Post on 31-Aug-2019
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Shëndeti i njeriut nën ndikimin e stresit
Mentori: Kandidati:
Prof.ass.dr.Shefqet Mulliqi Murat Ramaj
Gjakovë, 2017
2
MIRËNJOHJE
Përfundimi i studimeve të mia me sukses nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e disa njerëzvetë veqantë për mua.
Dua ta falenderoj profesorin e nderuar Prof.ass.dr. Shefqet Mulliqi për përkrahjen dhe këshillat etij gjatë realizimit të këtij punimi.
Mirënjohje dhe falenderime të sinqerta për familjen time e cila ishte pranë meje gjatë gjithë këtijrrugëtimi.
3
TABELA E PËRMBAJTJES
ABSTRAKT ................................................................................................................................................. 4
HYRJE.......................................................................................................................................................... 5
1.STRESI DHE EFEKTI I TIJ...................................................................................................................... 6
2.NDIKIMI I STRESIT NË ORGANIZMIN TONË.................................................................................... 7
2.1 Mund të shkaktoj infarkt në zemër apo në tru..................................................................................... 7
2.2 Mund të shkaktoj depresion ................................................................................................................ 7
2.3 Përshpejton procesin e plakjes ............................................................................................................ 7
2.4 Stresi redukton vëllimin e trurit .......................................................................................................... 8
2.5 Sëmundjet kronike .............................................................................................................................. 8
2.6 Ndryshon gjenet .................................................................................................................................. 8
3. Burimet e stresit ........................................................................................................................................ 9
4. LLOJET E STRESIT .............................................................................................................................. 10
5.SHKAQET MADHORE PSIKOLOGJIKE TË STRESIT ...................................................................... 11
6.Përballimi i stresit .................................................................................................................................... 13
6.1 Përballimi me efektivitet................................................................................................................... 13
7.Stresi dhe dallimet individuale................................................................................................................. 15
8.STRESI TEK FËMIJËT........................................................................................................................... 16
9.Parandalimi i stresit te fëmijët ................................................................................................................. 17
9.1 Si mund ta kuptojmë që fëmija është nën presionin e stresit ............................................................ 17
10.Stresi tek adoleshentët............................................................................................................................ 18
11.Çfarë e shkakton stresin tek adoleshentët?............................................................................................. 19
12.Ndjenjat negative ................................................................................................................................... 22
12.1 Ankthi.............................................................................................................................................. 22
13.Trauma psikike....................................................................................................................................... 24
14.STRESI PAS TRAUMATIK.................................................................................................................. 25
15.Zemërimi................................................................................................................................................ 26
16.Largimi i stresit nga mendja................................................................................................................... 27
PËRFUNDIM ............................................................................................................................................. 28
LITERATURA............................................................................................................................................ 29
4
ABSTRAKT
Pjesa më e madhe e stresit në jetën tonë rezulton nga të përballurit me telashet e përditshmelidhur me çështjet e punës , marrëdhënieve personale dhe rrethanat e përditshme të jetesës.
Shumë njerëz përjetojnë zënka të njëjta çdo ditë. Shembuj të telasheve të përditshme përfshijnëjetesën në një lagje të zhurmshme, udhëtimi vajtje-ardhje për në punë në trafik të rënduar,mospëlqimi i një kolegu , shqetësimi për para të marra borxh, pritja në një radhë të gjatë dhehumbja e gjërave.
Kur merren individualisht, këto telashe mund të ndihen si irritues të vegjël,por me kalimin ekohës, ata mund të shkaktojë stres të rëndësishëm.Masa e madhe e ekspozimit të njerëzve ndajtelasheve të përditshme është i lidhur ngushtë gjendjen e tyre emocionale. Në përgjithësi, sa më imadh të jetë ekspozimi i tyre ndaj problemeve, aq më e keqe është gjendja e tyre.
Fjalët kyçe: stres,problem,situatë,menaxhim.
5
HYRJE
Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që
njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e
tyre. Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e
përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit,
apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .Të tjerët e shohin stresin si reagim
ndaj këtyre situatave. Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike - të tilla si rritjen e
rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes.
Megjithatë, shumica e psikologëve konsiderojnë stresin si një proces që
përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj një ngjarje kërcënuese.Pjesa më e madhe e
stresit në jetën tonë rezulton nga të përballurit me telashet e përditshme lidhur me çështjet e
punës , marrëdhënieve personale dhe rrethanat e përditshme të jetesës. Shumë njerëz përjetojnë
zënka të njëjta çdo ditë. Shembuj të telasheve të përditshme përfshijnë jetesën në një lagje të
zhurmshme, udhëtimi vajtje-ardhje për në punë në trafik të rënduar, mospëlqimi i një kolegu ,
shqetësimi për para të marra borxh, pritja në një radhë të gjatë dhe humbja e gjërave. Kur merren
individualisht, këto telashe mund të ndihen si irritues të vegjël,por me kalimin e kohës, ata mund
të shkaktojë stres të rëndësishëm.Masa e madhe e ekspozimit të njerëzve ndaj telasheve të
përditshme është i lidhur ngushtë gjendjen e tyre emocionale. Në përgjithësi, sa më i madh të jetë
ekspozimi i tyre ndaj problemeve, aq më e keqe është gjendja e tyre. Studimet kanë zbuluar se
ekspozimi i dikujt ndaj telasheve të përditshme tregon një shkallë më të lartë të mundësisë për
stres sesa mund të jetë ekspozimi ndaj ndryshimeve të mëdha jetësore.
6
1.STRESI DHE EFEKTI I TIJ
Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk mund ta keni menduar por stresi ështënormal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.
Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe
pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë manaxhuese të tij. Tek secili
prej nesh efektet e stresit jane të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një
person tek tjetri1
Stresi sot është bërë një çështje shumë e popullarizuar. Të gjithë ne, kohë pas kohe, përjetojmë
stres. Por çka është stresi? Stresi është përjetim i ngjarjeve si rrezikim i mirëqenies fizike dhe
psikologjike. Këto ngjarje janë të njohura si stresuese, kurse reagimet e njerëzve ndaj tyre quhen
reagime ndaj stresit.
Shtrohet pyetja se sa ka ndikim stresi te ne? Stresi mund të ketë ndikim serioz në shëndet,
sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet sistemin nervor, zemrën dhe qarkullimin e gjakut,
sistemin imunitar, derivon ankth dhe vështirësi në të kuptuar, etj. Por, nëse kemi pak stres, është
normale, madje edhe e nevojshme për të pasur një jetë të ndryshueshme. Përgjithësisht, përgjigja
ndaj stresit mund të jetë e dobishme kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm.2
Stresi është diçka që nuk e lejon trurin të mendojë apo të veprojë në lidhje me diçka. Ekzistojnë
njerëz që janë mësuar të jetojnë me stres. Njerëzit që janë mësuar të jetojnë me stresin zakonisht
ja dalin me sukses ta mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e
njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku. Stresi akut shkaktohet nga prania e një detyrimi,
kontrolli apo sfide.
1 http://www.psikologjia.com/?p=552 Nushi Pajazit, Juniku Neki, Bërxulli Dashamir, Psikologjia 11, Libri Shkollor, Prishtinë, 2006, fq.75.
7
2.NDIKIMI I STRESIT NË ORGANIZMIN TONË
Stresi është pjesë e jetës së përditshme, diçka që nuk mund ta shmangim në këtë stil të shpejtë
jetese. Stresi i përkohshëm është pjesë integrale e jetës sonë. Por stresi i vazhdueshëm mund të
lërë pasoja të rënda në organizëm. Në vijim do të lexoni se çfarë reagimesh mund të shkaktoj
stresi në organizëm:
2.1 Mund të shkaktoj infarkt në zemër apo në tru
Infarkti në zemër apo në tru shfaqet në 30% të rasteve pas situatave stresuese. Traumat,
emocionet e forta përshpejtojnë pulsin dhe rrisin presionin e gjakut, se më agresive të jenë ato aq
më i ulët është numri i mbijetesës. Nëse pas infarktit nuk zvogëlohet stresi, atëherë është shumë
e mundur që infarkti të përsëritet për një periudhë dy vjeçare.
2.2 Mund të shkaktoj depresion
Stresi ndikon fuqishëm në shfaqjen e depresionit. Nën ndikimin e stresit, shumë njerëz humbasin
dëshirën për kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe kanë nivel më të ulët të hormoni të
lumturisë (serotonin). Gjithashtu humbet dëshira apo nevoja për tu ushqyer, përs seks si dhe për
tu shoqëruar me miq. Edhe pse stresi nuk është shkaktari i vetëm i depresionit, gjithësesi,
hulumtimet kanë treguar se depresioni shfaqet zakonisht pas situatave stresuese.
2.3 Përshpejton procesin e plakjes
Ata të cilët janë çdo ditë nervozë dhe depresivë për shkak të situatave të ndryshme në punë apo
në shtëpi, kanë shenja të qelizave tepër të dëmtuara. Përveç kësaj, shkencëtarët kanë vërtetuar se
personat të cilët në fëmijëri kanë përjetuar stres të madh apo trauma, kanë telomere më të
shkurtra (kanë funde apo skaje të dëmtuara të kromozomeve të cilat e mbrojnë ADN –në nga
dëmtimet, një tregues ky i plakjes së organizmit.
Personat të cilët nuk mund të përballen me stresin dhe emocionet negative, i ruajnë ato brenda
vetes, janë të prirur ndaj formave të ndryshme të shfaqjes së kancerit. Kjo, ndryshe nga femrat,
është më e theksuar tek meshkujt të cilët e kanë më të vështirë të flasin me personat e afërt rreth
problemeve të tyre. Përveç rrezikut të lartë të shfaqjes së kancerit, stresi redukton edhe
mundësinë e shërimit gjatë periudhës së trajtimit me rrezatim apo me kimioterapi.
8
2.4 Stresi redukton vëllimin e trurit
Stresi ndikon negativisht në shëndetin e njeriut madje edhe tek ata persona të cilët kanë një
shëndet të shkëlqyer. E dimë që stresi i dëmton qelizat e trurit. Shkancëtarët kanë zbuluar se
personat të cilët janë vazhdimisht nën ndikimin e stresit, kanë një tru mesatarisht më të vogël se
personat e tjerë të cilët nuk përballen me stresin. Ky mund të jetë një tregues i problemeve
mendore dhe problemeve me kujtesën në një periudhë më të vonë gjatë jetës.
2.5 Sëmundjet kronike
Hulumtimet tregojnë se nuk është e rëndësishme se sa e ndjejmë stresin, i rëndësishëm është
fakti se si ne reagojmë ndaj tij, pasi në këtë mënyrë përcaktohen pasojat që do të shkaktoj stresi
në organizmin tonë. Këto hulumtime kanë zbuluar se personat të cilët nuk funksionojnë siç
duhet, kanë nivel tëlartë të hormoneve të stresit – kortizol në gjak. Kjo ndikon në shfaqjen e
sëmundjeve kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut, artriti dhe sëmundje të tjera.
2.6 Ndryshon gjenet
Ndikimi i stresit tek gjenet e njeriut kalon nga bezi në brez. Stresi që ne ndjejmë i përcakton
gjenet të cilat fëmijët tanë do të trashëgojnë. Fëmijët të cilët kanë prindër nervozë, depresivë,
agresivë, madje edhe po të rriten në një atmosferë të qetë dhe të sigurtë prindërore, përsëri janë të
prirur ndaj stresit dhe ndaj problemeve të rënda psiqike.3
3 http://acibademsistina.mk/health/al/index.php/familijarno-zdravje/786-si-ndikon-stresi-ne-organizmin-tone.html
9
3. BURIMET E STRESIT
Të gjitha ndryshimet e mëdha në jetë krijojnë një sasi të caktuar stresi. Kjo ndodh pjesërisht
sepse ndryshimet e mëdha në jetë shkaktojnë emocione të forta, madje edhe gëzimi dhe
ngazëllimi mund të trazojnë trupin dhe të fillojnë të ndikojnë shumë mbi të. Ngjarjet e mëdha në
jetë mund të jenë stresuese, sepse çdo përvojë e re kërkon një farë përshtatje, na nxitin të
ndryshojmë sjelljen tonë në një farë mënyre, por vetëm disa prej tyre shkaktojnë stres. Si për
shembull, ndalesën të sinjalet e trafikut kur ndizet drita e kuqe. Normalish, kjo nuk ka stres. Por
merrni me mend sikur ju të jini me nxitim për një takim të rëndësishëm ose duhet të kapin trenin
dhe drita e kuqe, natyrisht që do tʼu vonojë. Në këtë rast shkaktohet stres, sepse situata jo vetëm
që kërkon përshtatje, por ajo krijon si tension, ashtu edhe shqetësim. Disa ngjarje, luftërat dhe
fatkeqësit natyrore, janë brez pas brezi shumë stresuse. Rreziku është real, jeta është e kërcënuar
dhe shpesh njerëzit mund të bëjnë pak ose nuk mund të mos bëjnë gjë për të shpëtuar veten.4
Burime te stresit janë:
1. Presionet për tʼiu adaptuar mjedisit si: moti, zhurma, komunikacioni, ndotja e ajrit.
2. Streset sociale si: afatet kohore, problemet financiare, intervistat për punësim,
prezentimet, mospajtimet, kërkesat për angazhimin dhe vemendje, humbja e më të
dashurve.
3. Faktorët psikofiziologjik si: rritja e shpejtë në adoleshencë, menopauza, fatkeqësitë,
mungesa e aktivitetit fizik, ushqyeshmëria e dobët, çrregullimet e gjumit.
4. Me simtoma stresogjen mund të rezultojnë edhe reagimet somatike të njeriut në
kërcënimet qe vijnë nga mjedisi, si muskulare, kokëdhembja, dhembja e gjoksit, ankthi
etj.
5. Burim i pestë i stresit mund të jenë edhe mendimet tona. Truni ynë interpreton dhe
përkthen ndryshimet komplekse që ndodhin në mjedisin dhe në trupin tonë, nëmënyrë
shumë specifike duke përcaktuar momentin kur duhet të inicohet përgjigja emergjente.5
4Morris G. Charles, Albert A. Maisto, Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njërzore, Qendra përArsim Demokratik, Tiranë, 2008, fq. 386.5 Mimoza, Shahini, Seminare të zgjedhura nga lënda e psikofiziologjisë, Prishtinë, 2007, fq. 119.
10
4. LLOJET E STRESIT
Në një klasifikim më të përgjithshëm, stresi ndahet në:
Eustres-stresi pozitiv, ose i dobishëm; dhe
Distres-stresi negativ ose i dëmshëm.
Por, në varësi të kohës, kemi edhe stresin afatgjatë dhe stresin afatshkurtër.
Stresi afatgjatë është shumë i dëmshëm, madje shkakton edhe dëmtime dhe çrregullime në pjesë
të ndryshme të organizmit.
Eustresi dhe Distresi. Jo të gjitha format e stresit janë negative.
Fjala “Eustres” përdoret për të përshkruar stresin pozitiv. Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të
eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh një fitore apo një arritje e suksesshme.
Distresi është stresi negativ. Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e
çojnë trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për betejë apo gati për të dhënë një përgjigje të
shpejtë.
Është pikërisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angështuar kur
jemi në gjendje stresi të tepërt. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe na bënë më të prekshëm
ndaj infeksioneve.6
6 http://www.kosovalive360.com/stresi-dhe-dy-tipat-e-tij.html
11
5.SHKAQET MADHORE PSIKOLOGJIKE TË STRESIT
Krahas streseve fizike si sëmundjet, zhurma, ekstremet e temperatureës, ka tri shkaqe madhore
psikologjike të stresit: presioni, konflikti, frustracioni.
Presioni.Presioni ndodh kur përpiqemi të plotësojm kërkesat sociale dhe psikologjike që i vëmë
vetes ne ose të tjerët. Kur përpiqemi të ruajmë vetëvlerësimin duke e stërforcuar veten që të
arrijmë standarte më të larta përjetojmë një presion të brendshëm.
Presioni i brendshëm shkaktohet kur studiojmë shumë në shkollë, kur përpiqemi të jemi
më shumë popullorë me shokët tanë, kur përpiqemi të kapërcejmë vështirsitë e mëdha kur
përpiqemi të dukemi tërheqës. Në prani të presionit të brendshëm përpiqemi fort që të
arrijmë më shumë. Pa presionin e brendshëm ne nuk do të ishim të motivuar për tʼu
përmirsuar dhe për tʼu përpjekur më tepër. Megjithatë, si rezultat i presionit të brendshëm
përjetojm një stres të dëmshëm.
Presioni i jashtëm shkaktohet prej kërkesave që ushtrojnë njerëzit e tjerë mbi ne. Ne
përpiqemi të kënaqim njerëzit që janë të rëndësishëm për ne. Ne mund të përpiqemi të
dobësohemi për të kënaqur ose për të joshur një të dashur, të marrim nota të larta që të
kënaqim prindrit, të jemi të suksesshëm që të pëlqehemi nga shokët tanë etj. Presioni i
jashtëm na ndihmon që të përshtatemi me mjedisin social. Por kur të tjerët ushtrojnë
shumë kërkesa ndaj nesh ose kur këto kërkesa janë të vështira, atëhere përjetojmë stres.
Disa herë mbi ne ushtrohen presione të ndryshme në të njëjtën kohë dhe shkaktojnë një
situatë që quhet konflikt.
Konflikti. Konflikti ndodh kur përjetojmë kërkesa ose dëshira që nuk shkojnë me njëra-tjetrën.
Në shumë raste kur konflikti nuk zgjidhet, rezultati është stresi.Sipas psikologut Kurt Lewin,
konflikti mund të përshkruhet si dukuri me dy tendenca të kundërta: tërheqje dhe shmangie.7
Në konflitin tërheqje-tërheqj, ne tërhiqemi nga dy qëllime njëlloj të dëshirushme, por
që nuk shkojnë bashkë. P. sh mund të zgjedhim psikologjinë ose biologjinë, por jo të
7 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 426.
12
dyja. Ose mund të shikojmë vetëm një filem në të njëjtën kohë. Kur përjetojm konfliktin
tërheqje-tërheqje, shpesh kemi vështirsi në marrjen e vendimit.8
Në konfliktin shmangie-shmangie ndeshemi me dy kërkesa njëlloj të padëshirueshme,
prej të cilave na duhet të zgjedhim njërën. Megjithatë, me secileënzgjedhje nuk do të jemi
të lumtur. P. sh ne mund të kemi frikë nga deti, por nga ana tjetër nuk na pëlqen që të
tjerët të qeshin me ne, se nuk dimë të notojmë.
Në konfliktin tërheqje-shmangie, ne ndeshemi me një qëllim të vetëm që ka aspsktet e
veta pozitive dhe negative. Ne mund të donim shumë që të kemi një makinë të re, por ajo
do të kërkonte shumë para.
Frustracioni. Frustracioni ndodh kur një person pengohet në arritjen e një qëllimi. Kur
përjetojm frustracion, duhet ose të braktisim qëllimin ose të gjejmë një tjetër për ta arritur
atë. Në çdo rast, stresi është i pranishëm. Disa nga tipat më të zakonshëm të frustracionit
janë: vonesat, shqetësimet e përditshme, mungesa e burimeve, humbjet dhe dështimet.
Vonesat. Jetojmë në një shoqëri ku koha është e rëndësishme, prandaj mërzitemi kur
vonohemi. Njerëzit frustrohen kur u duhet të presin në radhë në një dyqan, kur një numër
telefoni është i zënë ose kur dikush vonohet.
Shqetësimet e përditshme. Shqetësimet e përditshme që na mërzitin në mënyrë rutinore
shkaktojnë më tepër stres sesa ngjarjet e ndryshimeve të mëdha jetësore. Shqetësime të
tilla janë, drejtimi i automjetit në trafik, përgaditja e gjellës, presioni i kohës, problemet
në komunikim dhe të marrjes së vendimeve.
Mungesa e burimeve. Shumica e njerëzve nuk kanë aq shumë para sa të blejnë çdo gjë
që dëshirojnë. Atyre gjithashtu u mungon aftësia që të japin gjithmonë maksimumin e
tyre, si dhe kapacitetin qe të kenë gjithmonë sukses në atë që bëjnë.
Humbjet. Kur njerëzit humbin diqka të rëndësishme, ajo i frustron ata sepse kjo do të
thotë që ata janë të privuar nga qëllimet. Nëse humbasin para ose pasurinë, ata mund të
mos jenë të aftë të realizojnë gjërat që dëshirojnë.
Dështimet. Deshtimet i frustrojnë njerëzit. Disa herë ata nuk fitojnë, nuk marrin nota të larta nënjë provim, ose nuk arrijnë tʼu bëjnë përshtypje të tjerëve. Disa herë edhepse kanë bërë më tepërse çʼmund të pritej. Ndjehen të dështuar, sepse ata kanë synime tepër të larta. Pastaj dështimi ityre mund të shkaktojë faj.
8 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Botimi II, Tiranë, 1996, fq. 427.
13
6. PËRBALLIMI I STRESIT
Stresi është i pashmangshëm në jetë, por ajo që ne mund të bëjmë është përpjekja për ta
menaxhuar atë. Menaxhimi i stresit ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të shkallës së stresimit në
të cilën ndodhemi, si dhe me ndikimin drejt zvogëlimit të tij. Në fushën e menaxhimit të stresit
përmendet lloj-lloj strategjie e teknike, ndërmjet të cilave janë analizuar e verifikuar si efektive,
veçmas: përkrahja emocionale nga të tjerët, meditimi dhe relaksimi. Krizat jetësore, tragjeditë, e
po kështu edhe stresi, përballohen më lehtë kur ndahen me të tjerët. Format e ndryshme të
meditimit gjithashtu janë dëshmuar si efektive në përballimin e stresit. Ato janë shfrytëzuar
fillimisht te popujt e Lindjes, e sot janë marrë dhe shfrytëzohen dendur edhe në Perëndim.
Zotërimi i relaksimit të muskujve është një shkathtësi e vlefshme për kontrollimin e stresit dhe
zvogëlimin e dhembjes që shkakton ai. Stresi dhe relaksimi nuk mund të koekzistojnë. Relaksimi
është thelbësisht çlirim nga stresi, me ç'rast trupi vjen në gjendje pushimi dhe mund të këndellet.9
6.1 Përballimi me efektivitet
Mënyra me të cilën i çmoni ngjarjet perreth jush dhe mënyra se si e çmoni aftësinë tuaj për të
përballuar ngjarje, deri diku të trazuara dhe të paparashikueshme, mund të pakësojë ose shtojë stresin
dhe ndikimin e tij mbi shëndetin. Përballimi proaktiv është një term psikologjik për parashikimin e
ndodhive stresuese dhe marrjen e masave paraprake për t'i shmangur ato ose për të zvogëluar
ndikimin e tyre. Në shumë raste, rrethanat stresuese nuk mund t'i ndryshosh apo t'i shmangësh, por
mund të ndryshoni mënyrën e të menduarit rreth gjërave. Rivlerësimi pozitiv i ndihmon njerëzit të
bëjnë më të mirën në një situatë të dhimbshme. Gjithashtu rivlerësimi pozitiv kërkon qe të gjenj një
kuptim të ri në një situatë të re. Një nga format rivlerësuese më efektive është humori. Shekspiri e ka
shprehir aq bukur këtë gjë tek " Përrallë Dimri": "Zemra e qeshur nuk të plakë kurr/loti i hidhur të lë
në udhë". Disa psikologë bien dakord se një trup i shëndoshë dhe një sens humori shkojnë krah për
krah. Gjithsesi, shumica pajtohen me mendimin se shfrytëzimi i të gjitha mundësive për të pasht një
trup të shëndetshëm na ndihmon si për ta pakësuar ashtu edhe për ta përballuar stresin.10
9 Nushi Pajazit, Juniku Neki, Bërxulli Dashamir, Psikologjia 11, Libri Shkollor, Prishtinë, 2006, fq.76.10 Morris G. Charles, Albert A. Maisto, Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njërzore,Qendra përArsim Demokratik, Tiranë, 2008, fq. 390.
14
Si ta pakësojmë stresin
A e ke ditë se stresi shkakton shumë gjendje serioze nëse nuk trajtohet si duhet? Gjërat sikur
kokë dhimbjet, ngërçet, sulmet paniku, sëmundjet e zemrës, dhe shumë dhimbje tjera të
pashpjegueshme në vende të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë
stres
1. Hedh Veset E Këqia – Nëse vesi i juaj i keqë është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit
me ushqim të keqë (apo kombimin i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën
dhe i largon ato shprehi aq më shpejtë trupi juaj do të tregoj shenja çlirimi dhe kështu bien
edhe nivelet e stresit.
2. Qëndro i Fokusuar – Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar
se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitesh
listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së
koncentrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushoj, kështu duke liruar
stresin.
3. Bëj Diçka – Atë që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi… me
fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, leje
ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë.
Kjo është shumë e kënaqshme dhe nëse e bënë rregullisht – s’është e thënë ta bësh për ditë
– mund të zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit për një tonë!
4. Pastro – E njeh atë ndjenjën që kemi pasi të kemi pastruat shtëpinë poshtë e lartë shumë
mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim
të pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çka do qoftë, e kur të
përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.
5. Fokusohuni në Pozitiven – Ulu, relaksohu, dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në at se
çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por
për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shëmë gjëra të mira që po ju ndodhin në
jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese.
Energjia pozitive mund të shëroj në shumë aspekte. Mëso si ta përdorësh.11
11 http://sherohu.com/si-te-largojme-stresin-5-menyra-fundamentale-si-te-ktheheni-ne-gjendje-normale/
15
7.STRESI DHE DALLIMET INDIVIDUALE
A kanë tipare të njejta njerëzit qe i rezistojnë stresit?
Ashtu si disa njerëz i krijojnë më shumë stres vetes, se sa të tjerët, ashtu edhe disa njerëz e
perballojnë më mkrë stresin e madh të jetës, kurse të tjerët humbasin edhe nga problemet më të
vogla. Si shpjegohen këto dallime? Se sa stres përjetojmë kjo varet pjesërisht edhe nga mënyra se si e
interpretojmë situatën tonë. Njerëzit me besim në vetvete që ndihen të aftë për t'u përballur me jetën,
ndiejnë më pak stres në një situatë të caktuar, se ata që u mungon siguria në vetvete. Po ashtu,
vështrimi i një situate sfiduese si mundësi për sukses, se sa për dështim, lidhet zakonisht me
emocione pozitive si dëshira e madhe, ngazëllimi dhe besimi në vetvete. Për shembull, studentët që e
dinë se mund të studiojnë kur duhet dhe që kanë dalë mirë në provime në të shkuarën, kanë prirje të
jenë më të qetë një natë para një provimi të rëndësishëm, se sa studentët që kanë dalë keq në
provimet e mëparshme. Kështu, pra, disa stresues mund të nxitin ndryshime pozitive. Pikëpamja e
përgjithshme e njerëzve mbi botën lidhet edhe sa mirë ata mund ta përballojnë stresin. Optimistët që
kanë prirje t'i çmojnë ngjarjet më tepër se sfida, se sa si rreziqe, zakonisht janë më të aftë për t'u
përballur me ngjarjet stresuese se sa pesimistët, që kanë gjasa më shumë të zhyten në dështim.
Fortësia dhe aftësia ripërtëritëse Njerëzit me një tipar që ne e quajmë fortësi e durojnë stresin
jashtëzakonisht mirë ose duket sikur marrin vrull prej tij. Ata e ndjejnë gjithashtu se e kontrollojnë
fatin e tyre dhe kanë besim në vetvete për të përballur ndryshimet. Nga ana tjetër, individët që kanë
pak besim në vetvete se mund t'i zotërojnë situatat e reja dhe të ushtrojnë kontroll mbi ngjarjet,
ndihen të pafuqishëm dhe apatikë. Edhe kur ndryshimi ofron mundësi të reja për të marrë në dorë
situatën e re, ata mbeten pasivë. 12
12 Morris G. Charles, Albert A. Maisto, Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njërzore, Qendra përArsim Demokratik, Tiranë, 2008, fq. 390.
16
8.STRESI TEK FËMIJËT
Stresi është një problem që mund të shfaqet tek të gjithë, e madje edhe tek fëmijët e vegjël. Kjo
gjë është e rrezikshme pasi stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë diabet tek një person, astmë,
depresion, ankth, artrit, presion të lartë të gjakut si edhe probleme me zemrën në moshë
madhore.
Cilat janë shkaqet që një fëmijë përjeton stres?
Ndarja nga prindërit. Fëmijët fillojnë të ndiejnë stres të këtij lloji sidomos në moshën
parashkollore. Ideja e të eksploruarit të botës pa mbështetjen e vazhdueshme të prindërve për
fëmijën do të shkaktojë ankth të madh.
Presioni social. Ky lloj stresi shfaqet kryesisht tek fëmijët në moshën parashkollore, të cilët janë
shpesh në siklet dhe kanë vështirësi të përshtaten në fushën sociale. Mund të prekë edhe fëmijët
në moshë më të madhe.
Jeta në familje. Ngjarjet që ndodhin në familje mund të prekin edhe zhvillimin e fëmijës në
kuadër të emocioneve të tij. Ai mund të ndihet në stres si pasojë e konfliketeve të vazhdueshme,
një divorci apo humbjes së një prej pjesëtarëve të familjes.
Faktorë të tjerë. Janë të ndryshëm faktorët e tjerë që shkaktojnë shqetësim të fëmijës dhe të tilla
mund të jenë një sëmundje, vështirësitë ekonomike, mungesa e mbështetjes nga ana e prindërve
etj. Prandaj bëni kujdes në lidhje me fëmijën tuaj. Duhet të jeni gjithmonë në dispozicion për t’i
dhënë mbështetjen e duhur.
Dhe mbani mend se stresi i nënës ndikon në mënyrë direkte në stresin e fëmijës. Prandaj
përpiquni të mos shfaqni emocionet tuaja si edhe të mos debatoni para tij.
17
9.PARANDALIMI I STRESIT TEK FËMIJËT
Aftësia e të vegjëlve për t’i bërë ballë stresit është një temë mjaft delikate. Ka shumë ndryshime
mes një fëmije që ka lindur dhe është rritur në një familje të bashkuar dhe një tjetri që për
rrethana të ndryshme është rritur pa njërin prind, sepse i ka braktisur, apo se nëna dhe babai kanë
vendosur të ndahen. Sigurisht që fëmija i parë do të vuajë më pak se i dyti, nuk do të ketë
probleme që të bashkohet me të tjerët, do të rritet i qetë, i shëndetshëm dhe do të përpiqet t’i
realizojë të gjitha qëllimet në të ardhmen. Tjetri mund të ketë vështirësi serioze me shoqërimin,
mund të shfaqë kriza paniku, ankth, shenja inati dhe dhune ndaj të tjerëve, si dhe ndaj gjithë
botës. Në pamundësi për të pasur një ekzistencë të ekuilibruar, fëmija i braktisur pasi të jetë
rritur, nuk do të dijë ç’të bëjë në jetë dhe duke qenë i pavendosur do t’i dorëzohet
“vetëshkatërrimit”. Kur mungon qëndrueshmëria, fëmijët e ndiejnë më shumë nga të gjithë,
sepse strukturat cerebrale që kanë nuk janë akoma të forta për të përballuar vështirësitë. Në qoftë
se bëhet fjalë për fëmijë shumë të vegjël shpeshherë është e vështirë të kuptosh arsyen e
mërzitjes, ndërkohë që me kalimin e viteve burimet kryesore të stresit identifikohen me frikën e
ndarjes së prindërve, apo paaftësinë për të kryer një punë të lehtë.
9.1 Si mund ta kuptojmë që fëmija është nën presionin e stresit?
Sipas ekspertëve, prindërit nuk duhet t’ua ndajnë sytë fëmijëve, sidomos kur ata sillen në mënyrë
agresive. Për t’u shëruar nga stresi, një fëmijë ka nevojë për shumë qetësi, dashuri, vëmendje nga
ana e prindërve dhe bashkëbisedime të thjeshta, të hapura e të sinqerta me nënën dhe babanë,
edhe pse këta të fundit mund të jenë të ndarë ose të divorcuar.13
13 http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/16/femijet-stresi-u-largohet-duke-folur-me-nenen/
18
10.STRESI TEK ADOLESHENTËT
Adoleshenca është konsideruar si një periudhë tranzicioni, një periudhë eksituese dhe tepër e
zhurmshme.
Përballja me sfidat e vazhdueshme si në jetën sociale, ashtu edhe në çështjet intime bën që kjo
periudhë të konsiderohet si tepër delikate.
I konceptuar si një proces nëpërmjet të cilit një person percepton dhe reagon ndaj atyre ngjarjeve
që i gjykon të jenë sfiduese apo kërcënuese, stresi është kthyer në një fenomen shqetësues
veçanërisht tek adoleshentët. Sipas një studimi të kryer nga Shoqata Psikologjike Amerikane, të
rinjtë adoleshentë janë më të stresuar se vetë të riturit. Mbështetja sociale dhe ndërhyrja në
momentin e duhur bën që individi i stresuar ta përballojë gjendjen e tij me sukses duke
parandaluar agravimin e situatës.
Stresi zgjat për një kohë të shkurtër, por në rastet kur stresi bëhet i vazhdueshëm apo kronik
gjendja mund të përkeqësohet duke u kthyer në një problem madhor dhe tepër shqetësues për
shëndetin. Për shkaqe të njohura apo të panjohura të rinjtë kanë prirjen të bien më shpesh pre e
mërzisë së thellë që çon në stres.14
Adoleshenca është konsideruar si një periudhë tranzicioni, një periudhë eksituese dhe tepër e
zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme si në jetën sociale, ashtu edhe në çështjet intime
bën që kjo periudhë të konsiderohet si tepër “delikate” dhe që ka nevojë për një vëmendje të
vazhdueshme, nevojën e një profesionisti, siç është edhe psikologu. Në një vizitë në ambjentet e
një gjimnazi në periferi të Tiranës patëm mundësinë të flisnim me psikologen Elsa Kera,
personin “përgjegjës” për shëndetin mendor të një numri të konsiderueshëm adoleshentësh që
ndjekin studimet në atë shkollë.
14 Theodhor, Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2010, fq. 320.
19
11.Çfarë e shkakton stresin tek adoleshentët?
Stresi tek adoleshentët shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Një ndër ta dhe është padyshim
shkolla. Unë punoj në shkollat e gjimnazit dhe matura shtetërore aktualisht është një ndër
problemet më të mëdha me të cilat përballen nxënësit. Kanë dilemat e tyre lidhur me çfarë
rezultatesh do të kenë në provime, nëse do të arrijnë të fitojnë të drejtën e studimit në universitet
në degët e dëshiruara e të tjera si këto. Njëkohësisht, stresor (shkak stresi) shumë i rëndësishëm
janë edhe problemet në familje që variojnë që nga marrëdhëniet jo të përshtatshme me prindërit,
divorcet e këtyre të fundit, varfëria, marrëdhëniet jo të mira me vëllezërit dhe motrat. Faktor
tjetër është edhe shoqëria, ndikimi i shoqërisë me problematikat që sjell
.Si ndikon shoqëria apo marrëdhëniet femra-meshkuj tek adoleshentët?
Normalisht marrëdhëniet dashurore jo të suksesshme janë shkak stresi shumë i fuqishëm, por në
punën time i kam ndeshur relativisht më pak se probleme të tjera që shkaktojnë stres tek
nxënësit.
A është stresi sëmundje?
Kjo varet edhe nga besimet personale, por stresi më tepër se sëmundje është sindromë.
Si mund të menaxhohet stresi veçanërisht në rastin e adoleshentëve ?
Normalisht që stresi mund të menaxhohet në mënyra të ndryshme që variojnë nga një person tek
tjetri. Disa nga format më bazë për të krijuar imunitet janë edhe marrja me sport, gjumi i rregullt,
ushqimi i shëndetshëm, komunikimi me bashkëmoshatarët, me prindërit apo persona të tjerë te të
cilët nxënësi ka besim, zhvillimi i një pasioni personal. Ka njerëz që praktikojnë ecjen në mal
çdo fundjavë dhe kjo është një mbrojtje shumë e mirë nga stresi. Ka dhe shumë forma të tjera,
por që gjithsesi deri diku janë më tepër individuale.
Cilat janë disa nga rreziqet që i kanosen një individi-adoleshent që nuk e kapërcen dot
gjendjen e tij stresuese brenda një periudhe të shkurtër?
Nëse stresi është i gjatë dhe nuk trajtohet mund të shkaktojë probleme të shumta fizike. Një
individ që është i stresuar për një apo disa arsye të caktuara mund të përjetojë dhimbje shumë të
forta mesi pa e ditur se çfarë ka. Pra, një ndër rreziqet kryesore është se shkakton probleme
fizike. Gjithashtu, edhe zgjatja në kohë e çdo gjëje bëhet shumë problematike.
20
Si mund t’i ndihmojë psikologu i shkollës adoleshentët për të kapërcyer problemet emotivedhe të sjelljes?
Një psikolog shkolle mund të japë një ndihmë thelbësore në menaxhimin e stresit te
adoleshentët. Një ndër format që përdoret më së shumti është sensibilizimi. Ne ndërhyjmë
gjithashtu duke e këshilluar individin. Këshillimi sesi mund të trajtosh vetë individualisht stresin.
Ndihmojmë atë të kuptojë gjendjen në të cilën ndodhet. Për pjesën më të madhe të nxënësve
jepen disa teknika bazë për menaxhimin e stresit, këtë informacion unë e kam shpërndarë
pothuajse tek 100% e nxënësve të shkollës.
Cilat janë hapat që ndërmerren pasi bëhet identifikimi i një individi të caktuar që po kalon
një periudhë stresi?
Nxënësit që identifikohen nga mësuesit ose zgjedhin të vijnë vetë për të kërkuar shërbimin
psikologjik bëhet puna e plotë e procesit të këshillimit. Identifikohen shkaqet, analizat e
shkaqeve, pse ka arritur deri në këtë pikë dhe më pas vjen trajtimi pastaj edhe mënyra sesi
individi zgjedh ta trajtojë veten me sukses.
Kjo bëhet përmes komunikimit, trajnimit të individit për të përdorur disa metoda relaksuese siç
është meditimi. Individi përfiton, kushdo që merr vendimin të vijë te psikologu i shkollës
përfiton, sepse konsultohet me një ekspert të fushës për problemet që stresi shkakton.15
Adoleshentët që preken nga simtomat e depresionit mund të kërcënohen seriozisht. Mosha
16vjeç dhe 19 vjeç është më tipike për këtë. Djemtë e depresuar, kanë prirjen që të përfshihen në
sjellje delinkuente dhe në abuzimin me drogë. Vajzat e depresuara, janë të priruar të ndrydhin
emocionet e tyre dhe kjo bën që ato të depresohen edhe më shumë.depresioni është dyfish më i
latë te vajzat sesa te djemtë. Ritmet e vetëvrasjeve në adoleshencë janë të larta. Disa faktor
riskues që paralajmërojnë një vetëvrasje janë:
Një përpjekje e mëparshme për vetëvrasje.
Depresioni, përfshirë këtu ndjenjat e të qënit pa shpresë dhe pa ndihmë.
Probleme të tjera psikiatrike.
Abuzimi me alkool dhe drogë.
15 http://www.gazetaexpress.com/shneta/stresi-tek-adoleshentet-si-ta-perballojne-64912/?archive=1
21
Ndodhi jetësore që mund të kenë përjetuar adoleshentët (divorci i prinderve etj).
Lehtësi për të gjetur dhe për të përdorur armë.
Shansin më të madh për vetëvrasje e kanë ata adoleshentë që humbin besimin dhe kontrollin e
tyre dhe që besojnë se nuk do ta arrijnë atë që dëshirojnë. Janë më shumë vajzat sesa djem që
synojnë vetëvrasjen. Megjithatë, djemetë janë më të vendosur në kryerjen e vetëvrasjes, sepse ata
janë më seriozë se vajzat kur duan të vdesin. Depresioni të adoleshentet shpesh shfaqet i
shoqëruar me çrregullime të tjera si p.sh. më çrregullimet e ankthit. Vajzat zhvillojnë çrregullime
të të ngrënit si anoreksi dhe bulimia nervoze kur janë të depresuara. Depresioni shpie në
mendimin për vetëvrasjen dhe në përdorimin e drogës. Nga ana tjetër imazhi i ulët i trupit mund
të shjerë në çrregullimet e të ngrënit dhe me pas në depresion. Depresioni po ashtu mund të
shoqërohet me sëmundje trupore.
Disa nga faktorët mbrojtës lidhur me depresionin janë: marrëdhëniet e mira me prindër,
përfshirja në një veprimtari ku adoleshenti të ketë sukses dhe që të rrisë vetëbesimin e tij,
përfshirja në role ku adoleshentët përkujdesen për të tjerët.16
16Theodhor, Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2010, fq. 320-322.
22
12.NDJENJAT NEGATIVETë gjitha shkaqet të cilat shkaktojn stres të përmendura më lartë, shkaktojn po ashtu ndjenja
negative, prandaj dhe ndjenja më ndikim të këtillë janë ato ndjenja të cilat e bëjnë jetën e njeriut
gjithnjë e më pak jetë të këndshme, të tërheqshme dhe nxitëse për angazhime, që e varfërojnë
jetën e njeriut. Këtij lloji të ndjenjave njeriu nuk arrin tʼu ikë, por në të gjitha rrethanat e jetës së
tij këto ndjenja nuk ndikojnë negativisht. Ndjenjat e këtilla ndikojnë negativisht në shëndetin
mental e fizik të njeritu dhe në zhvillimin normal të tij atëherë kur kanë karakter intensiv dhe
afatgjat. Nga ndjenjat me ndikim të këtillë dallohen këto ndjenja:17
Ankthi,
Trauma psikike,
Stresi.
12.1 ANKTHI
Koncepti i ankthit është i vështirë për tʼu kuptuar. Ai mund të përcaktohet si një ndjenjë e
pakëndshme frike, mërzie dhe shqetësimi për të ardhmen. Përgjithësisht, personi nuk ka një ide
të qatrë për shkakun real të ankthit. Shpesh ai tenton të shmangë mendim e tij për frikën
përderisa ato duket se e identifikojnë atë. Ankthi është shpesh një reagim i përgjithshëm
emocional ndaj stresit. Ai është një frikë e shkaktuar prej kërkesave që i vihen para njeriut kur, ai
nuk e di se qfarë janë aktualisht këto kërkesa.Ankthi matet zakonisht përmes ekzaminimit të
veteraportimeve, vëzhgimit të sjelljes dhe aktivitetit fiziologjik. Veteraportimet përfshijnë
aspekte të tilla si të ndjerët e vështirësive, impulset për tʼu shmangur e për tʼu mbathur, paaftësia
për tʼu përqëndruar, keqësimi i të folurit, i aktivitetit mendor dhe kordinimit të lëvizjeve, frikëra
të paqarta dhe tensione. Matjet fiziologjike përqëndrohen të sistemi nervor dhe përfshijnë
presionin e rritur të gjakut, ritmin e zemrës dhe frymëmarrjes, djersitjen dhe shqetësimin e
stomakit.18
Psikologët bëjnë dallimin mes ankthit:
Ankthit si tipar,
Ankthit situativ.
17 Prof. Dr. Pajazit, Nushi, Psikologjia e përgjithsheme I, Prishtinë, 1995, fq. 570.18 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 430.
23
Ankthi si tipar - është diçka e zgjatur e qëndrueshme të personaliteti. Disa njerëz janë në
përgjithësi më ankthoze se të tjerët. Një mjet i vlefshëm për matjen e tiparit të ankthit është
Shkalla e manifesimit të ankthit e Teylor (1953).
Ankthi situativ - lidhet me një ngjarje ose situaë të veçantë. P. sh. Shumica e njerëzve ndjejnë
ankth kur kërcejnë për herë të parë me parashutë, pavarësisht nga niveli i tyre i përgjithshëm i
ankthit.
Ankthi është një ndjenjë e vështirë për t’u përshkruar me fjalë, është i vështirë të kuptohet edhe
nga vetë individi e aq më pak kuptohet nga personat e tjerë, e për këtë mund të emërtohet vrasës
i heshtur, sepse personi e ka te vështirë të tregojë gjendjen që përjeton në realitet. Ai ndjen një
ngarkesë e shqetësim brenda vetes e nuk gjen fjalë të përshtatshme për të përshkruar
këtë gjendje. Për këtë arsye, është mirë dhe e nevojshme, personi që përjeton ankth të
konsultohet me një psikolog, psikiatër e me persona që janë kompetentë. Mirëpo, edhe pse
ankthi nuk është një çrregullim që duket shumë nga jashtë, është po ai që e vështirëson punën,
pengon për të parë anët pozitive të gjërave, dhe që e kufizon veprimin e personit.
Të kesh ankth, nuk është diçka nga e cila njeriu duhet të ketë turp, sepse ai nuk është diçka që
dikush dëshiron ta përjetojë. Askush nuk është imun ndaj tij, një gjendje ankthi e përjetojn, edhe
personat e pasur, të famshëm, të pashëm dhe të zgjuar. Ndaj, është shumë e rëndësishme që
individi ta pranojë faktin se është duke përjetuar një gjendje ankthi, pasi ai mund të trajtohet. Sa
më shpejt të trajtohet, një person me çrregullime të ankthit, aq më shumë ka gjasa për t’u
përmirësuar.
Ankthi është një rrëmbyes i vëmendjes, ai mund të na shpërqendrojë nga gjërat që ne vlerësojmë
më tepër dhe është një kufizues i jetës sonë. Është i mundimshëm dhe e bën individin të ndjehet i
dërrmuar. Ankthi përcaktohet si një tmerr pa emër, pa formë dhe misterioz. Mund të jetë shprehje
domethënëse e konflikteve të personalitet.
24
13.TRAUMA PSIKIKETermi traumë rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe ka domethënien e plagës,të lëndimit,të tronditjes
së rëndë organike ose psikike të njeriut,që mund të shkaktojë rrjedhime të rënda për zhvillimin
organik ose psikik të njeriut.Me këtë domethënie traumat ndahen në dy grupe: trauma fizike ose
organike dhe në trauma psikike ose psikotrauma.19Në psikologji me traumë kuptohet tronditja e
thellë psikike, mendore e trupore, e shkaktuar nga përjetimi i një ngjarje ekstremisht të keqe e të
rrezikshme për jetën e njeriut, e cila i tejkalojnë fuqitë dhe aftësitë përballuese të tij.20Në radhë të
parë të tilla janë ngjarjet kërcënuese për jetën por edhe ngjarjet tjera të këqija të përmendura më
poshtë.
Një ngjarje e keqe apo situatë e vështirë nuk mund të cilsohet si e till gjithë sepse shikimi i një
njeriu me plagë të shumta në trup, për një njeri të rëndomtë mund të jetë ngjarje traumatike, por
për një kirurg i cili njerëz me plagë në trup ka parë shumë herë, nuk paraqet ngjarje traumatike.
Më tej, nëse një ngjarje do të jetë ose jo traumatike, varët nga prezenca ose mosprezenca e
lëndueshmërisë së lindur psikike, nga forcat përballuese që posedon i godituri, nga trajtimi apo
mostrajtimi i tij terapeutik, nga shkalla e lartë apo e ulët e arsimit, shkalla e lart apo e ulët e
intelektit, kushtet e mira apo të këqia jetësore dhe sociale etj.
Dhe së fundi nëse një ngjarje e keqe do të jetë ose jo ngjarje traumatike varët edhe nga faktori
personal: nga aftësia dhe mënyra se si personi i goditur e bënë analizën mendore-objektive dhe
perceptimin psikik (subjektiv) të saj, nga mosha e të goditurit etj. Dihet përgjithësisht se traumat
e shkaktuara nga njeriu përjetohen më rëndë se traumat e shkaktuara nga natyra, katastrofat
natyrore etj. Po ashtu dihet se moshat e reja për shkak se ende nuk e kanë arritur pjekurin e plot
mendore e psikike, ngjarjet traumatike i përjetojnë më rëndë se moshat e rritura
19Prof. Dr. Pajazit,Nushi, Psikologjia e përgjithshme I, Prishtinë, 1995, Fq.20http://parandalo.ch/sq/aktuell/shqip-ii-trauma-psikike-rrjedhat-fazat-perballimi-mosperballimi/
25
14.STRESI PAS TRAUMATIK
Përmbledh tërësinë e sjelljeve patologjike të shfaqura mbas përjetimit të një traume, reale apo
imagjinare për individin. Në botën e civilizuar për mbarë njerëzimin ende mbetet i pranishëm
çrregullimi i stresit pas traumatik që vjen si pasojë e luftërave të vazhdueshme, aksidenteve,
fatkeqësive natyrore, kërcënimeve të ndryshme që rrezikojnë jetën e njeriut çdo moment dhe lë
pasoja jo të dëshirueshme.
Duke pasur parasysh vendin tonë si vend që përjetoi luftën me pasoja të rënda mund të thuhet që
ankthi dhe depresioni janë ndër çrregullimet që kanë prekur një pjesë të konsiderueshme të
popullatës duke mos anashkaluar as moshen e adoleshentëve21.
Në jetën tonë secili prej nesh mund të kalojë nëpër ngjarje traumatike që janë të mëdha, të
frikshme ( qoftë për veten ose të tjerët ) përtej kontrollit tone ( Smith, Segal dhe Segal, 2008 ).
Zakonisht situata të tilla frikësuese lënë pasoja në jetën e individit duke përfshirë deri tek niveli i
disfunksionimit normal apo në zhvillimin e çrregullimit të stresit pas traumatik, çrregullim ky i
predispozuar nga situata traumatike në jetën e individit.
Ajo që i preokupon individët që kanëpësuar nga ngjarjet traumatike është fajësimi i vetës,
pendimi, mendimi se sikur të kishin vepruar ndryshe nuk do te ishin në këtë gjendje. Mendimet
më të shpeshta pas ngjarjeve traumatike janë: ‘ jam duke u çmendur’ ‘ishte faji im’ ‘nuk mund të
përballoj më’ ,’pse ndodhi kjo’… e shumë e shumë mendime të tilla vetëfajësuese.
21 Nushi, Pajazit,Psikologjia e pergjithshme, Prishtinë, 2002, fq. 39.
26
15.ZEMËRIMI
Është e vlefshme të bisedoni ndjenjat e zemërimit me njerëzit përreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni
atyre me zemërimin tuaj mirëpo,ju mund ta drejtoni zemërimin në ata22. Ju tregoni atyre që
zemërimi nuk është për shkak tyre por nga ajo që e keni përjetuar. Kërkoni durim nga ata
përderisa zemërimi dhe neveritja ju kalon dhe tregoni atyre që mos ta marrin zemërimin tuaj
personalisht.
Zemërimi është emocion shumë interesant për psikologët, meqë mund të jetë motivues i
mrekullueshëm në rritjen e dëshirës personale që të arrihet ndonjë gjë. Zakonisht zemërimi dhe
hidhërimi shikohen si emocione negative, por ato në fakt janë krejtësisht normale, janë emocione
njerëzore të zakonshme, thonë shkencëtarët holandezë.
Zemërimi shpesh shkaktohet nga ndonjë problem i cili njerëzve u duket i pakalueshëm. Por, mu
kjo ndjenjë te njerëzit ndjell ndjenjën e krenarisë, e cila është gjë pozitive, meqë i shtynë njerëzit
përpara. Emocionet pozitive u ndihmojnë njerëzve që të kuptojnë dhe kontrollojnë emocionet e
tyre. Shkencëtarët e krahasojnë këtë me sasinë e kufizuar të ushqimit në ambient. Ata të cilët për
shkak të mungesës së ushqimit dhe urisë do të zemërohen, hidhërimin e tyre më së shpeshti e
shndërrojnë në sulm konstruktiv, do të fillojnë me kërkimin e ushqimit dhe i rrisin gjasat për të
mbijetuar.
Në versionin tjetër të studimit, pjesëmarrësve u ishte kërkuar që ta shtypnin një tast në mënyrë që
t’u jepej ndonjë gjë. Për atë gjë që ishte vlerësuar se ishte më e pëlqyer për njerëzit, ata duhej që
ta shtypnin butonin më shumë herë. Sa më e madhe që ishte përpjekja, aq më të shpeshta ishin
fytyrat e mrrolura.
22Smith M; Segal R; dhe Segal J, Simptomat e çrregullimit të stresit pas traumatik, 2008,fq. 119.
27
16.LARGIMI I STRESIT NGA MENDJA
Nëse e hiqni mendjen nga simptomat ju gjeni që simptomat shpesh zhduken. Mundohuni të
shikoni përreth juve, i shikoni gjërat në hollësirat më të vogla si regjistrimet e veturave, këpucët
që njerëzit e tjerë i mbathin, bisedat. Prapë ju duhet të hiqni mendjen për tre minuta që
simptomat të ia fillojnë të zvogëlohen.
Përderisa relaksimi, ushtrimet për frymëmarrje dhe mënyrat për ta hequr mendjen që ndihmojnë
për ta reduktuar ankthin është shumë me rëndësi të kuptoni që ankthi nuk është i dëmshëm dhe i
rrezikshëm. Edhe nëse nuk i përdorni këto mënyra asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë. Ankthi
nuk është i dëmshme por është i parehatshëm. Këto mënyra mund të ju ndihmojnë ta reduktoni
këtë parehati.
Të kaloni disa kohë me veten tuaj do t’ju ndihmojë të rivlerësoni jetën që po bëni. Ju mund të
dilni për një shëtitje, të lexoni një libër, të shëtisni me makinë të dielave, ose çdo gjë tjetër që
mund të shijoni në shoqërinë e vetes suaj.
Nëse ju mendoni se nuk ka mjaftueshëm kohë për të bërë gjithçka që ju doni, atëherë ju duhet tëorganizoni ditën tuaj për ta bërë atë sa më të thjeshtë. Filloje çdo ditë me një plan, thjeshtshënoni të gjitha detyrat që duhet të bëni duke filluar nga ato që kanë prioritet për ju, bashkë mekohën që duhet të keni në dispozicion për realizimin e tyre.
Ju nuk duhet të lejoni askënd në jetën tuaj të nxisë njerëzit që ju rrethojnë, që ju ngarkojnë mepunë apo të pranoni ulje-ngritjet e shefit tuaj. Ju duhet të mbani një qëndrim! Ju duhet të tregonise nuk mund të pranoni asgjë më pak se respekt dhe mirënjohje për punën tuaj të vështirë, dhekur shefi përpiqet tju ngarkojë me një punë ekstra- thuaj jo.23
23 http://duapune.com/blog/2013/05/10-menyrat-per-te-luftuar-stresin/
28
PËRFUNDIM
Ngjarjet konsiderohen stresuese kur ato janë trauma jashtë rangut të eksperiencave normale
njerëzore,perceptohen si jo të kontrollueshme, ose te paparashikueshme, kur ato sfidojne limitet
e aftesive tona dhe kur shkaktojnë konflikte të brendshme midis qëllimeve që bien në
kundërshtim me njëra tjetrën.
Menyra se si ne arrim të kuptojm që një shok ose shoqë është në fazën e mbingarkesës më stres
është nëpërmjet ndryshimeve në sjelljet e tyre si: mospërgatitje e mirë në mësim, ndryshimi i
sjelljes në familje ose në shoqëri, shtimi i pirjes së duhanit ose i pirjes së alkoolit, përdorimit të
drogës, mohimit të stresit dhe pesimizmit.
Menaxhmi i dobët i stresit mund të shoqërohet me shkallë të shtuar të sëmundjeve të zëmrës,
mungesen e koncentrimit, frymarrjen e shpejt, rrahjet e shpejta të zëmrës, pagjumësi, lodhje të
përgjithshme të disa njerëz etj. Por ne kemi shumë në dorë për parandalimin e stresit, sepse
përmes një jete të shëndetshme gjithkush mban larg stresin
. Pra, duke ngrënë shëndetshëm, nga ana tjetër, raportet sociale janë shumë të rëndësishme që të
prekemi sa më pak nga stresi. Duke bërë të ditur problematikën tënde, duke e vënë në tavolinë si
një problem ku ti nuk ke asnjë kompleks për ta ndarë me të tjerët, jo vetëm shkarkon nga vetja
një ngarkesë që nuk është mirë ta mbash, por edhe do të gjëshe një zgjidhje për përblemin tënd.
Një nga fazat e zhvillimit të njëriut më e prekura nga stresi është adoleshenca, faze kjo në të
cilen ndodhin shumë ndryshime fizike e psiqike tek adoleshentet e si rezultat i tyre ata preken
nga stresi dhe si rezultat i ndikim që ka adoleshentet mund të mendojn edhe për vetëvrasje ku ne
këtë faze është e nevojshme edhe nderyrja profesionale e një psikologu, për tu shëruar ose
larguar nga stresi fëmija ka nevojë për qetësi, dashuri, vemendje nga ana e prindërve.
29
LITERATURA
Nushi Pajazit, Juniku Neki, Bërxulli Dashamir, “Psikologjia 11”, Libri Shkollor, Prishtinë.
Morris G. Charles, Albert A. Maisto, “Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes
njërzoreʼʼ. Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2008.
Mimoza, Shahini, ʼʼSeminare të zgjedhura nga lënda e psikofiziologjisëʼʼ. Prishtinë, 2007.
Terry F. Pettijohn, “Psikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996.
Theodhor, Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2010.
Prof. Dr. Pajazit, Nushi, “Psikologjia e përgjithshmeʼʼ. Prishtinë, 1995.
Smith M, Segal R, dhe Segal J, 2008 “Simptomat e çrregullimit të stresit pas traumatik’’
Burime nga interneti
http://duapune.com/blog/2013/05/10-menyrat-per-te-luftuar-stresin/
http://parandalo.ch/sq/aktuell/shqip-ii-trauma-psikike-rrjedhat-fazat-perballimi-mosperballimi/
http://www.gazetaexpress.com/shneta/stresi-tek-adoleshentet-si-ta-perballojne-64912/?archive=1
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/16/femijet-stresi-u-largohet-duke-folur-me-nenen/
http://sherohu.com/si-te-largojme-stresin-5-menyra-fundamentale-si-te-ktheheni-ne-gjendje-
normale/
http://www.kosovalive360.com/stresi-dhe-dy-tipat-e-tij.html
http://acibademsistina.mk/health/al/index.php/familijarno-zdravje/786-si-ndikon-stresi-ne-
organizmin-tone.html
http://www.psikologjia.com/?p=55
30
31
Fig.1. Fëmiu i stresuar në shkollë.
Fig.2. Fëmiu i stresuar si pasojë e problemeve në familjeve.
32
Fig.3. Fëmijët duke luajtur. (Largimi nga stresi).