129367937-Elektroteknike

download 129367937-Elektroteknike

of 38

Transcript of 129367937-Elektroteknike

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    1/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 1 Ramiz Kastrati

    Ramiz Kastrati

    ElektroteknikëPjesa II-të

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    2/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 2 Ramiz Kastrati

    PJESA II

    1.  TRANSFORMATORËT

    1.1.  NJOHURI TE PËRGJITHËSHME DHE PARIMI I PUNËSMe trasformator kuptohet një makinë elektrike statike (d.m.th. paorgane të lëvizëshme) që lejon transmetimin e fuqisë elektrike(aktive e reaktive) ndërmjet dy sistemeve elektrike (në rrymëalternative) që nuk janë të lidhura direkt e që mund të punojnë dhenë tensione të ndryshme. Trasformatorët që kryejnë këtë funksionquhen transformatorë fuqie dhe mund të jenë monofazë o trefazë.Kemi pastaj trasformatorët specialë siç janë autotrasformatorët (nëtë cilët mungon izolimi elektrik ndërmjet dy sistemeve të lidhura) dhetrasformatorët më rrymë kostante. Së fundi kemi trasformatorët ematjes, të tensionit e të rrymës, që shërbejnë për të përshtaturvlerat e tensionit e të rrymës alternative aparaturave matëse. Të

    gjithë transformatorët e përmendur më lart funksionojnë mefrekuencë industriale që, në vendin tonë e në Europë është 50 Hz,dhe ne do të ndalemi në këto lloj transformatorësh, por duhettheksuar se veçanërisht në elektronikë ka dhe tipe të tjerëtransformatorësh që funksionojnë me frekuenca të tjera e që ne nukdo t’i analizojmë.

    1.2. TRANSFORMATORËT MONOFAZËPër sa i përket parimit të punës, mund të thuhet shkurtimisht që

    transformatorët (monofazë) përbëhen nga dy pështjella me materjalpërcellës (bakër ose alumin), që quhen pështjella primare dhepështjella sekondare të izoluara ndërmjet tyre, reciprokisht të lidhuranëpërmjet një qarku magnetik (i quajtur bërthamë e i realizuar, meanë fletësh ferromagnetike). Bërthama ka për qëllim të qarkullojëfluksin magnetik brënda dy pështjellave, në mënyrë që këto të jënëreciprokisht ë lidhura. Fluksi magnetik që qarkullon në primar dhekonsiderohet i barabartë me atë që qarkullon në sekondarTransmetimi i fuqisë bëhet duke lidhur pështjellën primare nësistemin nga merret energjia dhe pështjellën sekondare nga ana ekonsumatorit.Nga pikpamja konstruktive trasformatori monofazë mund tërealizohet në dy mënyra (Fig.1.1):

    a)  me bërthamë me kollonab)  me bërthamë të koracuar

    1.3. TRASFORMATORI MONOFAZË IDEALQuhet trasformator ideal një tansformator që ka këto cilësi:

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    3/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 3 Ramiz Kastrati

    a)  Rezistencë ohmike zero të pështjellave;b)  permeabilitet magnetik të µ0=o të ambjentit përqark

    bërthamës, çka sjell që i gjithë fluksi të kufizohet nëbërthamë dhe në pështjella.

    c) 

    Permeabilitet konstant të bërthamës ferromagnetike, d.m.th.bërthama konsiderohet materjal linear ferromagnetik.

    d)  Humbje zero në materjalin ferromagnetik.

    Fig. 1.1 Dy realizime të transformatorit një fazor

    .

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    4/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 4 Ramiz Kastrati

    a) me bërthamë mekollona

    b) me bërthamë të koracuar

    Fig. 1.2 Pamja e jashtme e një transformatori njëfazor

    Skema elektrike e zëvëndësimit të transformatorit ideal jepet në Fig.1.3

    Fig. 1.3 Skema principiale elektrike e transformatorit ideal njëfazor

    Transformatori është një makinë reversibël d.m.th. që mund tëushqehet si nga primari ashtu dhe nga sekondari, d.m.th. ushqehetme V1, duke fituar në dalje një tension V2; ose nga sekondari metension V2, duke fituar në dalje tensionin V1. Tension i ushqimit duhet

    të jetë gjithnjë alternativ, me vlera të tensionit e të frekuencës tëvendosura nga konstruktori. Trasformatori nuk mund të funksionojëme tension të vazhduar, sepse fluksi në pështjella do t’shte konstantdhe për pasojë nuk do të kishte f.e.m. të induktuara as në primar asnë sekondar.

    Në se shënojmë me N1 numurin e spirave të primarit e me N2 numurin e spirave të sekondarit, raporti:

    quhet raporti i spirave, kurse raporti:

    quhet koefiçienti i transformimit të transformatorit.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    5/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 5 Ramiz Kastrati

    Për rrjedhojë:

    koefiçienti i transformimit të transformatorit është i barabartë meraportin e spirave. Në praktikë në se

    N1=N2

    kemi

    V1=V2.

    Në se N1>N2 tensioni i primarit do të jetë më i madh se ai i

    sekondarit d.m.th. V1>V2 transformatori quhet “ulës”, pra tensionidaljes është më i ulët se ai i hyrjes. Në se përkundrazi N2 > N1tensioni në sekondar do të jetë më i madh se ai primar, pra V2>V1,

    transformatori quhet i tipit “ngritës” . 

    1.4. TRANSFORMATORËT TREFAZORË

    1.4.1. Aspekte konstruktive të trasformatorëve trefazorëEdhe trasformatorët trefazorë ndahen në dy tipe: bërthamë mekollona, bërthamë të koracuar (ose mantel). Ndërsa për

    trasformatorët monofazë ndryshimi ndërmjet dy tipeve tëbërthamave ishte i natyrës teknologjike, për trasformatorët trefasorëtipi i bërthamës implikon ndryshime efektive në funksionimin etrasformatorit.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    6/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 6 Ramiz Kastrati

    a) Bërthama me kollona  b) bërthamë e

    koracuar

    Fig. 1.5 Dy tipet e bërthamave të transformatorëve

    a) Transformatorme vaj

    b) Transformator merezinë

    c) Transformatori thatë

    Fig. 1.6 Pamja e jashtëme e transformatorëve

    Ndryshimi i parë ndërmjet dy tipeve të bërthamave është fakti semeqëse në bazë të ligjit të Kirchoff-it për nyjen A (Fig. 1.5):

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    7/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 7 Ramiz Kastrati

    d.m.th. të tre flukset nuk janë të lira të ndryshojnë arbitrarisht porduhet të kënaqin marëdhënjen e mesipërme, prandaj quhenbërthama me flukse të kufizuara. Një ndryshim tjetër është që nëtrasformatorin me bërthamë me kollona rezistenca magnetike ekollonës qëndrore është më e vogël se sa e kollonave anësore, kursepër trasformatorët më bërthamë të koracuar ajo është e njëjtë. Kjoshpjegohet me faktin që fluksi i prodhuar në kollonën qëndrorembyllet nëpërmjet dy qarqeve magnetike (zgjedhat) në paralelndërmjet tyre karshi asaj kollone. Flukset e kollonave anësore kalojnënëpër qarqe magnetike që janë në seri: pra kemi rezistenca tëndryshme magnetike për faza të ndryshme, çka sjell dhe ndryshimenë rrymat e punimit pa ngarkesë në pështjellat e vendosura nëkollona të ndryshme. Meqenëse flukset duhet të jenë të njëjtë dherezistenca magnetike kolonës qëndrore është më e vogël se dykollonave të tjera, rryma e fazës qëndrore do të jetë më e vogël se edy fazëve të tjera. Meqenëse rezistenca magnetike në rastin ebërthamës me kollona varet nga rezistenca e zgjedhave, atëhere për

    të evituar këtë josimetri seksioni i zgjedhave bëhet më i madh se ikollonave.

    Nga pikapamja e izolacionit të ambjentit rrethues të pështjellave,trasformatorët ndahen në tre grupe:

    a)  Transformatorë ajrorë (i thatë) vaj (Fig.1.6b)b)  Transformatorë me rezinë (i thatë)c)  Transformatorë me vaj (Fig.1.6a)

    1.5.   AUTOTRANSFORMATORI

    a) Transformatori njëfazor b)Ekuivalenit i tij si auto transformator

    Fig. 1.13 Skema pricipiale e kalimit nga transformatori në autotransformator

    Le të kemi një trasformator monofazë zbritës (Fig.1.13a) që ka njëpështjellë primare me N1 spira dhe një sekondare me N2 spira (N2 <N1). Ne mund të bashkojmë një pikë të pështjellës primare me një

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    8/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 8 Ramiz Kastrati

    pikë të pështjellës sekondare, p.sh. pikën B me pikën b pa ndryshuarregjimin e funksionimit. Meqenëse numuri i spirave primare është mëi madh se ai i spirave sekondare, mund të gjendet një pikë me tënjëjtin potencial si pika a e sekondarit. Në këtë rast është e mundurtë lidhet elektrikisht pika me pikën a pa shkaktuar ndryshim tëregjimit të punës se transformatorit. Pështjella me N2 spira rezulton etepërt dhe kështu që mund të realizohet një transformator me vetëmnjë pështjellë: makina e realizuar njihet me emrin autotransformatormonofazë.

    Fig. 1.14 Pamja e jashtëme e një autotransformatori njëfazor

    Në punën pa ngarkesë sjellja e autotransformatorit është krejt e

    ngjashme me atë të trasformatorit. 

    Në punën me ngarkesë, në se mbesin konstante tensioni dhefrekuenca e ushqimit, duhet të mbesë konstant dhe fluksi i dobishëm,dhe si për rastin e transformatorit do të kërkohet një rrymë I1 nëprimar për ngarkesë I2 në sekondar. Duke e konsideruar rastin etransformatorit (autotransformatorit) ideal (pa humbje)mund tëshkruajmë:

    Rryma në primar do të jetë me shenjë të kundërt me rrymën engarkesës dhe me modul më të vogël. Duke aplikuar ligjin eKirchhoff-it për nyjen fitohet:

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    9/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 9 Ramiz Kastrati

    Kjo marredhënje tregon që në pjesën me N2 spira të përbashkët mesekondarin dhe primarin qarkullon një rrymë qe mund të jetë mjaft evogël se ryma që jep autotransformatori.

    Për të shikuar avantazhet e autotransformatorit në krahasim metransformatorin duhet të shikojmë fuqitë e dimensionimit të njeritdhe të tjetrit. Me fuqi dimensionimi të një pështjellë kuptohetprodukti i tensionit me rrymën në të.

    Në një transformator meqenëse, , fuqia e dimensionimite të dy pështjellave është e barabartë dhe përputhet me fuqine edukëshme nominale të trasformatorit.

    Nga sa thamë më sipër autotrasformatori ka kosto më të ulëtprodhimi sepse fuqia e dimensionimit lejon të zvogëlohet seksioni ibërthamës dhe i përcjellësave të pështjellave.Rendimenti i autotransformatorit do të jetë më i madh, sepsehumbjet në bakër do të jenë për densitet rryme të njejtë nëpështjella:

    Humbjet në hekur me gjithëse përdoret më pak hekur se nëtransformator, ngelin pothuajse të pandryshueshme per fuqi tënjëjta natyrisht).

    Si përfundim përparësitë e autotransformatorit mund të përmblidhen:a.  Autotransformatori ka vetëm një pështjellë, në vend të dy

    pështjellave që ka transformatori;b.  Në një pjesë të pështjellave të autotransformatorit kalon një

    rrymë më e vogël se e sekondarit të transformatorit.

    Por mund të rrjeshtojmë dhe disa mangësi:

    -   Ndërsa në transformator të dy pështjellat janë elektrikisht tëndara, në autotransformator janë të lidhura ndërmjet tyre. Për

    këtë arësye, ndërsa një transformator lejon gjithnjë tokëzimin esekondarit, autotransformatori e lejon vetëm kur është i ushqyernga një burim me neutër të izoluar ose nga një burim i tokëzuardhe kur jemi të sigurtë për tokëzimin e bornës së AT me neutrin.

    -   Ndërsa në transformator si rezultat i këputjes së një spire tëpështjellës sekondare ngarkesa mbetet pa tension, në rastin eautotransformatorit ngarkesa i nenshtrohet një tensioni tëbarabartë me atë të primarit, me pasojë kuptueshme.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    10/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 10 Ramiz Kastrati

    2.  MOTORËT ASINKRONË

    2.1. 

    Fusha rrotullueseMotorët asinkronë bëjnë pjesë në makinat rrotulluese. Atotransformojnë energjinë elektrike në energji mekanike dukeshfrytëzuar Ligjin e Induksionit Elektromagnetik, parimin e FushësMagnetike Rrotulluese si dhe parimin e Motorit elektrik. Quhet fushë rrotulluese një fushë magnetike me intensitet kostant,drejtimi i së cilës rrotullohet në mënyrë të njëtrajtëshme. Kjo gjëmund të fitohet duke rrotulluar një magnet permanent ose një bobinëtë ushqyer me rrymë të vazhduar, por dhe si kombinim fushashalternative sinusoidale.

    2.1.1. Komponentet rrotulluese të një fushe alternativesinusoidale

    Fig. 2.1 Fusha magnetike pulsante

    Në solenoidin e fig.2.1 kalon një rrymë alternative sinusoidale i(t) =IM·sin( ·t) e cila do të krijojë gjatë boshtit x një fushë magnetikesinusoidale h(t) = HM·sin( ·t). Me pika janë shënuar drejtimet errymës që dalin(majat e shigjetës) dhe me x (fundet e shigjetës) atoqë hyjnë. Mund të vërtetohet që në çdo çast, fusha magnetikesinusoidale h(t) është e barabartë me shumën vektoriale të dy

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    11/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 11 Ramiz Kastrati

    fushave me intensitet HM/2 e që rotullohen simetrikisht nësense të kundërta me shpejtësi këndore [rad/s] të barabartë meatë të fushës sinusoidale.

    Fusha e Solenoidit me rrymën e dhënë në Fig.2.1 quhet pulsuese

    sepse intensiteti i fushës h(t) shkon nga zero deri në Hm duke mbajtur drejtimin e aksit x të bobinës.

    Arrihet në përfundimin se, duke mbivendosur dy ose më shumë fushaalternative me të njëjtën amplitudë e frekuencë, që veprojnë nëdrejtime të përshtatëshme e të sfazuara në kohë në mënyrë tëpërshtatëshme, mund të krjohen komponente fushe rrotulluese që nënjërin sens anullohen kurse në sensin tjetër mblidhen, duke dhënëkështu një fushë ekuivalente rrotulluese me intensitet konstant.

    2.1.2. Fusha rrotulluese bifazore

    Fig. 2.2 Dy bobina të zhvendosura në hapësirë me 90

    Le të marrim dy bobina(Fig.2.2) të njëjta akset e të cilave x1 dhe x2  janë të zhvendosura me 90 nga njëra tjetra dhe ushqehen me tënjëjtën rrymë (senset e rrymave në bobinë tregohen me pikë dhe me

    kryq si më parë) sinusoidale:

    Bobina 1 do të krijojë fushën e sajë pulsante e cila siç e pamë mësipër mund të mendohet e përbërë nga dy fusha rrotulluese me senstë kundërt me vektorët D1 dhe S1 me amplituda Hm /2 seicili; pokështu Bobina 2 do të krijojë fushën e sajë pulsante e cila siç e pamë

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    12/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 12 Ramiz Kastrati

    më sipër mund të mendohet e përbërë nga dy fusha rrotulluese mesens të kundërt me vektorët D2 dhe S2 e me amplitudë Hm /2 secili.

    Fig. 2.3 Fusha rrotulluese bifazore

    Mund të konstatohet lehtë (Fig. 2.3) që fushatS

    1 dheS

    2 eliminojnënjera tjetrën kurse D1 dhe D2 mblidhen duke dhënë një fushërrotulluese ekuivalente me amplitudë Hm:

    2.2. PARIMI I PUNËS SË MOTORIT ASINKRONNë Fig.2.8 jepen pjesët kryesore përbërëse të një Motoriasinkron.Figura i referohet prerjes tërthore normal me aksin emotorit.

    Pjesët kryesore të Motorit asinkron siç shihet janë:

      statori i përbërë prej fletësh llamarine ferromagnetike të

    presuara ku janë hapur kanalet për futjen e përcjellësave tëpështjellave (në figurë nuk janë treguar përcjellësat e statorit). 

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    13/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 13 Ramiz Kastrati

    Fig. 2.8 Pjesët kryesore të Motorit

      Rotori – edhe ky i përbërë prej fletësh llamarine ferromagnetiketë presuara, në të cilin janë hapur kanalet për futjen epërcjellesave të pështjellave të rotorit të cilat mund të jenë dytipesh:

    a)  Pështjella normale që përfundojnë në tre unaza prej bakri(rotor me faza)

    b)  Zbarra përcjellëse (bakri ose alumini të lidhuar në tëshkurtër (rotor kafaz ketri)

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    14/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 14 Ramiz Kastrati

    a) Prerja tërthore me pështjellat b) Parimi i punës

    Fig. 2.9 Parimi i punës së Motorit asinkron

    Për të kuptuar parimin e punës së Motorit asinkron do t’i referohemiFig.1.9b tregohet parimi i.

    Pështjellat trefazore të statorit të zhvendosura në hapësirë me 120 nga njëra tjetra e të ushqyera nga një sistem simetrik rrymash

    trefazore të zhvendosura në fazë me 120

     elektrike nga njëra tjetra,siç e pamë më lart prodhojnë një fushë magnetike rrotulluese mëinduksion B [Wb /m2] dhe me shpejtësi rrotullimi n1 [rrot / min] qëvaret nga frekuenca e ushqimit f 1 [Hz] dhe nga numuri p i çift polevesipas formulës së mëposhteme:

    Imagjinojmë për një moment që rrotori të jetë i ndalur, pra n2 = 0 .Fusha magnetike me induksion B do të presë përcjellësat e rotorit që

    përbëjnë anët aktive të një spire të mbyllur në qark të shkurtër. Nëspirë pë shkak të ligjit të induksionit elektromagnetik, do të lindë njërrymë I2, sensi i të cilës tregohet në figurë. Kjo rrymë dukebashkëvepruar me fushën magnetike do të bëjë të lindin një çiftforcash elektromagnetike F të cilat krijojnë një moment rrotulles CM .Për shkak të këtij momenti rrotullues rotori do të lëvizë në të njëjtinkah me atë të fushës rrotulluese. Me rritjen e shpejtësisë së rotoritnën veprimin e momentit rrotullues, filllon të zvogëlohet shpejtësia

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    15/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 15 Ramiz Kastrati

    me të cilën fusha rrotulluese pret pëecjellësat aktivë (ato që janënormal me fushën magnetike) të rotorit e së bashku me tëzvogëlohen rrymat në rotor dhe momenti rrotullues. Në mënyrëideale, në se nuk përfillen forcat e fërkimit, momenti rrotullues bëhtezero kur shpejtësia n2 e rotorit barazohet me shpejtësinë n1 të fushësrrotulluese. Në të vërtetë, megjithëse motori punon pa ngarkesë(d.m.th pa moment frenues në boshtin e tij), humbjet mekanike përshkak të fërkimeve në kushineta e në ventilim të rotorit në ajër,bëjnë që gjithmonë n2 < n1 e kështu mbetet një moment i vogëlrrotullues i aftë për të mposhtur momentin e rezistencës. 

    Në se motorit të ushqyer (pra egziston fusha magnetike rrotulluese)e që po punon pa ngarkesë, i aplikohet një moment frenues rotorifillon të ngadalësohet e kështu rritet shpejtësia me të cilën fusharrotullues pret pështjellat e rotorit. Kjo sjell ritjen e rrymës e rrymësnë rotor e me të dhe të momentit rrotullues derisa momentirrotullues të barazohet me momentin frenues duke rivendosur kushte

    të reja ekuilibri dinamik me një shpejtësi me të vogël se ajo emëparëshmja. Në se momenti frenues do të jetë shumë i madh,rotori do të frenohet deri sa të ndalet plotësisht dhe motori do tëgjëndet në kushtet e lidhjes në të shkurtër (ose me rotor tëbllokuar). Në këto kushte motori mund të qëndrojë vetëm për njëkohë të shkurtër për shkak të rrymave të mëdha në pështjella.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    16/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 16 Ramiz Kastrati

    PJESA III

    1.1 Ç`janë normat I.E.C 

    Nga vetë gërmat përbërëse të saj I.E.C do të thotë International Electrotechnic

    Comunity.Ky është një institut i cili merret me standartizimet dhe normat e sigurimit teknik tënjë impianti dhe personi. Këto norma janë të detyrueshme në zbatimin e një impiantielektrik. Në fund të realizimit të impiantit nevojitet kolaudimi i tij i cili bëhet ngapersona të deleguar duke kontrolluar standartizimin e impiantit. Këto norma çdo vitëpësojnë ndryshime në përmirësim në mënyrë që të rritet në maksimum siguria dhembrojtia e impiantit elektrik.

    Një instalues duhet që të njohë mirë normat I.E.C dhe t`i zbatojë ato në reptësin mëtë madhe. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet impianti, pajisjet dhe personi qëpërdor ato.

    1.2 Përgjithsime mbi impiantet elektrike 

    Të gjitha impiantet elektrike të përmëndura në këtë libër, për të siguruar një mbrojtjendaj personave dhe të mirave materiale, duhet t`i nënshtrohen disa rregullave tërëndësishme; Këto rregulla ndahen në dy sektor: legjislativ dhe normativat 

    IMPIANTI ELEKTRIK është një bashkësi pajisjesh, materialesh, struktura, nëmënyrë që të mundësoj funksionimin e pajisjeve mekanike, aparatura, pajisjeelektroshtëpiake, sistemet elektrike, etj. Impianti elektrik është ndërmjetësi midisardhjes së energjisë elektrike dhe përdoruesit (makina ose pajisje të ndryshme)

    IMPIANTI ELEKTRIK duhet të përmbajë të gjitha sistemet e mbrojties sëmundëshme dhe parandalimin e defekteve të mundëshme që mund të shkaktohen.Defektet që mund të shkaktohen duhet të reduktohen në kufijtë më minimal tëmundur duke e ngushtuar në maksimum mbrojtien e saj në një pjesë të caktuar tëimpiantit. Kjo gjë realizohet duke përdorur sisteme mbrojtëse të një shkallë më tëlartë.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    17/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 17 Ramiz Kastrati

    IMPANTI ELEKTRIK duhet të jetë i dimensionuar në pjesë sa më të vogla tëveçanta, duke i kordinuar në mënyrën më racionale ndërhyrjet e pajisjevembrojtëse.

    IMPIANTI ELEKTRIK duhet të jetë i realizaur duke ndjekur në mënyrë tërreptë normat I.E.C.  Normat I.E.C thojnë që një impiant elektrik duhet të jetërealizuar sipas rregullave të arta për të qënë konform këtyre normale.

    Nëpër IMPIANTET ELEKTRIKE duhet të përdoren materiale, pajisje,përdoruesa dhe aksesor të ndryshëm të një cilësie të lartë. Cilësia e një impianti osepajisje të përdorur duhet të jetë i njohur dhe kontrolluar nga I.M.Q. (Istituto delMarchio di Qualita,).

    Materialet që përmbajnë simbolin e I.M.Q janë materiale të kontrolluarasipas normave I.E.C. Garancit e ofruara nga I.M.Q. vijnë nga një kontroll i rreptë dherastësor që kryhet nëpër fabrikat e prodhimit pa u njoftuar duke u testuar materialinë të gjitha parametrat teknik të tij.

    IMPIANTET ELEKTRIK klasifikohen në varësi të përdorimit të tij, të ambientitku do të përdoret etj. Impiantet elektrike mund të jenë:

    IMPIANTET E TRANSFORMIMIT (kabina elektrike)

    IMPIANTET E SHPËRNDARJES (për përdorim industrial ose shtëpiak)

    IMPIANTET TË NDRIÇIMIT PUBLIK DHE PRIVAT

    Pikërisht në bazë të këtyre klasifikimeve realizohen edhe impiantet elektrike të cilat

    mund të jenë: në tuba, kanalinë, brënda mureve, të mbrojura, kundrazjarrit etj

    gjithmon duke respektuar normat I.E.C për secilën kategori të impiantit.

    1.3 – Impianti i transformimit 

    Shëmbuj tipik janë pikërisht kabibat elektrike të transformimit. Këto impianterealizohen ku nevoja për energji elektrike është e madhe, dhe për këtë arësye ajoshpërndahet në tension te mesëm 6/10/20 kV. Me këto vlera të tensionit është mëekonomike transporti i energjisë elektrike edhe pse duhet të kemi vëmëndje tëmadhe në sistemin e izolimit. Impianti i transformimit në të vërtet shndërontensionin e mësëm në tension të ulët dhe është i përbërë si në fig.1.1

    Shpërndarja në

    TU 

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    18/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 18 Ramiz Kastrati

    Fig. 1.1Shëmbull i një kabine transformimi nga tension i mesëm në TU

    Një kabine transformuese është e ndërtuar nga një seksionator nën ngarkesë, nganjë çelës automatik dhe nga një grup siguresash me aftësi të lartë vepruese përndërprerje, nga transformatori ulës i cili është i lidhur në YLL/TREKËNDËSH 10/04 kV+ N, nga një mbrojtës automatik për tension të ulët, dhe më pas tij lidhet ngarkesa

    (konsumatori).

    1.4 Impianti i shpërndarjes në tension të ulëtTU 

    Këto impiante shpërndajnë energjinë në përdoruesa të ndryshëm ose konsumatorqë ushqehen në tension të ulët. Ato janë të realizuar sipas skemës bllok të fig 1.2dhe në veçanti nga, nga një çelës automat të instaluar në fillim të impiantit; nganjë automat diferencial magneto-termik të instaluar në vëndin ku është lidhurkonsumatori, dhe nga automatët e ndryshëm magneto-termik të instaluar në

    secilin degë të impiantit sipas ngarkesës së tyre. Sipas rrezikshmërisë ato mundtë jenë edhe automat diferencial. Për parimin e punës së këtyre mbrojtësave do tëstudiohet në mënyrë më të detajuar në kapitullin e mbrojtësave.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    19/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 19 Ramiz Kastrati

    Fig. 1.2 Impiant shpërndarje të tensionit të ulët

    1.5 Impiant ndriçimi publik 

    Këto impiante realizohen për ndriçimin e rrugëve urbane dhe ndërurbane nëmënyrë të veçantë aty ku ndodhen edhe kryqëzime. Impiantet e ndriçimit publikpërbëhen nga një kuadër elektrik i cili përmban një çelës automat; njëprogramator e cila jep munësin e komandimit të ndriçimit në mënyrë parciale dhekohë të ndryshme. Dalja e këtij programatori do të komandojë bobinën e një

    rëleje kontaktor fuqie (do të shihen në mesimin e rëleve të dritës) e cila e ndanëgrupin e dritave në grupe të ndryshme. Realizimi i ushqimit nga një shtyllë nëtjetër realizohet në disa mënyra sipas kushteve të caktuara psh. mund tërealizohet me linjë ajrore të tërhequr nga një fije zinngu (tirand). Në këtë rastkablli i ushqimit duhet të ketë disa karakteristika të veçanta teknike pasi është iekspozuar në ambient; ose me linjë të nëndheshme të futur në tubacionepërkatëse.

    Një shëmbull tipk i një impianti ndriçimi publik është ajo e paraqitur në fig 1.3

    Fig. 1.3 Shëmbull tipik i ndriçimit public

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    20/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 20 Ramiz Kastrati

    1.6 Impiant elektrik i realizuar me tuba jashtëmurit 

    Këto llojë impiantesh realizohen kryesisht duke i fiksuar të gjitha linjat dhepajisjet elektrike të ushqimit dhe të komandimit në mënyrë të dukshme. Këtoimpiante instalohen kryesisht nëpër kapanone industriale, ofiçina, palestra etj.

    1.7 Impiant elektrik i realizuar me tubabrënda murit 

    Këto impiante realizohen ku për probleme të estetikës nuk mund të realizohetasnjë nga impiaantet e përmëndura më lartë; në mënyrë të veçantë ndërtesabanimi cilvile, në zyra, në shkolla, spitale dyqane etj. Këto impiante elektrikerealizohen duke futur brënda në mur tuba për përcjellësa elektrik (sipas njëseksioni të përshtatshëm në varësi të numrit të përcjellësave që do të futen). Përtë realizuar një impiant brënda në mur, nevojitet që tubacionet të shtrohen nëmënyrë të tillë që të krijohet mundësia e heqjeve ose futjes së përcjellësave nëmënyrë të lehtë pa pësuar dëmtime në të. Në këto tipe impiantesh elektrik, ashtusi edhe në ato të përmëndura më sipër nevojitet që të përdoren materiale tëgarantuara teknikisht nga IMQ. 

    1.8 Impiant elektrik i realizuar me kanalinkalimtare me mbajtës kabllosh elektrik 

    Këto impiante realizohen në ndërtesa industriale, në ofiçina të mëdha, nëlaboratore etj. Këto tipe impiantesh realizohen në këtë mënyrë pasi kabllot epërdorura për ushqimin e makinerive janë të një seksioni shumë të madh dhenëpër të kalojnë rryma të mëdha industriale. Realizimi në këtë mënyrë i këtyreimpianteve krijonë mundësinë e kontrollimit gjithmon të impiantit elektrike si

    edhe shtimin dhe modifikimin në mënyrë më të lehtë në një periudhë më tëvonshme. Një shëmbull tipik i këtyre impianteve elektrike të realizuar me sistemkanalin kalimtare ose kanalinë të tjera është i treguar në fig. 1.4. Edhe në këtoimpiante këshillohet të përdoret një material i kontrolluar nga IMQ dhe tërealizohet sipas normave të veçanta IEC për këtë karakteristikë impianti.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    21/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 21 Ramiz Kastrati

    Fig. 1.4 Shëmbull tipik i impiantit realizuar me kanalin kalimtare

    1.9 Impiante elektrike kundrër shpërthimevedhe zjarreve

    Në disa ambiente është e nevojshme instalimi i një impianti i cili duhet të jetëplotësisht i ndarë nga jashtë. Ky lloj impianti i realizuar në këtë mënyrë mbronpërcjellësit elektrik nga një zjarr ose shpërthim i mundshëm.

    Për këtë arsye impianti duhet të realizohet më përcjellësa kundërzjarrit (antifiam)dhe duhet të përdoren rekorderi në mënyrë që në rast të një zjarri, nëpër linjadhe pajisje të mos kemi vështirsim dhe rritje të rrezikshmërise së tij. Nëpër tipete impianteve antideflagrante (kundër shpërthimeve dhe zjarrit) instalohen pajisjetë ndërtuar me të njëjtën kriter siç përmëndëm më sipër.

    Një pajisje e ndërtuar për këto kushte pune (AD) njihet nga mënyra se siështë e ndërtuar dhe e rrethuar nga një shtresë kallaji.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    22/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 22 Ramiz Kastrati

    Këto tipe impiantesh gjejnë përdorim të madh në të gjitha ato vënde ku kryhenpunime me shkëndija zjarri ose me shpërthime.

    Këshillohet që të përdoret në mënyrë të rreptë normat I.E.C që i përkasinimpianteve (AD) si edhe të gjitha ato norma të tjera që janë të parashikuara ngaautoritetet vendore. Në fig1.5 janë paraqitur disa pajisje dhe rekorderi tëndërtuara sipas (AD).

    Fig. 1.5 Rekorderi dhe pajisje antideflagrante (AD)

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    23/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 23 Ramiz Kastrati

    MJETET E PUNËS TË NEVOJSHME PËRNJË INSTALUES ELEKTRIK

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    24/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 24 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    25/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 25 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    26/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 26 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    27/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 27 Ramiz Kastrati

    SHENJAT DHE SIMBOLET GRAFIKEI.E.C.

    S h e n j a t g r a f i k e   kanë rëndësi të veçantë në paraqitjen skematike tëimpianteve elektrike. Ato tregojnë pajisje të caktuara, pjesë pajisjesh, oseplotësojnë specifikimin e aparaturave që duken të ngjashme por që kanëkarakteristika dhe funksione të ndryshme. Edhe në këtë fushë ekzistojnë një seri

    normash, të nxjerra nga IEC, që kanë për qëllim klasifikimin e skemave osediagramave të ndryshme që përfaqësojnë impiantin elektrik.

    Përpara se të bëjmë një përmbledhje të shenjave grafike të pajisjevekomanduese dhe të ushqimit që shërbejnë për realizimin e impianteve civil ështëe nevojshme tju japim një përkufizim të përmbledhur e të thjeshtë të skemave qëdo të studiojmë.

    SKEMA FUNKSIONALE paraqet në mënyrë të thjeshtë veçorin e funksionimit tëpajisjes që përbën impiantin . Kjo skemë paraqet në mënyrë të detajuar mënyrëne lidhjes së pajisjeve komanduese duke pasur parasysh morsetat e tyre. Kjoskemë përdoret më shumë për instaluesit për të kuptuar më mirë mënyrën e

    funksionimit të impiantit. Sipas skemës funksionale linjat e ushqimit L dhe Nparaqiten horizontalisht të barazlarguar 10 – 12 cm ndërsa vertikalisht paraqitenqaret e ndryshme të komandimit. Duhet të theksojmë se një pjesë e mirë epajisjeve komanduese ndryshojnë simbologjinë në këtë skemë.

    SKEMA E MONTIMIT paraqet aparaturat dhe pajisjet në formën e tyre tëplotë të pozicionimit dhe instalimit. Në këtë skemë, përveç aparaturave apopajisjeve elektrike, paraqiten edhe kutijat e shpërndarjes dhe degëzime qëndihmojnë në realizimin e një impianti. Në skemën e montimit linjat e ushqimitparaqiten të barazlarguar me njëra tjetrën dhe të shoqeruara gjithmon bashkë.Qëllimi i kësaj skeme është që instaluesi të krijoj një ide të qartë përmënyrën e

    lidhjes së pajisjes pa pasur parasysh mënyrën e funksionimit të tij. Në këtë skemëinstaluesi është në gjëndje të bëjë një llogari të përafërt të materialeve që mundte ketë nevojë.

    SKEMA TOPOGRAFIKE ose e quajtur ndryshe arqitektonike paraqet pajisjetelektrike dhe ato jo elektrike në vëndin real ku do të montohen dhe instalohenato. Kjo skemë është ndryshe një model i skemës së montimit por i pasuruar dheme detaje të tjera të rëndësishme. Nga vetë emri kjo mënyrë paraqitjeje përfshin

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    28/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 28 Ramiz Kastrati

    të vizatuar planimetrin e plotë të ambientit ku do të realizohet instalimi përfshikëtu muret dyert, dritaret, mobilimi në disa raste etj. Skema topografike mund tëparaqitet në dy mënyra

    Skem ëto pog r a f i k e n jë-v i j o r e   

    Skem ëto pog r a f i k e sh um ë-vo j o r e   

    Skema njëvijore është paraqitja më e thjeshtë nëpërmjet një linje. Mbi këtë linjëparaqiten disa segmentë të pjerrët që përcaktojnë fazën L, nulin N, tokëzimin T.Një linjë mund të përmbajë disa vija të pjerrëta në varësi të numrit tëpërcjellësave.

    Skema sumëvijore paraqet të gjitha përcjellësat që nevojiten për realizimin eimpiantit. Përparësi e kësaj mënyre paraqitjeje është se në këtë mënyrë mund tëllogaritet në mënyrë të saktë preventivi i një impianti elektrik si edhe përcaktonvëndin ku do të montohen saktësisht pajisjet e komandimit. Kjo skemë paraqitet

    veçanërisht nga arkitektët të cilët bëjnë edhe projektimin e impiantit.

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    29/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 29 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    30/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 30 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    31/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 31 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    32/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 32 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    33/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 33 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    34/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 34 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    35/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 35 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    36/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 36 Ramiz Kastrati

    Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

    http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/http://www.novapdf.com/

  • 8/18/2019 129367937-Elektroteknike

    37/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË

    Tetor 2008 37 Ramiz Kastrati

    38/38

    KOLEGJI “AGA XHITE “ FERIZAJ LËNDA – ELEKTROTEKNIKË