E Drejta e Procedures Penale

17
E Drejta e Procedures Penale Dr. Lulzim Lelçaj ALBANIAN UNIVERSITY FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE

description

E Drejta e Procedures Penale. Dr. Lulzim Lelçaj. Objekti i veprimtarisë së Prokurorisë. - PowerPoint PPT Presentation

Transcript of E Drejta e Procedures Penale

Page 1: E  Drejta  e Procedures  Penale

E Drejta e Procedures Penale

Dr. Lulzim Lelçaj

  

ALBANIAN UNIVERSITYFAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËROREDEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE 

Page 2: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Objekti i veprimtarisë së Prokurorisë

1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit në gjyq, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të parashikuara me ligj.

2. Prokuroria i ushtron funksionet nëpërmjet prokurorëve.

Page 3: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Struktura e Prokurorisë

Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar, ku përfshihen zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Prokurorisë dhe prokuroritë pranë sistemit gjyqësor.

1. Organet e prokurorisë janë:

a) Prokuroria e Përgjithshme e Republikës;

b) prokuroria pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda;

c) prokuroritë pranë gjykatave të apelit;

ç) prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda;

d) prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë.

2. Përfaqësimi i prokurorisë bëhet nga:

a) Prokurori i Përgjithshëm;

b) drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të apelit;

c) drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë.

Page 4: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

PROKURORI

1. Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve në përputhje me rregullat e caktuara në këtë Kod.

2. Prokurori ka të drejtë të mos fillojë ose të pushojë procedimin penal në rastet e parashikuara në këtë Kod.

3. Kur nuk është i domosdoshëm ankimi ose autorizimi për procedim, ndjekja penale ushtrohet kryesisht.

4. Urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit më të lartë janë të detyrueshme për prokurorin më të ulët.

5. Prokurori më i lartë ka të drejtë të vendosë ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve të marra nga prokurori më i ulët me ankim ose kryesisht.

Page 5: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Ushtrimi i funksioneve të prokurorit

1. Funksionet e prokurorit ushtrohen:

a) në hetimet paraprake dhe në gjykimet e shkallës së parë, nga prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë;

b) në gjykimet e çështjeve të ankimuara, nga prokurorët pranë gjykatave të apelit dhe pranë Gjykatës së Lartë.

2. Prokurori më i lartë ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e prokurorit më të ulët.(prokurori I rrethit ose I pergjithshem)

3. Në seancë gjyqësore prokurori ushtron funksionet e tij me pavarësi të plotë.

Page 6: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

E drejta eprokurorit per mosfillimin e ceshtjes penale

• Prokurori ka te drejte:• Te mos filloje ceshtjen penale• Te dergoje ceshtjen ne gjykate• Pushimin e procedimit penal

• Debati lidhur me te drejten e prokurorit per mosfilimin e procedimit penal apo per pushimin e tij e cila perben ne vetvete nje te drejte per te dhene drejtesi dhe per te zgjidhur me theml nje ceshtje. (jurisprudenca e Gjykates Kushtetuese)

Page 7: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Heqja dorë e prokurorit

1. Prokurori ka për detyrë të heqë dorë kur ekzistojnë arsye njëanësie për rastet e parashikuara nga neni 17. (heqja dore e gjqtarit)

2. Mbi deklarimin e heqjes dorë vendosin, sipas detyrave përkatëse, drejtuesi i prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë, i prokurorisë pranë gjykatës së apelit dhe Prokurori i Përgjithshëm. Për drejtuesit e prokurorive vendosin titullarët e prokurorive të një shkalle më lart.

3. Me vendimin që pranon deklarimin e heqjes dorë, prokurori që ka hequr dorë zëvendësohet me një prokuror tjetër.

Page 8: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Rastet e zëvendësimit të prokurorit

1. Drejtuesi i prokurorisë vendos zëvendësimin e prokurorit kur ekzistojnë arsye serioze që lidhen me detyrën, si dhe në rastet e parashikuara në nenet 16 dhe 17 paragrafi i parë shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” dhe “dh”. Në rastet e tjera prokurori zëvendësohet vetëm me pëlqimin e tij. (papajtueshmerise se gjyqtarit)

2. Kur drejtuesi i prokurorisë nuk vendos, edhe pse janë rastet e parashikuara në paragrafin 1, Prokurori i Përgjithshëm urdhëron zëvendësimin e prokurorit.

3. Rregullat e caktuara për heqjen dorë dhe zëvendësimin e prokurorit zbatohen edhe për oficerin e policisë gjyqësore.

K

Page 9: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Kalimi i akteve një prokurorie tjetër

1. Kur gjatë hetimeve paraprake prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e një gjykate të ndryshme nga ajo pranë së cilës ushtron funksionet e tij, ia kalon menjëherë aktet prokurorisë pranë gjykatës kompetente.

2. Prokurori që ka marrë aktet, në qoftë se çmon se duhet të procedojë prokuroria që ia ka dërguar aktet, njofton Prokurorin e Përgjithshëm, i cili, pasi shqyrton aktet, cakton se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara.

3. Veprimet hetimore të kryera para kalimit ose caktimit të bërë sipas paragrafit 1 dhe 2, janë të vlefshme dhe mund të përdoren në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.

Page 10: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Kërkimi i akteve nga një prokurori tjetër1. Kur prokurori merr dijeni se pranë një prokurorie tjetër janë

duke u zhvilluar hetime paraprake në ngarkim të të njëjtit person dhe për të njëjtin fakt, në lidhje me të cilin ai procedon, njofton pa vonesë atë prokurori, duke i kërkuar dërgimin e akteve.

2. Prokurori që ka marrë kërkesën, kur nuk është dakord me të, informon Prokurorin e Përgjithshëm, i cili pasi të ketë marrë të dhënat e nevojshme, vendos, sipas rregullave, mbi kompetencën e gjykatës se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara. Prokurorisë së caktuar i dërgohen menjëherë aktet nga prokuroria tjetër.

3. Aktet e hetimit paraprak të kryera nga prokurori të ndryshme janë të përdorshme në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.

Page 11: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Objekti i veprimtarisë së Policise Gjyqesore

Funksionet e Policise Gjyqesore ushtrohen nga oficerët dhe agjentët e Policisë Gjyqësore.

Page 12: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Shërbimet dhe seksionet e policisë gjyqësore

1. Funksionet e policisë gjyqësore kryhen:

a) nga oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore që u përkasin organeve, të cilëve ligji u ngarkon detyrën për të kryer hetime që nga çasti që marrin dijeni për veprën penale;

b) nga seksionet e policisë gjyqësore të krijuara pranë çdo prokurorie rrethi dhe të përbëra nga një personel i policisë gjyqësore;

c) nga shërbimet e policisë gjyqësore të parashikuara me ligj.

Page 13: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Funksionet e Policisë Gjyqësore

1. Policia Gjyqësore, me cilësinë e subjektit të procedimit penal, kryen këto funksione:

a) merr dijeni për veprat penale;

b) parandalon ose pengon pasojat e mëtejshme që rrjedhin nga veprat penale;

c) kërkon autorët e veprave penale;

ç) kryen veprimet e nevojshme për të siguruar burimet e provës dhe për të grumbulluar gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal;

d) kryen çdo hetim dhe veprim të urdhëruar ose të deleguar nga organi procedues;

Page 14: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

dh) kryen veprime procedurale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale;

e) kryen veprime në kuadër të marrëdhënieve juridiksionale penale me autoritetet e huaja brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

ë) kryen veprimet në zbatim të ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë";

f) kryen çdo detyrë të tjetër të parashikuar në legjislacionin në fuqi.

Policia Gjyqësore dokumenton kryerjen e funksioneve të saj në përputhje me rregullat e Kodit të Procedurës Penale.".

Page 15: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Policia gjyqesore praktikisht ushtron ndjekjen penale

Policia gjyqesore epron me iniciative

Funskionet e saj poicia gjyqesore I kryen nen drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit.

Policia gjyqesore detyrohet te zbuloje menjehere veprat penale dhe te informoje menjehere prokurorin permes referimit te vepres penale.

Referimi me shkrim I vepres penale tek prokurori.

Veprimet hetimore urdherohen ose delegohen nga prokurori

Raporti mes Prokurorit dhe Policise gjyqesore jane maredhenje vartesi dhe bashkepunimi.

Page 16: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Varësia e Policisë Gjyqësore

1. Policia Gjyqësore i ushtron funksionet e saj nën varësinë e prokurorit dhe drejtohet e kontrollohet prej tij.

2. Policia Gjyqësore zbaton urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit për përcaktimin e çështjeve që duhen hetuar me përparësi, veprimeve konkrete që duhen kryer, si dhe kohëzgjatjen e nevojshme të hetimeve.

3. Prokuroritë dhe gjykatat disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të Policisë Gjyqësore.".

Page 17: E  Drejta  e Procedures  Penale

Create your first presentation

Vartësia e policisë gjyqësore sipas K. Pr.Penale

1. Seksionet e policisë gjyqësore varen nga drejtuesit e prokurorive të rretheve.

2. Oficeri që shërben në policinë gjyqësore përgjigjet para prokurorit të rrethit për veprimtarinë e zhvilluar nga ai vetë dhe nga personeli vartës.

3. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore janë të detyruar të zbatojnë detyrat që u janë caktuar nga prokurori. Pjesëtarët e seksioneve nuk mund të hiqen nga veprimtaria e policisë gjyqësore veçse me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

4. Gjykatat dhe prokuroritë disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të policisë gjyqësore.