozitivisht në efikasitetin e
përdorimit të tyre në punën mësimore.
3.5 Metoda demonstrative
15
Metoda e demonstrimit nuk është vetëm privilegj i shkencave natyrore, siç mendohej më
parë, megjithëse përmbajtjet e diturive natyrore mënyrën më adekuate të shtjellimit e
gjejmë pikërisht te përdorimi i kësaj metode. Demonstrimi krijon, po ashtu, kushte të
volitshme edhe për realizimin me sukses të përmbajtjeve mësimore.
Esenca e demonstrimit qëndron në demonstrimin e sendeve, dukurive, veprimeve, në
mënyrë që nxënësit të vërejnë sa më mire këto përmbajtje dhe fenomene me qëllim të
formimit të përfytyrimeve, koncepteve, konkludimeve dhe përgjithësimeve në mësim.
Procesi i përgjithshëm i demonstrimit dhe i ilustrimit qëndron në zhvillimin e drejtë të të
vërejturit të nxënësve, i cili proces fillon që nga mosha parashkollore, duke u drejtuar në
mënyrë më të organizuar gjatë tërë procesit mësimor, që nga klasa e parë e shkollimit.
Zhvillimi dhe përdorimi i të vërejturit aktiv është një ndër faktorë vendimtarë në
realizimin e suksesshëm të kësaj metode. Të vërejturit aktiv në mësim është faktor
vendimtar në angazhimin e gjithanshëm të nxënësit për përvetësimin me sukses të
përmbajtjeve mësimore.
Në këtë proces është me rëndësi aftësimi i nxënësve që gjatë të vërejturit të bëjnë
krahasime të duhura, duke nxjerrë përfundime mbi përmbajtjet mësimore të vërejtura, me
të cilat plotësohen përmbajtjet e njohurive. Vlera dhe rëndësia e krahasimit në mësim,
sidomos me rastin e zbatimit të demonstrimit, është e shumëfishtë, sepse krahasimi si
proces mendor nuk qëndron vetem në veçimin e ngjajshmërisë ose ndryshimit mes dy ose
më shumë dukurive.
Demonstrimi, si metodë mësimore, përfshinë në vete një varg modalitetesh të veprimeve
të mësimdhënësit dhe të nxënësit. Pra, demonstrimi i përmbajtjeve mësimore kryesisht
zhvillohet nën udhëheqjen e mësimdhënësit, i cili, duke demonstruar, udhëheq të
vërejturit analitik-sintetik të nxënësve, kështu që mësimi merr karakter dinamik të
zhvillimit, si proces i përbashkët drejt përfitimit të njohurive të reja dhe zbatimit të tyre
në praktikë.
Për sa i përket klasifikimit të lëndës së demonstrimit nuk kemi ndonjë kriter të
përkufizuar që do të merrej si pikënisje në këtë drejtim.
16
Demonstrimi në mësim zhvillohet në këto mënyra:
1. Në mënyrë direkte dhe indirekte.
2. Në mënyrë kolektive me tërë klasën, në çifte dhe individuale.
3. Në mënyrë të përgjithshme.
4. Në kohë të shkurtër ose të gjatë të demonstrimit të përmbajtjes dhe fenomeneve të
ndryshme.
5. Në fillim të mësimit, gjatë mësimit ose pas zhvillimit të mësimit.
6. Me komentime dhe sqarime ose pa sqarime.
7. Nga ana e mësimdhënësit.
8. Si në shkollë ( kabinet laborator etj ), ashtu edhe jashtë shkollës ( në natyrë etj )
Demonstrimi për nevoja të punës mësimore kryesisht zhvillohet në përmbajtjet dhe
format e shfaqjeve në:
a) Natyrë
b) Shoqëri
c) Teknikë dhe në punë prodhuese
Përmbajtja dhe struktura e demonstrimeve, që pasqyrohen kryesisht në këto rrethana,
shprehin mundësinë e angazhimit të mësimdhënësit për zgjedhje të shumëllojshme të
formave të punës mbi bazë të modaliteteve të shumta didaktike të organizimit të punës
mësimore.
Përmbajtjet dhe format që shërbejnë për demonstrim shfaqen në formë të:
- Lëvizjeve në natyrë, shoqëri, lëvizjeve të makinave dhe në procesin e prodhimit
- Operacioneve të punës dhe veprimtarive të ndryshme
- Organizimit të jetës dhe punës së njeriut
- Manifestimit të dukurive dinamike dhe të përmbajtjeve statike në natyrë
- Demonstrimit të makinave dhe të paisjeve të tjera teknike
- Demonstrimit të eksperimentit dhe të punimeve laboratorike
- Demonstrimit të përmbajtjeve filmike televizive, emisioneve radiofonike etj.
- Demonstrimit me anë të ilustrimit
17
3.6 Metoda ilustrative
Në kuadër të metodave mësimore, ilustrimi, po ashtu, mbështetet mbi bazën
gnoseologjike të njohjes shqisore. Këtë metodë e përdorin mësimdhënësit, por edhe
nxënësit, sepse krijon shumë mundësi, dhe është mjaftë e përshtatshme për të shprehurit.
Iustrimet përdoren si mjete mësimore, por ato kanë edhe funksionin e metodës, nëse
organizohen mire dhe integrohen në veprimtari të ndryshme të punës mësimore, sidomos
kur objekti ose dukuria, për të cilat flitet në punën mësimore, ndodhen në largësi
hapësinore ose kohore ose kur, edhe për shkaqe të tjera nuk mund të prezentohen në
klasë.
Ilustrimet në mësim shkaktojnë angazhime psikofizike të nxënësve duke krijuar situata të
reja mësimore, për çka mësimdhënësi dhe nxënësit duhet të përgatiten mirë, sepse nga
kjo varen rezultatet përfundimtare të punës mësimore.
Ilustrimi përfshinë gjithë atë që përdorin për të sqaruar ose për të qenë më të kuptueshëm
në mendimet tona të shkruara, ose të shprehura me gojë. Si ilustrim kryesisht përdoret
materiali vizual, ose audio-akustik.
Efekti i vizualizimit te kjo metodë është më i madhë gjatë përdorimit të përmbajtjeve
audio-vizuale, kur fotografia dhe lëvizjet e ndryshme krijojnë efekte pozitive në të
kuptuarit më mire të përmbajtjeve mësimore. Përdorimi i ilustrimeve në mësim nxit
interesimet e nxënësve. Mbi ato ilustrime nxënësit posaçërisht realizojnë aplikacione të
ndryshme, gjë që duhet nxitur dhe kërkuar sa më shpesh, ashtu që në përmbajtje të
ndryshme të bëjnë zgjidhje të shumëfishta dhe të llojëllojshme ilustruese.
Josip Demarin ka thënë:
“Nxënësit instiktivisht ndjejnë se po u mungojnë fjalët për t’i shfaqur ndjenjat e tyre,
prandaj ata zgjedhin forma të tjera të të shprehurit, ata skicojnë, vizatojnë, ilustrojnë
vizatimet e tyre…”.
Metoda e ilustrimit kërkon njohuri didaktike-metodike dhe përvojë të konsiderueshme në
përdorimin e ilustrimeve me rastin e përgatitjes së teksteve mësimore dhe në punën
18
mësimore.Shumica e teksteve shkollore që i përgatiti Naim Frashëri përmbanin edhe
ilustrime mjaftë të qëlluara si p.sh teksti i lëndës Truptregonja ( anatomia ). (Zylfiu,
1980).
Materiali që përdoret për ilustrim mund të jetë i shumëllojshëm. Përmbajtja e ilustrimeve
mund të klasifikohet sipas karakterit të vetë përmbajtjes së materialit dhe teknikës së
përpunimit, ngjyrës, madhësisë, veçorive vizuale dhe audio, gjendja statike apo dinamike
të përmbajtjes së ilustrimit etj. Përmbajtjet e materialeve që përdoren për ilustrim në
punën mësimore mund të jenë:
a) Fjalë, tinguj, gjeste, mimikë,
b) Material dhe mjetet e ilustrimit
c) Përmbajtje filmike dhe mjete të tjera vizuale dhe audio-vizuale
d) Mendime, thënie, proverb, aforizma
e) Ilustrime nga arritjet shkencore etj.
Me rastin e përdorimit të përmbajtjeve të ilustruara, nxënësit shfaqin vetiniciativ, gjë që
ndikon pozitivisht në zhvillimin e aftësive kreative të tyre.
Metoda e ilustrimit, pos karakterit grafiko-tekstual të paraqitjes, përfshin edhe aspektin
verbal të komunikimit, sepse tekstet si dhe zhvillimi verbal i sqarimeve janë pjesë
përbërëse e kësaj metode.
Përmbajtja e materialit ilustrues është mjaftë e shumëllojshme, kryesisht bëhet fjalë për:
a) Mjetet natyrore, dhe
b) Mjetet artificiale të ilustrimit, që përbëhen nga:
- Ilustrimet me vizatime,
- Ilustrimet me fotografi
- Ilustrimet me diagrame, kinograme, grafik etj
- Ilustrimet me aplikacione, falnelografike, magnetografike, filmike dhe televizive,
- Ilustrimet audio-tonike dhe ilustrimet me dramatizime të pjesëve.
19
Metoda e ilustrimit kryesisht mbështetet në përmbajtjet e materialeve grafike -
projektues, i cili me efektet vizuale, ndikon pozitivisht në ngritjen e aktivitetit të
nxënësve në mësim.
Ilustrimet grafike mund t’i klasifikojmë në grupe:
a) Ilustrime realiste, ku zakonisht bëjnë pjesë ilustrimet grafike më të vjetra të
quajtura piktograme, të cilat në mënyrë figurative paraqesin ngjarje dhe dukuri të
ndryshme. Në këto ilustrime bëjnë pjesë edhe fotografitë dhe vizatimet realiste.
b) Ilustrimet simbolike ose ideogramet, të cilat janë formë e komunikimit në mënyrë
simbolike ose me shenja të ndryshme mes njerëzve.
c) Ilustrimet abstrakte – diagramet, që zakonisht paraqesin forma grafike të vlerave
dhe të raporteve kuantitative në komunikim dhe përbëhen nga figura ose forma
gjeometrike.
20
4. Interpretimi i rezultateve
1. Cilën prej metodave e përdorni më shumë gjatë orëve mësimore?
Graf.nr 1
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 2 demonstrative, 2
ilustrative, dhe 36 të dyja. Rezultoi se në këto dy shkolla bëhet përdorimi i të dy
metodave thuajse në mënyrë të barabartë.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 5 demonstrative, 5 ilustrative, dhe
asnjë të dyja. Rezultoi se në fshat më shumë bëhet përdorimi vetëm i njërës metodë sesa i
të dy metodave.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Demonstrative 5% 50%
Ilustrative 5% 50%
Të dyja 90% 0%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Demonstrative Ilustrative Të dyja Totali
21
2. Sa tregon rezultat mësimi gjatë përdorimit të metodës demonstrative?
Graf.nr 2
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 30 shumë, 6 mesatarisht,
dhe 4 pak . Sipas përgjigjeve të mësimdhënësve përdorimi i metodës demonstrative ka
një rezultat të dukshëm.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës“Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 10 shumë, 0 mesatarisht, 0 pak. Pra,
edhe sipas përgjigjeve të mësimdhënësve në fshat përdorimi i metodës demonstrative jep
rezultate të dukshme.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Shumë 75% 100%
Mesatarisht 15% 0%
Pak 10% 0%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Shumë Mesatarisht Pak Totali
22
3. Sa tregon rezultat mësimi gjatë përdorimit të metodës ilustrative?
Graf.nr 3
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 28 shumë, 10
mesatarisht, dhe 2 pak. Rezultoi se përdorimi i metodës ilustrative në këto dy shkolla jep
rezultate të kënaqshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 0 shumë, 8 mesatarisht, 2 pak.
Rezultoi se përdorimi i metodës ilustrative jep rezultate mesatarisht të kënaqshme.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Shumë 70% 0%
Mesatarisht 25% 80%
Pak 5% 20%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Shumë Mesatarisht Pak Totali
23
4. Cila prej këtyre metodave krijon më shumë mundësi bashkëpunimi?
Graf.nr 4
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 2 demonstrative, 3
ilustrative, dhe 35 të dyja. Sipas përgjigjeve të mësimdhënësve të këtyre të shkollave të
dyja metodat krijojnë mundësi të mire bashkëpunimi.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 0 demonstrative, 0 ilustrative, 10 të
dyja. Sipas përgjigjeve të tyre krijohet mundësi e mire bashkëpunimi me përdorimin e të
dy metodave.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Demonstrative 5% 0%
Ilustrative 8% 0%
Të dyja 88% 100%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Demonstrative Ilustrative Të dyja Totali
24
5. A është më e pëlqyeshme ora kur bëhet përdorimi i këtyre metodave?
Graf.nr 5
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 38 po, 0 jo, dhe 2 nuk
ndryshon. Rezultoi se përdorimi i këtyre metodave e bën orën më të pëlqyeshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 7 po, 0 jo, dhe 3 nuk ndryshon.
Rezultoi se ora është më e pëlqyeshme kur bëhet përdorimi i këtyre metodave.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Po 95% 70%
Jo 0% 0%
Nuk ndryshon 5% 30%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Po Jo Nuk ndryshon Totali
25
6. Sa ndikon në të nxënë përdorimi i metodave ilustrative dhedemonstrative?
Graf.nr 6
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 12 shumë, 22
mesatarisht, 6 pak. Sipas përgjigjeve të mësimdhënësve përdorimi i këtyre dy metodave
ndikon mesatarisht në të nxënë.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 5 shumë, 5mesatarisht, 0 pak. Sipas
përgjigjeve të mësimdhënësve të dy metodat kanë ndikim në procesin e të nxënit.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Shumë 30% 50%
Mesatarisht 55% 50%
Pak 15% 0%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Shumë Mesatarisht Pak Totali
26
7. Sa mbahet në mend mësimi përmes metodës demonstrative?
Graf.nr 7
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 30 shumë, 8 mesatarisht,
2 pak. Rezultoi se me anë të përdorimit të metodës demonstrative mësimi mbahet në
mend.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 8 shumë, 2mesatarisht, 0 pak.
Rezultoi se me anë të përdorimit të metodës demonstrative mësimi mbahet në mend.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Shumë 75% 80%
Mesatarisht 20% 20%
Pak 5% 0%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Shumë Mesatarisht Pak Totali
27
8. Sa mbahet në mend mësimi përmes metodës ilustrative?
Graf.nr 8
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 30 shumë, 8 mesatarisht,
2 pak. Rezultoi se me anë të përdorimit të metodës ilustrative mësimi mbahet në mend.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 8 shumë, 2mesatarisht, 0 pak.
Rezultoi se me anë të përdorimit të metodës ilustrative mësimi mbahet në mend.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Shumë 75% 80%
Mesatarisht 20% 20%
Pak 5% 0%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Shumë Mesatarisht Pak Totali
28
9. Në cilën lëndë përshtatet më shumë përdorimi i metodësdemonstrative?
Graf.nr 9
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 8 matematikë, 31 punë
dore, 1 gjuhë shqipe. Rezultoi se në lëndën punë dore metoda demonstrative është më e
përshtatshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 0 matematikë, 10 punë dore, 0 gjuhë
shqipe. Rezultoi se në lëndën punë dore metoda demonstrative është më e përshtatshme.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Matematikë 20% 0%
Punë dore 78% 100%
Gjuhë shqipe 3% 0%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Matematikë Punë dore Gjuhë shqipe Totali
29
10.Në cilën lëndë përshtatet më shumë përdorimi i metodës ilustrative?
Graf.nr 10
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Këlmend
Rizvanolli” dhe “ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 30 matematikë, 2 punë
dore, 8 gjuhë shqipe. Rezultoi se në lëndën e matematikës metoda ilustrative është më e
përshtatshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Fan S. Noli”
dhe “ Ukshin Miftari” në fshat u përgjigjen kështu: 0 matematikë, 5 punë dore, 5 gjuhë
shqipe. Sipas përgjigjeve të mësimdhënësve metoda ilustrative është më e përshtatshme
në lëndët punë dore dhe gjuhë shqipe.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënësit në fshat
Matematikë 75% 0%
Punë dore 5% 50%
Gjuhë shqipe 20% 50%
Totali 100% 100%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Matematikë Punë dore Gjuhë shqipe Totali
30
4.1 Diskutimi i rezultateve
Gjatë hulumtimit kemi marrur përgjigje të ndryshme nga ana e mësimdhënësve të
Komunës së Gjakovës për zbatimin e metodave demonstrative dhe ilustrative.
Janë metoda shumë të përdorura si në shkollat fillore në qytet, po ashtu edhe në shkollat
fillore në fshat. Mësimdhënësit gjithmonë mundohen që këto metoda t’i përshtatin me
lëndën, ku edhe mendojnë që këto metoda do të kenë efekt.
Sa iu përket nxënësve, në bazë të përgjigjeve të mësimdhënësve kuptohet se janë shumë
të pëlqyeshme nga ana tyre, dhe në shumë raste tregojnë një rezultat të
theksuar.Mendohet se me përdorimin e metodës ilustrative dhe demonstrative të nxënit
është më i lehtë dhe më i kuptueshëm.
Sikur metoda demonstrative, ashtu edhe ajo ilustrative iu krijojnë mjaftë mundësi
bashkëpunimi nxënësve ndërmjet vete për një çështje të caktuar.
Gjatë përdorimit të metodës ilustrative mësimi në shkollat fillore në qytet tregon më
shumë rezultat në krahasim me shkollat fillore në fshat.
31
5. Përfundime
Gjatërrugëtimit të këtij punimi, vërtetova se metodat demonstrative dhe ilustrative janë
prej metodave më të praktikuara në procesin mësimor, pasi që këto kanë një rëndësi të
veçantë dhe tregojnë një sukses mjaft të kënaqshëm për nxënësit.Mësimi përmes këtyre
metodave është më efikas si për mësimdhënësin ashtu edhe për nxënësin, pasi që përmes
metodës demonstrative nxënësve iu mundësohet që të vërejnë sende, dukuri, veprime, me
qëllim të formimit të përfytyrimeve, koncepteve, konkludimeve dhe përgjithësive në
mësim. Ndërsa përmes metodës ilustrative para nxënësve paraqiten fotografi, vizatime,
figura të ndryshme, të cilat bëjnë që nxënësit të kuptojnë mësimin në një mënyrë më të
saktë.
Përmes mendimeve të shumëta të grumbulluara rreth pyetësorëve, dhe gjatë bisedave me
mësimdhënës, arrita në përfundim se këto dy metoda e luajnë një rol të rëndësishëm në
zhvillimin e një ore mësimore, e sidomos kur përdoren në lëndët adekuate.
Si një mësimdhënëse e ardhshme do të praktikoj llojëllojshmëri metodash gjatë orëve të
mësimit
6. Rekomandime
- Të përmirësohen kushtet e ambientit për mësim.
- Të vazhdohen trajnime të ndryshme të mësimdhënësve për përdorimin e metodave të
reja në mësim.
- Mësimdhënësit e trajnuar të bashkëpunojnë me mësimdhënësit e pa trajnuar, duke iu
dhënë ide të reja.
- Duhet të bëhet paisja e shkollave me mjete të reja, për përdorimin e shumëllojshmërisë
së metodave.
- Administratorët të nxisin mësimdhënësit e pa trajnuar për ndjekjen e trajnimeve të reja.
32
7. Shtojca
Zbatimi i metodave demonstrative dhe ilustrative në shkollat e Komunës së
Gjakovës.
Ky është një pyetësor i cili është përgatitur për mësimdhënës të klasëve I-V. Qëllimi
është mbledhja e të dhënave lidhur me zbatimin e metodave demonstrative dhe ilustrative
në shkollat e Komunës së Gjakovës. Ky pyetësor përdoret vetëm për marrjen e këtyre
pergjigjeve për hulumtimin tonë, dhe jo për qëllime të tjera.
1. Cilën prej metodave e përdorni më shumë gjatë orëve mësimore?a) Demonstrativeb) Ilustrativec) Të dyja
2. Sa tregon rezultat mësimi gjatë përdorimit të metodës demonstrative?
a) Shumëb) Mesatarishtc) Pak
3. Sa tregon rezultat mësimi gjatë përdorimit të metodës ilustrative?
a) Shumëb) Mesatarishtc) Pak
4. Cila prej këtyre metodave krijon më shumë mundësi bashkëpunimi?
a) Demonstrativeb) Ilustrative ( fotografi, vizatime, figura )c) Të dyja
33
5.A është më e pëlqyeshme ora kur bëhet përdorimi i këtyre metodave?
a) Pob) Joc) Nuk ndryshon
6. Sa ndikon në të nxënë përdorimi i metodave ilustrative dhe demonstrative?
a) Shumëb) Mesatarishtc) Pak
7. Sa mbahet në mend mësimi përmes metodës demonstrative?
a) Shumëb) Mesatarishtc) Pak
8. Sa mbahet në mend mësimi përmes metodës ilustrative?
a) Shumëb) Mesatarishtc) Pak
9. Në cilën lëndë përshtatet më shumë përdorimi i metodës demonstrative?
a) Matematikëb) Punë dorec) Gjuhë shqipe
10. Në cilën lëndë përshtatet më shumë përdorimi i metodës ilustrative?
a) Matematikëb) Punë dorec) Gjuhë shqipe
34
8. Literatura
- Dr. Nijazi Zylfiu, Didaktika , Prishtinë, 1997
- J.A Komenski, Velika didaktika, Zagreb, 1954
- Dr. Nijazi Zylfiu, Mendimet pedagogjike dhe humaniste të Naim Frashërit,
Prishtinë, 1980
- Millan Janjusheviq, Metodat mësimore, Prishtinë, 1970
- Dr. Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003